Lekë Matrënga

leke matrenga

Lekë Matrënga, i njohur edhe si Luca Matranga, (1567 në Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi – 1619) ishte një prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçili, Itali.

Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Piana degli Albanesi, do më thën shqip Hora e Arbëreshëvet, vendi arbëresh më i madh në Sicili dhe të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut[1]. Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur nëPiana degli Albanesi, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe.

E mbsuame e krështerë (Romë,1592), e njohur edhe si “Dottrina Cristiana”.


Këngë e përshpirtëshme

Gjithëve thëres,kush do ndëlesë,
të mirë të krështë,burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;
e lum kush e kujton se ka të vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bijr të tij e për vëlla.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s