Ernest Koliqi

Nuk janë shum shkrimtarët t´onë, emni i të cilvet të njifët aq mirë në shtresat letrare shqipe sá ai i Koliqit; të pakët janë atá, prodhimet e të cilvet të kenë marrë aq hapt në çdo kând të Shqipnís, sá ato qi emnin e tij në çfaqje kulturore gjithëfarësh, në botime nëpër fletore e revista të ndryshme, disá prej të cilavet themelue dhe mbajt prej tij vetë, në botime veprash qi janë të pacaktueme të zánë nji vend të dukshëm, dashtas e padashtas, në historín e letrave t´ona.,- Karl Gurakuqi
200px-Ernest_Koliqi

Ernest Koliqi (1901 – 1975) lindi në Shkodër me 20 Maj 1901, në nji familje me origjinë nga Dukagjini, e rame n’Anamal, e mandej në Shirokë të Shkodërs. Djali i Shanit dhe i Age Simonit, në gjirin e nji familje të madhe me vëlla Mikel Koliqin, i pari kardinal shqiptar, Viktorin, Guljelmin, Lecin, e motra Margeriten dhe Terezinen. Është themelues i tregimit tonë modern, ndërkohë dhe poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar në fushën e politikës, të kulturës së politikës dhe të politikës së kulturës, gjithmonë kombëtare, të gjysmës së parë të shekullit XX.

Familja në zanafillë kishte mbiemnin Kolaj, por nga tregtia e vazhdueshme me Malin e Zi i mbet Koliqi nga nji periudhë e mbrapa. Ndoqi mësimet e para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve. 1918 – Ishte 15 vjeç. I ati, Shan Koliqi, e dërgon për të studjuar në Itali. Studion në Kolegjin Jezuit Arici në Breshia. Në gazetën “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), të cilën e themelon vetë me disa bashkënxënës, boton poezitë e tij të para në italisht. 1921 – Kthehet në Shqipëri dhe ristudjon shqipen me themel, mentori i tij Emzot Luigj Bumçi e prezanton me përfaqsuest ma premtues të brezit kulturor, si Kolë ThaçiKolë KamsiLazër Shantoja, e Karl Gurakuqi[5]. Në një konkurs për himnin kombëtar, mes krijuesve te rinj e jo të rinj, merr pjesë edhe Ernesti i cili vlerësohet me çmim të parë nga një juri e përbërë prej emrash të shquar si: Gj.FishtaF.NoliM.FrashëriL.Gurakuqi[6]. Ku dy vjet më pas themelon së bashku me patër Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten “Ora e Maleve”. 1924 Bën pjesë në Shoqërinë patriotike “Bashkimi”, e krijuar nga Avni Rustemi. E thërret L. Gurakuqi në Tiranë si sekretar personal. Më vonë bëhet sekretar i Ministrisë së Brendshme. I nxitur nga L.Gurakuqi dhe miqtë e tij, dërgon në shtyp poemthin dramatik “Kushtrimi i Skëndërbeut”. Kjo vepër i dha shpresën për të hyrë përgjithmonë në botën e letrave shqipe. Për shkak të lidhjeve të tij të reja politike, detyrohet t’emigrojë për pesë vjet në Tuzla, Bosnje[6], për t’i shpëtuar ndonjë goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit të dështuar të Nolit. 1929 – I ndikuar nga ky rreth shqiptarësh, Koliqi shkruan vëllimin me tregime “Hija e maleve”, vëllim i cili e pagëzon edhe si krijuesin e prozës moderne shqiptare. Me një stil të mrekullueshëm narrativ, ai arrin të paraqesë në këtë botim një sërë episodesh të jetës malësore nën ndikimin e rregullave të ashpra të Lekë Dukagjinit por pa munguar edhe skenat e jetës qytetare shkodrane. Me këtë vëllim ai mirëpritet të kthehet në qarqet letrare në Shqipëri. 1930 – Mbretëria shqiptare e fal Koliqin dhe e emëron mësues të thjeshtë gjimnazi. Nga viti 1930 ishte mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorëku i jep mësim mes të tjerëve edhe Petro Markos[7]; dhe në gjimnazin e shtetit në Shkodër ku i jep mësim Lazër Radit, i porositun nga Mustafa Kruja me mbledhë librat e bibliotekës së tij që qe shpërnda ndër françeskanë e jezuitë[8]. Derisa shtrëngohet, sërish për arsye politike, të largohet në Itali. Në vitin 1932 botoi vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” (me një parathënie nga Fishta), një antologji me 280 faqe që u përdor menjëherë si tekst letërsie në gjimnazin klerik të Shkodrës dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Aligierin, Petrarkën, Arioston, Tasson. 1933-34 Jep dorëheqjen nga arsimi dhe regjistrohet në Universitetin e Padovës për të vazhduar studimet. Edhe pse me punë në Padova, Koliqi nuk i shkëput lidhjet me Shqipërinë. Bashkëpunon me redaksinë e të përjavshmes kulturore “Illyria”. Gjitha vjershat e veta i përmbledh në vëllimin “Gjurmat e stinëve” ku paraqiten me një frymë krejt të re skenat e jetës shkodrane dhe gjejmë të pasqyruar shpirtin e poetit të ndjeshëm me ndjesina atdhedashurore. Ndërsa, autodafeja e vendosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në fushë të mendimit estetik shqiptar. Në një sërë botimesh periodike dhe veprash të tij, Koliqi afirmohet si një talent i letërsisë shqiptare. 1935, Itali – Pas suksesit të vëllimit të parë me tregime, boton një libër me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetesës së popullit tonë, sidomos të atij të qytetit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problematikat sociale që prekin veprën gjithnjë i nënshtrohen një analize të thellë psikologjike. Ky vëllim novelash, siç vëren Miaser Dibra, i përket një shkalle pjekurie më të madhe të autorit. Po këtë vit boton edhe poemthin në prozë “Quattuor”. 1936 – Emërohet Lektor i Shqipes pranë Universitetit të Padovës që drejtohej nga K.Taliavini. Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” (me parathënie nga Karlo Taliavini). Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër poetëve italianë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht çmonte Giosuè Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D’Annunzio-n[5]. Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur por nuk u botua. 1937 – Në moshën 34 vjeçare kryen studimet (5 vjeçare) në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqiptare”), tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë si N.Jokli, M.Lambertz etj, që u mbërrit me ndihmën e disa kangëve që ia dha Atë Bernardin Palaj. Tashma i mirnjohun si albanolog, ndoshta kreu i studimeve shqiptare n’Italí[5]. 1939 – Emërohet titullar i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Universitetin “La Sapienza” në Romë por nuk do të rrijë gjatë pasi po këtë vit nis punën si ministër arsimi në qeverinë shqiptare. Me të marrë në dorë ministrinë e arsimit, ai mblodhi rreth vetes njerëzit e kulturës, shkrimtarët më të shquar dhe i vihet përpilimit e botimit të teksteve shkollore. Sa qe Koliqi ministër u arrit:

  • botimi i historisë së letërsisë, me kritere të shëndosha, në dyvëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë”(1941), nën kujdesin e Namik Resulit e K. Gurakuqit.
  • botimi i të parës antologji në shqip: “Bota shqiptare”(1943).
  • mbledhja e folklorit për të plotësuar veprën “Visaret e kombit”(vëllim me materiale nga folklori ynë)
  • thirrja në Tiranë e Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940 (Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, pararendës i Akademisë së Shkencave).
  • botimi i vëllimeve “Rreze dritë”, “Te pragu i jetës”, “Studime e tekste”.
  • themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija”.
  • hapja e shkollave shqipe në Kosovë; hapi edhe një shkollë të mesme në Prishtinë dhe mundësoi dërgimin e studentëve nga Kosova me bursë në Itali dhe Austri.

Duhet thënë se produktiviteti në kohën e Ernestit mbetet punë e pamohueshme.

Në këtë periudhë ai ka bashkëpunuar me revistat “Hylli i Dritës” e françeskanëve, “Leka” e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit, “Minerva”, “Besa” etj.[6] Në korrik të 1940 themeloi e drejtoi të përmuajshmen letrare-artistike “Shkëndija”, në Tiranë.

Si Ministër i Arsimit në kohën e pushtimit italian në kabinetin e Sh. Verlacit e n’atë të M. Krujës, gjatë Luftës së Dytë Botërore; në shtatorin e vitit 1941 kur me një vendim, mbi 400 arsimtarë normalistë dhe të shkollës amerikane të Fullcit, shkuan në Kosovë, trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, si dhe në Çamëri. Një akt i tillë ka qenë dhe mbetet përjetësisht sublim se ai dha frutet e veta në hapjen e shkollave shqipe, në hapjen e dëshirës për të mësuar dhe rrënjosur shqipen në të gjithë trojet shqiptare.[9] 1942-43 Nga 1942-43 ishte kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe largohet nga Ministria e Arsimit duke lënë pasues Xh. Kortshën. Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuçani dhe patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën.[6] Në një letër dërguar më 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit të Qeverisë së atëhershme shqiptare Ernest Koliqi drejtuar konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari[10]. Në pragun e dështimit t’Italís fashiste, zavendëson Terenc Toçin në krye të Këshillit të Lartë Fashist/Partisë Fashiste, gja që do t’i kushtonte edhe ma tepër për regjimin që erdhi tue përmbysë gjithë superstrukturen parardhëse. 1944 – Largohet n’Itali, i dënuar nga qeveria e re komuniste, si bashkëpunëtor i fashizmit[2], nga një telefonatë merr vesh për kapjen e P. Markos nga ana e gjermanëve, të cilit i shpëton jetën<refname=”RG” />. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit, përkatësisë fetare dhe dialektit. “L’Albanie Libre” është një e përkohshme e sapo dalë në Romë me të cilën Koliqi fillon bashkëpunimin. Ndër të shumtat shkrime, këtu nis të botojë, nga viti 1954 deri më 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane – e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike. 1957 – Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare.

Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij Shqipërisë. Vëllimi ka tekste shqip e përkthime në italisht.

Themelon të përkohshmen “Shêjzat”(“Le Pleiadi”)që e drejtoi për 18 vjet, që ishte e përkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Jo vetëm shpaloste letërsín bashkohore në botën shqipfolëse, por gjithashtu i dha za letërsís arbëneshe dhe vazhdoi me lavrue autorët e paraluftës, shumë prej të cilëvet të vdekun e pjesa tjetër n’emigrim, që denigroheshin aq shumë nga kritika komuniste e Tiranës. Koliqi kështu shërbeu si nji za i largët kundërshtues i shkatërrimit kultural të Shqipnís nga rendi Stalinian i vendosun. Prej veprimtarís së tij, letrare e politike, u sulmue nga autoritetet shqiptare e pas-luftës si përfaqsuesi kryesor i letërsís borgjeze, reaksionare e fashiste. Më 1983 historia e letërsís shqipe i referohet pasivisht si “Koliqi tradhëtari”.

Shêjzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”. Martin Camaj

1959 – Boton vëllimin “Kangjellat e Rilindjes”(“I canti della Rinascita”) me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. 1960 – Boton romanin “Shija e bukës së mbrûme” për të cilin Koliqi vetë shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të nji të riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e së dytës luftë botnore.”(Paraqitje në “Shija e bukës së mbrûme”, Shkodër, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi”(“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarët”). 1963 – Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”) ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë europiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936) ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit. 1965 – Del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. 1969 – Më 4 Maj i vdes bashkëshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij. 1970 – Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (që e kishte botuar për herë të parë në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936),që është si një testament poetik që nënvizon trashëgiminë kombëtare, lashtësinë dhe traditat e popullit. Kjo vepër ka për argument lartësimin e kohës së kaluar të fisit tonë. 1972 – Botohet vëllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze. Është një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve. 1973 – Vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malcís, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961 kur përktheu këngën XXVI; më 1971 këngët XII-XIII-XIV dhe XV). 1975 – Vdes në shtëpinë e tij në Romë 15 Janar dhe u varros po në këtë qytet me datën 18, i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar n’emigrim, por i mohuar nga vendi i tij. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme.

Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si : Ora e MaleveShkëndijaShêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe. Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t’Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptarenë vitin 1963. Me librat e tregimeve : Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë. Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani.

Pasardhës të Koliqit, sidomos në këmbënguljen e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku

ernest1ernest 3

Kushtrimi i Skanderbeut, (1924

Të tjera

  • Themelues i Fletores Ora e Maleve – 1923
  • Drejtues i revistës Shejzat – Romë
  • Epika popullore shqiptare – temë e doktoraturës pranë Universitetit të Romes – 1937

Mirënjohjet

  • Medalje arit e Shoqnis “Dante Aligheri”.
  • Ylli i artë për Meritë të Shkollës.
  • Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane.
  • Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat.
  • Antar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet.
  • Antar efektiv i Akademisë së Mesdheut.
  • Antar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare.[6]
  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

nga Enciklopedia e Lirë

Ernest Koliqi (1903–1975) was an AlbanianItalian poet, prose writer, dramatist, and literary scholar and translator.

Born in Shkodra, where he also attended his first lessons in the Shkodër Jesuit College he moved to Italy to study in Brescia and then at the University of Padua, and become knowledgeable in Albanian folk history. He began to write under pseudonyms, such as HilushiHilush Vilza and Borizani. In the 1920s and 1930s Koliqi was the founder of leading magazines in Albania, such as the Illyria magazine, and other magazines, which covered geography and culture in the country. He also was Minister of Education at the time of the Albanian Kingdom during World War II, when he sent two hundred teachers to establish Albanian schools in Kosovo.

As a writer many of his literary works were banned even though he had political connections, which is partly why they were banned for this very reason because of his political views. He became creative in prose, and together with Mitrush Kuteli are considered the founder of modern Albanian prose. He translated into Albanian the works of the great Italian great poets: Dante AlighieriPetrarchLudovico AriostoTorquato TassoGiuseppe PariniVincenzo Monti, and Ugo Foscolo. He distinguished himself in the translation of an antology of Italian peotry in 1963.

In his books such as Hija e Maleve (English: The Shadow of the Mountains)(1929), Tregtar flamujsh English: Flags’ Merchant) (1935) and Pasqyrat e Narçizit (English: The Mirrors of Narcissus)(1936), Koliqi brings a unique spirituality to Albanian literature.

He died in Rome in 1975.

Works

  • Skanderbeg’s Call (AlbanianKushtrimi i Skanderbeut), (1924)
  • The Shadow of the Mountains (AlbanianHija e maleve) (1929),
  • The Traces of the Seasons (AlbanianGjurmat e stinëve) (1933),
  • Flags’ Merchant (AlbanianTregtar flamujsh) (1935) 
  • The Mirrors of Narcissus (AlbanianPasqyrat e Narçizit) (1936),
  • Symphony of the Eagles(AlbanianSymfonia e shqypeve) (1936).
  • The Albanian Popular Epic (AlbanianEpika popullore shqiptare), PhD thesis at the University of Rome.(1937)[
  • The Fences of the Awakening (AlbanianKangjelet e Rilindjes) (1959),
  • The Taste of the Leavened Bread (AlbanianShija e bukës mbrume) (1960),
  • Albania (1965),

Other legacy

  • Founder of the magazine Ora e Maleve (English: The Mountain’s Fairy)- 1923 
  • Onwer of the periodical Shejzat (English: The Pleiades)- Rome

 

From Wikipedia, the free encyclopedia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s