Llazar Sotir Gusho (Lasgush Poradeci)

180px-Lazgush_Poradeci

Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në PogradecShqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.


Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati e dërgoi qysh në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin “Sotiria”. Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 
1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë NoliFishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

 220px-Statuja

Shtatorja e Lasgush Poradecit

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve“, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës“. Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem ÇabejSkënder LuarasiMitrush KuteliSabri HamitiIsmail KadareRexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder per kombin shqipëtare.

Mirenjohjet

  • Mbaron studimet e larta per filologji romano-gjermanike në Grac, Austri dhe fiton titullin Doktor-Profesor. [1]
  • Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.
  • Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”.
  • Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në Pogradec në 27 dhjetor 2006 vendoset shtatorja e tij, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.

 

Dremit liqeri

 

Mbi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ai ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.

Posi me flake-u ndez e kroj,
E vetetiti plot magji,
E yll` i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri.

Tashti po shuhet nene mal
Qytet`i ngrysur ne te zi,
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri!Plot fshehtesi!

Ne kete cas perendimor,
Ndaj po me dehen syte-.e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
Ma frymezon nje mall i ri.

nga Enciklopedia e Lirë

Llazar Sotir Gusho, (27 December 1899 in Pogradec – 12 November 1987 in Tirana), is a 20th century Albanian poet and writer known by the pseudonym Lasgush Poradeci.

After Poradeci finished elementary school at Pogradec in 1908, he studied at a language school in MonastirOttoman Empire. At the beginning of WWI he returned to Pogradec, after which his father sent him to study at the Lycée Léonin in Athens. At the end of 1921 he enrolled at the Şcoala Naţională de Arte FrumoaseBucharest, where he took paid work to subsidize his studies, and in 1922 joined Bucharest’s association for the Albanian diaspora, the Albanian colony; later being elected its secretary. In the summer of 1924 the Romanian government awarded him a scholarship to attend the Faculty of Romano-German Philology of the University of Graz in Austria; he finished a doctorate there in 1933. He returned to Albania the following year to teach art at a secondary school in Tirana, this until 1944 when he became unemployed. In 1947 he briefly taught at Tirana’s Institute of Science, then translated for the Naim Frashëri state-owned publishing house, retiring in 1974. Poradeci died in poverty in 1987.

In 1933, Poradeci published the collection of verse, “Vallja e yjve” (The dance of the stars), and in 1937, “Ylli i zemrës” (The star of the heart).During the same period he contributed verses to the Albanian weekly newspaper Shqipëri’ e re (New Albania). Other Poradeci works include “The theological excursion of Socrates”, “About to”, “Kamadeva”, “Ballads of Muharrem” and “Reshit Collaku”.

Poradeci’s complete works were published in 1989.

From Wikipedia, the free encyclopedia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s