Antologjia Poetike ” Korsi e hapur-1″ (open line-1), një shpalosje universale vlerash

Antologjia Poetike ” Korsi e hapur-1″ (open line-1), një shpalosje universale vlerash.
Agron Shele panair

Nga Agron Shele 

Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi i vlerave reale kanë mundësuar sot koncepte dhe ide nga më madhoret; kanë krijuar tendenca përafërimi në shumë kultura, kanë paracaktuar modalitete bashkëohore dhe kanë krijuar mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe komunikimi. Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “KORSI E HAPUR” Antologji Poetike autorëve të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” dhe autorë nga vendi dhe bota (rreth 170 vendas dhe 84 autorë (poetë) të huaj nga 22 vende të botës), të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja arritën të flisnin për herë të parë në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.

KORSI E HAPUR 1

Korsi e hapur-1″ (open line-1)
Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm, por erdhi si rrjedhojë e përvojës 10 vjeçare, e shtrirjes së Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” brenda dhe jashtë vendit, e komunikimit me simotrat e tjera letrare, të cilat shtrihen në të gjitha kontinentet, e shpalosjes universale të vlerave, i cili është bërë evident dhe mjaft sinjifikativ.

Është e çuditshme, por edhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet rrjetit të Internetit, të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare, shkëmbejnë eksperiencë dhe hulumtojnë prurjet dhe gjetjet e reja, debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore,  konturojnë idetë dhe perfeksionojnë stilet.

Le të bëjmë një analitikë të shkurtër të Antologjisë poetike dhe të konkludojmë për dinamizmin e krijuar duke u endur nga një autor tek tjetri, nga një kulturë tek tjetra, nga një ndjesi në një tjetër.

Pse e shtroj këtë parantezë, të nderuar kolegë?

Për shumë arsye, të cilat shtyjnë drejt konturimit të një letërsie ndryshe.

Letërsia që është domosdoshmërisht e aplikueshme në vende që ka pasur probleme çensurimi Shqipëri – Kosovë.

Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (përfshi 22 vende të ndryshme të botës që përfaqësohen denjësisht).

Letërsi komunikuese dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjellta vlerash.

Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementët kyç të një projekti të tillë, projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta dhe në eventualitete të ndryshme. Ç’duhet të kuptojmë me elementë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike?

Është më se e kuptueshem që elementët bazë, treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë duhet:

– Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve. Rast konkret: shqipërim +ruajtje kompozicioni+ ruajtje mesazhi, perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Internacional, Salaminë, Greqi 2008 në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve.

– Harmonizimi i prurjeve dhe i gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj

– Rikonceprimi i artit me autoritëetin krijues.

Jo pa qëllim përbrenda veprës letrare ndeshesh me emra të tillë si: Teresinka Pereira, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A (Amerikë) Domenico Defelice, Flavia Lepre (Itali), Adolf Shvjednikov (Rusi), Cristina Santos Akeza (Brazil), Dr. Ashok (Indi) Hju Çi Çeng (Kinë), Benard Xhekson (Angli), Armando Roje Leon (Marok), Goro Ihara (Japoni), Çan Sirisuit (Tajlandë) për të ardhur te poetët grekë Dhimitris Kraniotis, Kryetar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë W.P.S, Panajota Zaloni Presidente e Lidhjes “XASTERON”, një nga mikeshat poetike të Lidhjes sonë, e cila na ka ndihmuar me shumë dashuri dhe me publikime, Dino Cubatis, President i lidhjes “Kafe e Ideve” Salaminë, Zaharulla Gaitanaqi,Jotia Fotiadhi, Nadia Çela Pop, Dorin Popa (Rumani),Tozan Alkan,Gunsel Djemal, Attila Elustun,Ahme Omeraga,Nese Yasin,Seref Oztürk ,Sebahattin Abi ,Cengiz Orhan (autorë turq dhe qipriotë  turq)

Lidhja e Krijuesve “PEGASI” përfaqësohet me gjithë autorët në të gjithë shtrirjen e saj brenda dhe jashtë vendit. Dhe ky gërshetim ndodh për herë të parë.

Kjo “konglomeratë” e bukur autorësh, të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb, por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare dhe këtë gjë e tregoi apo e vërtetoi më së miri shkëmbimi i informacionit universal nëpërmjet postës elektronike nga ku shumë kolegë të nderuar të huaj, të cilët në këtë antologji poetike flasin shqip, kanë dërguar qindra mesazhe urimi dhe falenderojnë për të tjera inisiativa të tilla, të cilat dhe përvoja e tyre e gjerë nuk i kishte përcjellë më parë.

Duke cituar një ekstrat të shkurtër nga kjo antologji ku theksoj se:

Poezia është magji,

Poezia është flirt i shpirtit

Poezia është muzë mbi muzat.

Besoj se kam shprehur perceptimin e vërtetë të poetit global.

Së fundi mendoj se “Korsi e Hapur” është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve, të cilët përbrenda mendimit dhe “stoicizmit të tyre individual”, kanë nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimi universal të mendimit mbarëndërkombëtar.

2 thoughts on “Antologjia Poetike ” Korsi e hapur-1″ (open line-1), një shpalosje universale vlerash

  1. Pingback: Jordans kids shoes and we dived around your girlfr

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s