Hasije Selishta Kryeziu

                            hasije-selishta-kryeziu-210x300

 Hasije Selishta Kryeziu WPS

Hasije Selishta Kryeziu u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Vite të tëra punoi si juriste në OP Xiq “Karacevë” në Kamenicë, duke ushtruar detyrën e përfaqësuses së Organizatës dhe Udhëheqëse e Shërbimit Juridik. Tani ushtron detyrën e zyrtarit ligjor në Agjencionin Kosovar të Pronës në Prishtinë, ku dhe vepron e jeton.

Ka filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi e botoi më vitin 2005.

Është anëtare e Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

logo kosova

 

Themeluese dhe Kryetare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Kosova.  Ka qënë Presidente e  Lidhjes  “Pegasi”  Kosova deri në momentin e shpërbërjes së Lidhjes Internacional “Pegasi” Albania ” 

             kongresi nderkombatar

Kongresi Internacional WPS

Anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Bashëkohor ( World Poetes Society).

 Hasije Selishta është bashkëorganizatore e  Eventeve Ndërkombëtare :

-Muza Poetike “Pegasi” 2008 – Gjirokastër-Përmet. 

2- Muza Poetike “Pegasi” 2009-Gjirokastër-Përmet-Sarandë-Tepelenë. 

3-Muza Poetike “Pegasi” 2010 – Gjirokastër-Përmet- Tiranë (Universiteti “Vitrina” ).

4- Muza Poetike “Pegasi” 2011 – Gjirokastër- Tiranë (Universiteti” Vitrina”) – Prishtinë.

5-Kongresi I Ndërkombëtar “Muza Poetike 2012” – Tiranë (Universiteti” Vitrina”) – Prishtinë

6-Udhëtim Profilesh

7-Ditët e Plejadës

8-100 Mijë Poetë për Ndryshim 

Është shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë.

Përmbledhja e tretë me poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e Poezisë” në Gjakovë, (2007) ka qenë e përzgjedhur në grupin e pesë librave më të mirë të botuar në Kosovë midis dy mitingjeve.

Në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë , çmimi i tretë në “100 vjetorin e Kongresit të Manastirit”

Në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu” , është shpërbyer për poezi, çmimi i dytë

Si dhe në vitin 2010, shpërblimi në poezi , çmimi i dytë.

Në Kamenicë(2009) “Lulëkuqet e prillit” është shpërblyer për prozë (vendi i dytë dhe i tretë), ndërsa për poezi, çmimi i tretë

Në Kumanovë – Maqedoni (2009) në “Takimet poetike të Karadakut”, çmimin e tretë për poezi.

Në Përmet -Shqipëri (2009 ) nga Lidhja Ndërkombëtre e Poetëve , Shkrimtarëve “Pegasi” Albania ka marë çmimin special për poezi.

Gjithashtu edhe në vitin 2010 nga LNPSHA “Pegasi” Albania në Tiranë është nderuar me çmimin e tretë për poezi.

Më vitin 2011 në Kongresin e 22 ndërkombëtar të poezisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Bashkohor (W.P.S.) ka marë çmimin e Angelos Sikelianos për njohjen dhe vlerësimin e përsosmërisë në poezi.

Më vitin 2011 nga LNPSHA “Pegasi” Albania është shpallur NDERI i “Pegasit”Albania, me motivin për kontribut në zbatimin e parimitetit për letërsi të mirëfilltë dhe për shkë mbim universal vlerash në fushën e letërsisë bashkohore.

Poezitë e saj janë përfshirë edhe në disa Antologji botërore . Njëra ndër to është përkthyer në disa gjuhë. Gjithashtu edhe disa poezi të saj në mënyrë vetanake janë përkthyer në disa gjuhë të botës .

Në Simpoziume ndërkombëtare të poezisë është prezentuar me disa punime letrare shkencore.

 

Veprat Letrare:

 

veper hasija               GetAttachment[6]

 

 

Kopertina Greqisht jpg h 1    Kopertina Haie Selishta

 

 

PER HASIJEN jpg kopertina anglisht

1. “ Edhe nëpër varre këndova”, 2005, poezi

2. “Kur vdes në mes të largësive”, 2005, poezi

3. “Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi

4. “ Përtej çmendisë”, 2008, poezi.

ç. “Lule ajri” , 2009, poezi

6. ”Fërshëllimë floku”, 2010, prozë poetike

7. ” Il fuoco mitico”, “Zjarri mistik”2011, poezi e përkthyer në italisht

8. “Mystical visdom”- “Urtësi mitike”, 2011, poezi e përkther në gj. Angleze

9. “Ο Ρυθμός της αναπνοής”- “Ritmi i frymëmarrjes”, 2011, poezi e përkthyer në gj. Greke

10. “ Da ne kaze Bog”-“ Mos thuaj Zot”, 2012, poezi e përkthyer në gjuhën kroate.

One thought on “Hasije Selishta Kryeziu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s