Silvana ( Begotaraj ) Berki

silv

Silvana ( Begotaraj ) Berki  / Bord Drejtues
Silvana ( Begotaraj ) BerkiSilvana ka lindur në qytetin e Vlorës në 12.05.1968. Mbasi ka mushur katër vjece vendoset në qytetin e Fierit sëbashku me prindërit e saj ku jetoi deri në castin që u largua nga Shqipëria. Familja e saj, një familje intelektuale, prej së cilës Silvana mori edhe ushqimin e parë shpirtëror në zhvillimin e personalitetit të saj si atdhedashuria dhe ndjenja e patriotizmit. Prej fëmijërisë është aktivizuar në art dhe në lëtersi, pionere dhe anëtare e shtëpisë së pionierit në rrethin e Fierit dega ” rrethi letrar”. Kjo e ndihmoi që ndjenjat e trazuara te femijërisë dhe të rinisë së saj ti shprehte nëpërmjet shkrimeve poetike dhe në pikturë. Aktivitetet me artin vazhduan edhe më vonë gjatë shkollës së mesme ku u bashkua me grupin e valleve të rrethit, duke njohur përvec të tjerave edhe skenën. Në vitin ’90 largohet ilegalisht në Rumani, dhe prej atje është e vendosur në Finlandë, në qytetin Tamperes. Ka dy fëmijë : djalin student në degën e psikologjisë dhe vajzën në vitin e fundit të gjimnazit. Zotëron gjuhën filandeze, angleze, pak italisht dhe rusisht. Ka përfunduar Universitetin për shkencat sociale , e diplomuar në Finlandë në vitin 2004. Ka vazhduar studime mbas universitare në master degree dhe ka ushtruar ligjërisht profesionin e përkthyeses, ku ka dhënë një rol parësor në rritjen dimensionale të nivelit të bashkëkombsave të vet. Është shquar edhe për kontribut në integrimin e shqiptareve të qytetit, ku banon.
foto 2             foto 3
Me presidentin Amerikan  Bill Klinton
Ajo falë edhe marrëdhënieve familjare është njohur me traditat dhe zakonet e gjithë trevave mbarë shqiptare. Eshtë anëtare e lidhjes së shkrimtarëve të qytetit ku banon ” Tulenkantajat” ku edhe vazhdon të jetë aktive.
 
aktiv
Mbrëmje poetike në klubin e shkrimtarëve ” Tulenkantajat” Tampere.
silv 3 ak
Duke marrë cmimin për librin poetik Preludë, Ersekë, gusht.2012.
foto 1
Me shkrimtarin amerikan Paul Polanski.
Pasioni për letërsinë dhe shkrimet e drejtuan drejt revistës së saj të parë ”EPOKA E RE”,ku së bashku me ish- bashkëshortin e saj, drejtoi këtë revistë për një periudhë kohe. Aty publikoi edhe artikujt dhe poezitë e saj të para.Tematikat mbi atdhedashurinë zënë një pjesë të veçantë në krijimtarinë e saj. Një tjetër pasion letrar është edhe proza, ku ajo ka përvetësuar trajtimin e sferave sociale I pëlqen përvec realizmit edhe suur-realizmi gjë që pasqyrohet në shkrimet e saj fiktive.
kop 1 silv        kop 2 silv
Ka botuar librin e saj të parë poetik, Maj 2011, me titull “LUTEMPËR TY”, si dhe vëllimin e dytë poetik në poezi PRELUDE Maj 2012 për të cilin është vlerësuar për vitin 2012 si poetja ideatore e vitit.Vëllimi poetik Preludë në gjuhën angleze dhe finlandeze janë në proces botimi. Gjithashtu edhe vëllimi në prozë. Silvana aktualisht punon në zyrat administrative të qytetit, ku jeton si punonjëse sociale, kryesisht në departamentin e ndihmave elementare. Shkrimet në gjuhën shqipe nuk i ka lënë kurrë mbas dore, sepse i kanë dhënë një ekuilibër të bukur midis dy kulturave.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s