Anton Gojçaj

portreti im

   Anton Gojçaj

 Anton Gojçaj  ka lindur  më 4 qershor 1966 në Podgoricë (Mali i Zi). Shkollën fillore e kreu në Tuz, të mesmen e filloi në gjimnazin e Tuzit dhe e kreu në gjimnazin klasik të Zarës (Kroaci). Studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Studimet pasdiplomike i ka ndjekur po ashtu në Prishtinë, ku edhe ka magjistruar. Studimet e doktoratës i ka regjistruar në Universitetin e Malit të Zi, në Nikshiq dhe aktualisht është duke përgatitur disertacionin.

 Jeton në Tuz-Malësi dhe punon në një institucion që merret me çështje të arsimit, Enti i Shkollave (Zavod za školstvo) në Podgoricë. Nga viti 2008 është i angazhuar si pedagog, me honorar, në Programin e studimeve për përgatitjen e mësuesve në gjuhën shqipe në Podgoricë, ku mban kursin Letërsi për fëmijë dhe të rinj.

 Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, kurse pak më rrallë merret edhe me përkthime letrare. Krijimet e veta të para i botoi në revistën “Koha“ të Podgoricës, e më pastaj bashkëpunoi (dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë) me mëse 30 gazeta e revista në gjuhën shqipe, në Kosovë, Malin e Zi, Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Rumani, Zvicër etj.

 Është anëtar i redaksisë së revistës “Lemba“ që e boton Art Clubi i Ulqinit, si edhe i revistës për kulturën e minoriteteve në Malin e Zi “KOD“. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Malësia e Madhe“ me seli në Tuz.

 Një tregim i tij është përfshirë në tekstin shkollor “LETËRSIA 4“ për klasën e katërt të gjimnazit të përgjithshëm, Podgoricë 2012, për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, megjithëse nuk është paraparë me programin zyrtar të miratuar nga Komisioni për hartimin e programeve mësimore i Entit të shkollave.

 Pesë tregime të tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhën malazeze, në librin “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“, (Pesë shkrimtarë shqiptarë në Malin e Zi) – Ulqin 2011, krahas krijimeve të përzgjedhura të disa autorëve tjerë shqiptarë në këtë vend. Po ashtu, një tregim i tij është botuar (shqip dhe në gjuhën malazeze) në panoramën e krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Dritaren lëre hapur“, botuar në Zagreb, në vitin 2010 dhe disa poezi të tij (të përkthyera në gjuhën malazeze) u përfshinë në panoramën e poezisë së minoriteteve në Malin e Zi , “Nga foleja gjer në qiell – Od gnijezda do zvijezda“ – Podgoricë 2010.

Tri vjersha të tij u botuan në vëllimin poetik “Trokitje në mur” që doli në kuadrin e manifestimit letrar “Ditët e Naimit”, Tetovë 2004.

Katër vjersha të tij u botuan në antologjinë poetike të poetëve të diasporës “Itaka e fjalës“ – Tiranë 2007.

Një vjershë e tij është përfshirë në panoramën “Autobiografia” me krijimet e përzgjedhura të pjesëmarrësve të Kalimerës poetike, Ulqin 2008.

Një tregim i tij u përfshi në antologjinë e prozës bashkëkohore shqipe, botuar nga revista “Ars Albania“, në vitin 2002.

Një vjershë e tij u bë pjesë e antologjisë “100 poetë për dashurinë“, Tiranë 2012.

Në antologjinë “Poesies Albanaises“ e cila u botua në Belgjikë në vitin 2012, u botuan edhe dy poezi të Gojçajt, të përkthyera frëngjisht nga Vasil Çapeqi.

 Klubi i shkrimtarëve “DRITA“ në Athinë, në konkursin “Pelegrin – 2005“ i ndau Çmimin e Dytë për tregim.

 Ka marrë pjesë në shumë evenimente letrare në Tuz-Malësi, Ulqin, Krajë, Dacaj-Rozhajë, si dhe në takimet letrare Ndërkombëtare “Ratkovićeve večeri poezije“ – në Bijello Pole, “Plavski književni susreti“ në Plavë (Mali i Zi), “Ditët e Naimit“ në Tetovë (Maqedoni) etj. Mori pjesë në manifestime të ndryshme letrare në Kosovë (Gjakovë, Zym, Prizren) dhe në Shqipëri (Durrës, Shkodër, Tiranë, Sarandë dhe sidomos në aktivitetet e organizuara nga Lidhja LNSHA “Pegasi“ – Shqipëri, në Gjirokastër-Vlorë-Tiranë dhe në dhe antologjitë  “PEGASIADA” dhe “KORSI E HAPUR”.).

Për opusin e tij krijues, dikush më shumë e dikush më pak, mendimet e veta i kanë shprehur: Ndue Ukaj, Anton Berishaj, Ragip Sylaj, Ramadan Musliu, Prend Buzhala, Alfred Çapaliku, Fran Camaj, Gjovalin Çuni, Arben Prendi, Dimitrov Popoviq, Nuhi Ismajli, Basri Çapriqi, Arben Atashi, Haxhi Shabani, Peter Tase e tjerë.

Poezi:

 libri poezi 2001        Poezia 2011           libri anglisht 2012

Poezi“, botoi  “Illyricum“, Tuz 2011, ribotuar – me disa poezi të shtuara – me titullin

Dëgjohet një violinë, në suferinë“ në Entin Botues  “Gjergj Fishta“, Lezhë 2011.

A VIOLIN IS HEARD FLOWING IN A TORMENT” , botuar te Lulu.com, SHBA 2012, në përkthimin e Peter Tase-s.

Tregime:

 tregimet 2011              tregimet 2003

Qengj i harruar natën në mal“, botoi “Shpresa“, Prishtinë 2003, ribotuar (duke shtuar tri tregime të reja) me titullin

Ndërmjet kapakëve“, Art Club, Ulqin 2010.

Romane:

 romani 2004                         Passio 2009

Passio“, botoi  “Buzuku“, Prishtinë 2004, ribotuar me ndryshime të vogla nga Enti Botues “Gjergj Fishta“, Lezhë 2009.

Studime,  Kritikë letrare:

 studimi 2007           kritika 2009            eseu 2004

anton gojcaj biblioteka

Tema e heroit nacional në letërsi“, ese, botoi AIKD, Prishtinë 2004,

Fakticiteti në letërsiProza letrare e Anton Harapit“, studim, botoi „Buzuku“, Prishtrinë 2007,

Shija e librit“, ese, recensione, botoi AIKD, prishtinë 2009,

Biblioteka e Hirushes – letërsia shqipe në Malin e Zi“, botoi Art Club, Ulqin 2011.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s