Panajota Hristopulu- Zalloni

panajota

Panajota Hristopulu- Zalloni

Poete vizionare bashkëkohore, me një shpirt tejet të madh, e cila, me aftësinë e saj rrokëse e frymëmarrje aktive, mbjell çdo çast fidana paqeje në shpirtrat njerëzorë; nis fluturimthi e bukurimthi në qiej pëllumba- mesazhorë bardhësorë, lirikësorë, po paqeje, për të shpërndarë lajmërimin e kthjellësimeve dhe pranverimeve të dëshirueshme të Botës Njerëzore në Hapësirën e bekuar të zotëruar nga Ëngjëjt Shenjtërorë, duke vezulluar harqe triumfatorë entuziazmi me thurime ëndrrash të mbretit “Ulli”, pemë kjo gjithëgjelbëruese e dashurore, me klorofilë prezente, me pikësynim piketimin e arkitekturimin e ardhmërisë bukuriadë…

nga Kristaq F. Shabani

100_0604

Poeteshë, gazetare, tregimtare, piktore, ikonografe me një shpirt të veçantë krijimtar, e lindur për të dhënë mesazhe me gërma dhe penel. Vepra e saj krijimtare dallohet për lirizmin prezent dhe për një ndjenjëzim të thellë njerëzore dhe aftësi përcjellëse. Lajtmotivi kryefjalor udhëheqës i poetes në këtë pankrijimtari brenda vendit të saj dhe universal: “Përpiqem për një botë që të mbretërojë DASHURIA”. Si rrjedhojë e veçanësisë së saj masovike dhe tharmit të saj organizator funksional ka marrë pjesë në shumë organizacione me theks kombëtar në Greqi, por edhe në vende të tjera: Simpoziume letrare, Festivale poetike, Kongrese Letrare Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Takime në Ditë të Poetikës Ndërkombëtare; gjithashtu është organizatore e mjaft paraqitjeve të veprave të klasikëve si dhe të poetëve më të rinj e me perspektivë, jo vetëm në vendin e saj, por edhe në Botë. Është poete vizionare bashkëkohore, me një shpirt tejet të madh, e cila, me aftësinë e saj rrokëse e frymëmarrje aktive, mbjell çdo çast fidana paqeje në shpirtrat njerëzorë; nis fluturimthi e bukurimthi në qiej pëllumba- mesazhorë bardhësorë, lirikësorë, po paqeje, për të shpërndarë lajmërimin e kthjellësimeve dhe pranverimeve të dëshirueshme të Botës Njerëzore në Hapësirën e bekuar të zotëruar nga Ëngjëjt Shenjtërorë, duke vezulluar harqe triumfatorë entuziazmi me thurime ëndrrash të mbretit “Ulli”, pemë kjo gjithëgjelbëruese e dashurore, me klorofilë prezente, me pikësynim piketimin e arkitekturimin e ardhmërisë bukuriadë… Duke pasur këtë tej veprimtari aktive është çmuar për veprën e saj letrare (poezi dhe prozë) në konkurse letrarë, jo vetëm në Greqi, në vendin e saj, por edhe në vende të tjera. Asqë mund të lihej jashtë vëmendjes Panajota Zalloni, ky shpirt që mbjell, ky shpirt që shpërndan mesazhe funksionale dhe nxitës, qytetërues dhe shtytës për kërkim progresiv dhe për ardhmëri të mrekulluar. Nderimet dhe çmimet e saj, sidomos për një dekadë kanë qenë të shumta:
Është nderuar nga Shoqata “UNESKO PËR QYTETËRIMIN DHE PAQEN” e Pireut dhe Ishujve, nga Shoqata “UNESKO” e Atikës dhe nga shoqata të tjera për kontributin me ndihmesën e saj në letërsi dhe në civilizimin. Gjithashtu nga Lidhja e Shkrimtarëve të Greqisë, Nga Lidhja letrare “Kafeja e Ideve” Athinë, Shoqata Letrare e Mynihut (Gjermani), nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë (I.W.A), nga UPLI Lidhja e Poetëve Ndërkombëtarë të kurorëzuar me dafinë, nga Shoqata e Shkrimtarëve Meksikanë, nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” Albania (sot Lidhja INTERNACIONALE e Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve “PEGASI”) nga ACCADEMIA VEZUVIANA, Napoli e Italisë, nga Bashkia e Ilios, Athinë, për ndihmesën e saj në civilizimin dhe Paqen Ndërkombëtare si dhe për shkëmbim universal vlerash letrare.

me kristaqin

 

Kristaq F Shabani, Panajota Hristopulu- Zalloni   dhe Agron Shele

Poetja Panajota Zalloni përgatit dhe boton revistën letrare të përtremuajshme “KELENO”, një botim i çmuar nga shumë shoqata, lidhje, unione ndërkombëtare qytetëruese, civilizuese… Gjithashtu boton gazetën “KRITOVULOS”(gazetë kjo me theks fetaro- letrar) dhe gazetën “ Rruga e trevës” të kishës së shenjtë të Shën Nikollës së Ilion, Athinë, ku dhe këtu paraqet krijimtari letrare dhe publicistikë nga poetë nga e gjithë bota. Luan role funksional, atë të drejtuesit, botuesit dhe kryeredaktorit.
Gjatë gjithë veprimtarisë së deritanishme krijuese ka botuar 52 libra, kryesisht me poezi, poema, tregime, publicistikë, skicime. Është përfshirë deri tani në rreth 15 Antologji poetike, që dalin nga organizma letrare në Botë, midis të cilave dhe në Antologjinë poetike “KORSI E HAPUR” Autorë të Pegasit dhe të tjerë nga vendi dhe Bota , botuar nga Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë, viti 2008. Libri i saj “Rendja e kalit bojë blu” u përkthye në Shqipëri dhe u propogandua po në Shqipëri në qarqet letrare nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” Albania, duke u përkthyer e shqipëruar nga poeti, shkrimtari Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni, përkthyes dhe filolog. Libri i saj “Kuptime të vogla” u përkthye dhe u botua në Serbi (ISBN 978-86-84201—47-0) në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Poetëve, në Smederevo të Serbisë me përkthim të Dragan Dragojloviç, poet i madh i Serbisë, ish Ministër i Besimit Fetar. Prezantimi i librit është bërë nga M.M.E nga intelektualët serbë përpara mjeteve publike informuese edhe të ftuarve e qindra njerëzve mendimtarë, studiues nga gjithë qytetet e Serbisë dhe i gjithë botimi prej 500 kopje u mor nga pjesëmarrësit në prezantim.
Poeti i madh, Hsu Chi Cheng, përktheu në gjuhën kineze librin “Pëshpëritjet e luleve”. Poezitë e saj janë përkthyer në anglisht nga Mr. John Francis Misset (Liverpul) dhe janë botuar në shumë revista dhe gazeta të huaja.Dr. Virginia Rhodas (Argjentinë) ka përkthyer dhe ka paraqitur vepra të Panajota Zallonit në spanjisht. Gjithashtu janë përkthyer vjershat e saj nga shumë përkthyes në: frëngjisht, italisht, gjermanisht, arabisht, turqisht, rusisht, rumanisht, serbisht, spanjisht e tjerë. Një kontribut në përkthimin e veprave të saj në anglisht kanë dhënë poetet dhe përkthyeset Vasiliki Kalahani dhe Zaharulla Gaitanaki si dhe përkthyesi Anton Zalloni.

Është anëtare nderi e Akademisë Ferdinandea – Catania e Italisë, e Shoqërisë Historike të Katanës, Itali, e WORLD ACADEMY OF ARTS AND CULTURE, USA, e Shoqërisë UNESCO për Kulturim dhe Paqe (si kryetare e edukimit), është anëtare e e Lidhjeve Ndërkombëtare UPLI (USA) dhe W. L.S INDIA, anëtare e vijueshme e Akademisë Vezuviane, Napoli.
Gjithashtu Panajota është Anëtare Nderi e Lidhjes së Krijuesve ‘PEGASI” ALBANIA si dhe anëtare e Presidencës së Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA. Është anëtare e Bashkimit të Shkrimtarëve Grekë dhe e Bashkimit Panelenik të Shkrimtarëve. Ajo gjithashtu është Kryetare e Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve “XASTERON- ZALLONI” me qendër në Athinë, lidhje e krijuar prej saj; është “Docente Nderi” e Filozofisë në Universitetin e NEY-YORK. Më 22 qershor 2007 u zgjodh kryetare nderi e një grupi universitar të kërkimeve teologjike (Kryetar N. Harakakos). Boton për çdo vit përmbledhjen poetike “Flakën e krijimtarisë” dhe edhe nëpërmjet këtij botimi impulsion, përkrah, publikon poetët e rinj të epokës sonë. Një punë të jashtëzakonshme selektive, përpunuese dhe publikuese bën me revistën “Keleno”, por edhe me dy librat e saj antologjikë që janë paraqitur edhe në Shqipëri, në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE PEGASI 2009”, (2-5 prill 2009) për të cilën ka dhe ajo meritën e saj në përfaqësimin e talenteve grekë në këtë Simpozium me temë “ Poezia Bashkëkohore”. Një kontribut të madh ka dhënë në përkthimin e mjaft krijimeve të poetëve nga vende të ndryshme në gjuhë të ndryshme, duke hapur rubrika të veçanta “POETË INTERNACIONALË”, sidomos në anglisht, italisht, frëngjisht dhe greqisht, duke pasur gjithmonë mbështetjen e përkthyesit, piktorit Anton Zalloni, njëkohësisht edhe bashkëshorti i saj.

Një nga kulmet e veprimtarisë letrare të Panajota Zallonit është organizimi i Kongresit Ndërkombëtar të Letërsisë me njëzet paraqitje e takime në qytete të ndryshme të Greqisë dhe Qipros para kongresistëve si dhe një kongres katërditor me pjesëmarrje të poetëve nga gjithë Bota. Gjithashtu me Shoqatën UNESCO për Civilizim dhe Paqe organizoi një Konkurs Ndërkombëtar të Poezisë me qindra pjesëmarrës nga e gjithë Bota; në vitin olimpik 2004 me temë: “Viti olimpik”. Në vitin 2007 realizoi gjithashtu me Lidhjen KAFEJA E IDEVE” me president Dino Kubatis Kongeresin Panelinik treditor, të fjalës teologjike me 20 kumtime (folës). 

Nëpërmjet revistës “Keleno” organizon çdo vit konkurse letrare dhe të tregimit dhe krijoi “PINDARIA” festë e madhe me çmime të poezisë fetare në ditën e Ndërkombëtare të Poezisë në 21 Mars të çdo viti me sukses të madh. Përveç gjuhës greke dhe veprimtarisë civilizuese dhe shoqërore të saj preokuptohet me ajiografinë bizantine dhe pikturën. Ka pikturuar qindra ikona bizantine dhe merr pjesë në shumë ekspoze. Mësuesja e saj, Kryetarja Bashkimit UNESKO e Federatës Greke të Qendrave dhe Shoqatavezonja Katerina Dhimitriu dhe shkolla nga e cila ka mbaruar studimetDHAKE International Centre of Research Culture Education Development- DAKEPE).
Në maj të vitit 2006 u ftua në shkollat greke në Mynih dhe dha mësim praktik për poezinë me fëmijët grekë të gjashtë shkollave fillore greke dhe në gjimnazin e Mynihut në rrethinave në Javën e Letërsisë greke dhe në Kujdesin e Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu u shpall më 28 dhjetor 2005 nga “The International Poetry Translation and Researth Centre” dhe nga revista ‘The World Poets Quarterly” China, AS THE INTERNATIONAL BEST POET OF THE YEAR 2005 “ SI POETJA MË E MIRË E VITIT 2005. Nga e njëjta qendër u çmua, u shpall “KELENO” nga revistat më të mira si THE BEST INTERNATIONAL LITERATURE MAGAZINE OF THE YEAR 2005 dhe përkthyesi e KELENO Antoni Zalloni si THE BEST TRANSLATOR OF THE YEAR 2006. Sot perfeksionohet e studion e shenjtë në pikturënë kishën e Shën Nikola – ILION, Athinë
Poetja artiste beson në një botë shumë më të mirë dhe më të bukur.

 

Veprat:

1. «Letra e gjyshes» vargje dhe poezi 2. “Galopimi i kalit bojëblu” poezi 3. “Jo fushës”, por kopshtullinjsh” poezi 4. “1001 hënëza” këngë për fëmijë 5. “Lot gjaku në kujtesës” poezi 6. “Ah, mërgim “ fjalë poetike 7. “Duke shkarë” prozë të vogla dhe poezi. 8. “Guxim i parakohëshëm”poezi, Çmim i parë nga DDHEL 9. “Një tufë nga trëndafilat e mi bojë kremi” poezi 10. “Gjiri i mbyllur me çelës” poezi
11. “Princesha Hara”poezi 12.“Frutet e para” vargje  12. “Monologjet” fjalë poetike 13. .“Eros dhe dashuri” poezi 14. “Fletorja ime e vjetër” poema 15. “Tronditje e befasishme”, poezi 16. “Këngët e gjyshes hënore” poezi 17. “Pak para se të ikë” vjersha 18. Histori të Krishtlindjes” prozë reale 19. “Letra e gjyshes” (letra e dytë) 20. “Aroma e kujtesës”prozë 21. “Them të bëhem diell”tregimetë vogla letrare 22. “Poezia ime” (Njohuri dhe Poezi për poezinë) 23. ”Pirueta të mërzitura” vjersha 24. “Mendime të vogla”(Vjersha me pak vargje, (anglisht, greqisht)25. “Kur ndanim hidhërimin falas”vjersha 26. “Kozmai nga Etolia” 27. “Aroma e miqësisë” prozë Çmimi i Dytë nga DHLLE 28. “Degëzat e mia e jaseminit tim”, vjersha 29. “Çaji, o Perëndi telat me gjemba” poezi  30. “Pëshpëritje të luleve” poezi (greqisht, anglisht dhe kinezçe)
31. “Vargje (kordikë) magjike” 32. “Volumi i parë i Poezisë së Panajota Zallonit  33. “Lutjet e Andomaqit”
34. “Me flakën e krijimtarisë” Antologji, Çmim nga Kafeneja e Idev, 2005
35. “Shën Kozmai nga Etolia” pjesa e dytë (Botim i plotësuar) Çmim nga Kafeja e Ideve” 2005 36. “Paqe kam frikë” vjersha(13 gjuhë)
37. “Agonia e shpirtit tim”(Lutje ligjërime)Çmim Accademia Vezuviana) 38. “Ose” poezi dhe studim provues” 39. EXPLORING, vepër e përkthyer”, poezi 40. “Ngacmim i lulëkuqes “ poezi erotike(Çmim kopertine) 41. “Trilogji (poezi) e botuar Edizioni Universale (në gjuhën italiane’ 42. “Gjersa yjet të plaken” poezi bBotim i Filipotit 43. “Në flakën e Krijimtarisë” volumi i dytë 2007 Antologji- Poezi) Çmim nga Kafeneja e Ideve” 44. “Krim në park” ( vaje) Botim “Aermono” 45. Flutura të ngjyrosura 46. “Joshja e kënaqësisë vepër letrare 47. “Duke shkelur dashurishëm në abëcënë” Ushtrime në katër forma poetike
48. Poezia metrike me rimë “Zhvillimi në arkitektonikë të vargut. Poema me komente  49. “Në gjatësinë e dashurisë” 50. “Galopimi i kalit bojëblu” përkthyer nga Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni
51. “Pikturoj në det të bardhë” përmbledhje poetike në gjuhën shqipe, përkthyer nga Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni 52. “Në detin e Bukurisë” vëllim poetik i përkthyer në gjuhën shqipe nga Iliaz Bobaj

 

Mendime kritike dhe vlerësime  për veprën e Panajota Zallonit


Odise Tiligadhas

Shkrimtar

…Vepra poetike e Panajota Zallonit është një vepër synimi. Vepër e shkruar me një ndjenjë shumë të thellë edhe fantazi të gjallë; vepër që arrin të mbajë në jetë artin e bukur fisnik të fjalës dhe të rrezatojë dëshirat e vetes së saj, të shpirtit që mallëngjehet, pa dashur, duke mos ndjekur artin e madh. …Brenda vargjeve të saj lihet të flasë zemra edhe jeta, që janë elementet më të pastra, të cilat kanë gjithmonë diçka rrezatuese. Në këtë epokë tragjike, nuk është e paktë kjo dëshirë për bukurinë e dashurisë. Me vargjet e ngarkuara në mënyrë ndjenjësore i përkushton poetikisht nxitjet e shpirtërore “të mbjellura” të njeriut, duke dëshmuar një ndërgjegje poetike të problemuar dhe përkushtuar në të Bukurën dhe të Lartën.
“Kështu fitohet mbi vdekjen!”
Përktheu nga greqishtja: Kosta Gaxhoni

 

Tulla Butu, Botuese – Drejtore dhe kryeredaktore e Revistës “Shkrime të Pireut”. (Πειραϊκά Γράμματα)
Panajota Hristopulu- ZalloniPoezi metrike me rima”

Krijuesja e palodhur e mendimeve, zonja Panajota Zalloni, me librin e saj të ri, të vogël dhe të bukur, për zhvillimin në arkitektonikën e vargut, hyn në vende kërkimi dhe analize, duke u përpjekur të shpjegojë dhe të arsyetojë shumëllojëshmërinë, format e ndryshme në mbledhjen e sotme poetike, e cila është e vërtetë që tejkalon çdo kufi në krahasim me disa vite më përpara. Kështu arsyeton këtë polifoni dhe është në shumë pika e bindur, kur e arsyeton në epokën të pamatshme edhe të frenuar teknologjike, që nuk pranon kufi dhe ndalime.
Një nga format e lirisë, në kundërshtim në kufi dhe rregulla është edhe çlirimi nga rregulla në shprehjen poetike, jep shembuj nga shumë vjersha, masa të ndryshme, secila e shkruar që të tregojë se shkrimtarja studioi edhe punoi mbi temën e saj edhe e lë lexuesin të nxjerrë përfundimet e tij dhe të zgjedhë vendin e tij që deshte të “brendësohet “ poetikisht.

 

Valavanis I. Qirjakos (Smirni)

Shënime kritike për librin e Panajota Hristopulu Zalloni, poete
“Agoni e shpirtit tim” Poezi 2005,  Faqe 54,  Athinë

….Një vepër lutjeje, homologe, kullim i përgjegjësisë të një ngritjeje mendore dhe përmbledhjes të një lirie me fytyrë perëndie, të bashkëdëshmimit të “pafjetur” dhe brendësisë.
Një poezi e shprehur në dy pjesë: në të shenjtën edhe njerëzoren. Një vepër mirënjohjeje.
….Një vepër qetësie- kënaqësore, e qetësisë, e ndjenjës komode, që të nxjerr nga stratosfera e orgjisë (të acarimit), të pretendimeve i vetëlavdimit personalizues, i lumturisë së thyeshme lehtas, të ndarjes të njërit nga tjetri, të burracakëve dhe atyre që vetëlavdojnë vetveten.
Të kujton, sipas ikonës dhe të ngacmon dhe të fton në “ sipas vetes” të çlirimit dhe të dhënies të së drejtës. Atje ku jepet e drejta dhe Njeriu bëhet i drejtë dhe i shenjtë.

 

Apostolis Apostolopulos 
Shkrimtar, poet

… Një dëshmi e flaktë nga zemra, burim nga një shpirt fisnik, që vëren, konstaton, dëshmon dhe na fton në “armë” me armë të veçanta të yllit binjak qiellor, dashurinë dhe paqen, një ndërgjegje luftuese që ta përqafojë njeriun e kohës në një kopsht të pafund.
Poetesha jonë Panajota me një mënyrë shumë të thjeshtë dhe gjëra të thjeshta dhe jo të ngatërruara, fjalë, me një dinamikë që të fiton dhe na emocionon dhe po lëviz botën tonë psikike, mendje dhe ndërgjegje dhe ifos dhe i saj personal edhe shkrimi, krijon një territor shtëpijak që të njofton dhe të detyron kujdesin dhe vëmendjen të krijimtarive të saj. Na bind për nevojën dhe praktikën e vetëpërcaktimit dhe të logjizmit njohës, të shpirtit helenik dhe të mendimit helenik. Vargje, fjalë, fraza dhe pjesëza shumë të bukura, figura, rima me plotësim të plotë shprehëse dhe shënjatike, një fjalë poetike e plotë.

 

R K SINGH – INDIA

Fragment nga mendimi kritik
Duke lexuar poezinë tuaj ishte një eksperiencë ringjalljeje dhe gjallërimi i shpirtit tim. Qyshkur unë kam qenë duke lexuar shumicën e poetëve relativ të “varfër” dhe kriticizmit, vjershat tuaja “Mendime të vogla” dhe “ Me gjatësinë e dashurisë”, duke kthyer ose mëkëmbur mirëbesimin tim në atë se çfarë ne si poet shkruajmë. Më mirë ose më shpejt unë ndjeva se ju keni shkruar shumë më mirë në krahasim me miqtë tanë poetë. Ti je një poete e pastër ose e thjeshtë me ndjenjë të vërtetë, të sinqertë dhe shprehëse. Disa prej rreshtave tuaja poetike janë të paharrueshme… 

…Ti ke një zë lirik fin me ndjeshmëri. Kërkimet tuaja për të vërtetën përmes vjershave të zbrazëtisë, humbjes, vdekjes, vuajtjes, urrejtjes , dëshirave të parealizura dhe shpresave, paaftësisë ose pandihmës përpara fatit e të tjera, prekjes së zemrës.
… Unë kam një vlerësim të thellë për ndjeshmërinë tuaj femërore dhe kryesisht pamjes universale poetike.

Përktheu nga anglishtja: Aleksandra (Majlinda) Shabani W.P.S, U.P.LI

 

*   *   *

Poezia e poetes Panajotes Zalloni etiketohet si një poezi me një botë të gjerë, të pandalshme , të furrishme, të artikuluar në një kompleksitet përjetimesh jetësore, të rrëmbyera nga ndjenja të pakufishme, të “papërkufizuara”, të cilat marrin frymë këndshëm, ledhatuar nga tinguj melodiozë që lëshon zëri i poezisë së saj, ku ndjehet frymëmarrja e krijesës së saj poetike.
Në këtë “frymëmarrje” gërshetohen të katër stinët e jetës. E gjejmë veten të skenuar, ku thellohemi në depertimin e hojeve të ndjenjës dhe jetojmë në emocionin e të qenurit lirisht të shpirtëzuar, të ripërtërirë, të freskët, pra në gjallëri të katërfishtë. Poezia e saj është e drejtpërdrejtë, ku “përqafohen” të gjithë protagonistët në një rrugëtim, në atë të Ëndrrës më të madhe të saj e misionalizuar në procesin e paqësimit të Botës. Duke ndalur kohën të eci prapa, ajo fluturon përpara me kalin e bukur të muzës poetike, duke rilindur me një vështrim të ri plot dritë, plot shpresë, plot jetë në sytë e saj.

Aleksandra (Majlinda) Shabani W.P.S, U.P.LI

 

***

( Shpirt trefisnik, duke kënduar melodi shumë të mira, poetja Panajota Zalloni dhe shpirtit dyerhapur dhe lutjet e saj poetike)

Antonis Samatakis

 

ΒΑΛΑΒΑΝΗΣ ΙΚΥΡΙΑΚΟΣ (Σμυρναίος)

ΚΡΙΤΙΚΟ ΣΗΜΕΙΩΜΑ

ΠΑΝΑΓΙΩΤΑΣ ΧΡΙΣΤΟΠΟΥΛΟΥ-ΖΑΛΩΝΗ,  Ποιήτριας

«Η Αγωνία της Ψυχής μου» Ποίηση 2005, Σελίδες 64 ΑΘΗΝΑ

“Agoni eshpirtit tim”

Αν δεν με απατά η μνήμη μου είναι το 38ο κατά χρονολογική σειρά πόνημά της.

Σαν μια άλλη βυζαντινή μελωδός «σύγχρονη» του Ρωμανού καταγράφει ότι η ψυχή της προστάζει, προκειμένου να υμνολογήσει και δοξάσει το όνομα του Θεού της Αγάπης και των Οικτιρμών. Με ποιητικό οίστρο, αναπέμπει ποιητικά τις ευχαριστίες και ευγνωμοσύνη της στον εν Τριάδι Θεό και με τις Δεήσεις, ποιήματα και προσευχές της δοξολογεί το Πανάγιο Όνομά Του, στην Παναγιά την μετά το Θεό, Θεό, και όλους τους αγίους που πρεσβεύουν υπέρ της Ειρήνης του σύμπαντος κόσμου και της σωτηρίας της ψυχής μας. Με ευγνώμονα νου αποφορτίζεται «πάσαν βιωτικήν αποθώμεθα μέριμναν», τον Τρισάγιον Ύμνον  προσάδει και δορυφορεί την σκέψη της ψυχής της και νοερά συστρατεύεται με τους αγγέλους να αινέσει τον Θεόν, του Ελέους και των Οικτιρμών.

Ένα έργο προσευχής, ομολογιακό, ευθύνης καταστάλαγμα πνευματικής ανατάσεως και περισυλλογής, θεόμορφης ελευθερίας, άγρυπνης συμμαρτυρίας και εσωτερικότητος.

Μια ποίηση σε δυο μέρη εκφρασμένη (στο θείο και ανθρώπινο). Ένα πόνημα ευγνωμοσύνης, συγκρίσεως, εκφράσεως ευχαριστιών, ευαισθησίας και ουρανώσεως της γης. Ένα βιβλίο ευχαριστιών, αυτόβουλης επιλογής, ανυποψίαστης σκέψεως, που το πέρασμα του Θεού γίνεται μέσα στην μεταστροφή και τη μετάνοια.

«Οικτίρησού με Κύριε, ç Πατέρα του Ελέους ç Δώσε μου θάρρος υπομονής ç στα δύσκολα ν’ αντέχω.ç

Ικέτης χύνω δάκρυα ç γονατιστός μπροστά Σου…

Μη με παρίδεις, Κύριε, ç Γίνε για μένα οικτίρμων».

Ένα έργο γαλήνης, ηρεμίας, πραότητος, που σε βγάζει από την στρατόσφαιρα της οργής, των απαιτήσεων, της ατομοκεντρικής φιλοδοξίας, της εύθραυστης ευτυχίας, της αναιρέσεως του ενός από τον άλλον, του ατομισμού και της φιλαυτίας. Σου θυμίζει τον κατ’ εικόνα και σε προκαλεί ή προσκαλεί εις «το καθ’ ομοίωσιν» της απολυτρώσεως και δικαιώσεως. Εκεί όπου δικαιώνεται ο Άνθρωπος και γίνεται δίκαιος και άγιος

 

Διευθυντή του Π.Μ.Λ. κΑντώνη Σαμιωτάκη:

 ΠΑΝΑΓΙΩΤΑ ΖΑΛΩΝΗ: «Ριματική μετρική ποίηση». “Poezi metrike me rima

 

Η ακούραστη πνευματική δημιουργός κ. Παναγιώτα Ζαλώνη με το νέο της μικρό καλαίσθητο βιβλίο για την «εξέλιξη στην αρχιτεκτονική του στίχου», μπαίνει σε χώρους έρευνας και ανάλυσης, προσπαθώντας να εξηγήσει – και να δικαιολογήσει – την ποικιλία, τις διαφορετικές μορφές στη σημερινή ποιητική συγκομιδή. Που είν’ αλήθεια πως υπερβαίνει κάθε όριο σε σύγκριση με μερικά χρόνια πριν. Έτσι δικαιολογεί αυτή την πολυφωνία, και είναι σε πολλά σημεία πολύ πειστική όταν τη δικαιολογεί μέσα στην πληθωρική και αχαλίνωτη τεχνολογική  εποχή μας που δεν επιδέχεται όρια και περιορισμούς.

 Μια από τις μορφές ελευθερίας ενάντια σε σύνορα και κανόνες είναι και η απελευθέρωση από κανόνες στην ποιητική έκφραση. Δίνει παραδείγματα από πολλά ποιήματα διαφορετικά μέτρα το καθένα γραμμένο, που αποδεικνύουν πως η συγγραφέας μελέτησε κι εργάστηκε πάνω στο θέμα της. Και αφήνει τον αναγνώστη να βγάλει τα συμπεράσματά του και να επιλέξει τον δικό του χώρο που θα ήθελε να «στεγασθεί» ποιητικά.

Τούλα Μπούτου

Εκδότης-Διευθυντής Σύνταξης

του Περιοδικού Πειραϊκά Γράμματα

 

Shënime  mbi poeten greke Panajota Zalloni

 Ka patur rreth njëzet e pesë libra të publikuar kaq larg. Poezitë e saj janë shfaqur në revista dhe gazeta letrare të shumta. Poezia e saj ka qenë përkthyer në shumë gjuhë. Vjershat e saj janë përfshirë në Antologji të shumllojshme. Ajo është botuese, drejtuese e gazetës “Hristovulos” dhe në vitin 2002 ajo filloi botimin e revistës e saj letare e  të quajtur “Keleno” Panajota Hristopulu Zalloni ka lindur në Evien e Veriut, në Greqi, ka jetuar në Atikë  qysh prej vitit 1960. Ajo ka investuar  në përpjekjet të veçanta në ruajtjen (ose qëndrueshmrëinë) e gjuhës greke në kohën e Globalizimit dhe pushtimit nga fjalët e huaja dhe marrjes hua të të gjitha gjuhëve duke përfshirë edhe greqishten.

Kur duke lexuar poezinë e Panajotës, asnjë nuk mundet, por të jetë të mbulojë (të mbushet) nga thjeshtësia dhe nga bindja e poezisë së saj, po njësoj prezente në përshkrimet e saj e vuajtjeve (dhimbjeve) të përditshme të  njerëzve dhe tundimeve dhe nga parandjenjat (paralajmërimet ) e prekjeve (referimeve) si të mistershme ( të çuditshme) dhe eterike. Nëpër kohë, dikush mund të ketë  përshtypjen (ose mundet të krijojë përshtypjen) se poezitë e saj janë vargje të lindura ( të ushqyera) nga era, mbetje (tepricë) nga epoka e Greqisë së lashtë ose ato janë copëza (ose fragmente) nga poezitë që poetja Safo humbi, duke mos mbetur prapa në rërë, (duke u paqësuar më rërën), nëpër (gjatë) brigje të largëta dhe përjetëshme fëminore të kësaj bote.

Dashuria është teza dominuese në poezinë e saj. Gjuha është le të themi e kyrsyer, çdo poezi duke qenë si një medalion i vogël në vazhdimësi që çel ( shtjellon, shpalos) si  dhe përjetësime si në një histori në varg.  Ritmi i poezive dhe tingulli i tyre i ngjason poezisë hajk. Ajo është si nëse poezitë e saj I bashkohen ose (qëndrojnë të patundura, i ngjiten) disa prej rregullave themelore  të ekspresivitetit poetik duke buruar nga Lindja e Largët.

 Pa ndonjë qëllim për të rënduar lexuesin me vargje të gjata dhe tema ( subjekte ) të neveritshme, Panajota flet sinqerisht ose çiltërsisht dhe personalisht rreth gjërave që secili prej nesh mund t’i njohi (ose t’i pranojë) dhe të tregojë fragmente ose pjesëza, copëza nga përvoja jonë dhe jetët tona. Kjo poezi nuk mund të kërkojë ose t’i duhet interpretim dhe shpjegim, por thjesht ose vetëm kaq duke lexuar (ose duke thithur) qartësinë dhe thjeshtësinë, në të cilën në momentet e saj supreme arrin maja, ku natyra, koha dhe shpirti njerëzor të konvergojnë ose puqen në një pikë.

Ky është momenti dashuria duket të jetë dhurata më e  çmuar e jetës, ku poetja dhe lexuesi duket se ndajnë të njëjtën ëndërr dhe duke ushqyer ose duruar të njëjtën dhimbje të fisnikëruar që të jetë një sikur ata prekin në  bukurinë edhe lartësimin (zmadhimin ) e botës.

 

     Dragan Dragojlović, Serbi

 

Përktheu nga anglishtja : Aleksandra (Majlinda) Shabani

 

 

A NOTE ON THE POETESS

PANAGIOTA CHRISTOPOULOUZALONIS

 

Greek poetess P.H.-Z. has had some twenty-five books published so far. Her poems have appeared in numerous literary papers and magazines. Her poetry has been translated into many languages. Her poems have entered several anthologies. She is the editor-in-chief of the newspapers Kritovoylos, and in 2002 she started her own magazine called Kelaino. P.H.-Z. was born in North Evia, in Greece, and she has been living in Attica since 1960. She has invested a special effort in the preservation of the Greek language at the time of globalization and invasion of foreign words and borrowings of all languages, including Greek.

When reading P’s poetry, one cannot but be overwhelmed by the simplicity and persuasiveness of her poetry, equally present in her descriptions of daily human suffering and temptations, and of premonitions touching upon the uncanny and ethereal. At times, one might have the impression that her poems are verses borne by the wind, a remnant from the era of Ancient Greece. Or that they are fragments of poems that poetess Sapho lost, pacing on the sand, along the shores of the distant and eternal childhood of this world.

Love is the dominant theme in this poetry. The language is spare, each poem being like a small medallion in a sequence that unfolds and perpetuates like in a story in verse. The rhythm of the poems and their sound resemble haiku poetry. It is as if her poems adhered to some fundamental rules of poetic expression originating from the Far East.

 

With no intention to burden the reader with long verses and gruesome topics, P. speaks sincerely and personally about things that each of us can recognize and relate to fragments of our experience and our lives. This poetry does not require interpretation and explanation, but merely reading and absorbing its clarity and simplicity which, in its supreme moments, attains peaks where nature, time and the human soul converge. That is the moment when love seems to be life’s greatest gift, when the poet and the reader seem to be sharing the same dream and bearing the same ennobling pain, to be one as they touch upon the beauty and magnificence of the world.

  Dragan Dragojlović Serbi

 

Poezia e vlerës dhe e artit individual

                               

 PANAJOTA HRISTOPULU- ZALONI “Galopimi i kalit bojëqielli” poezi

Kur ndjenjëzimi lëshon individualitetin e tij, kur idetë arkitekturohen në substratin letrar, kur figuracioni bën figura të origjinalizuara dhe i mëshohet fort thënies së artëzuar, atëhere poezia fiton vlerën e saj të vërtetë dhe është në një gjendje të tillë “fizike” që të shkëmbejë vlerën e saj në kuadrin universal dhe në një gjendje të arritur e të maturuar mendore që të futet në rrjedhat e një kontributi edhe filozofiko – estetik. Poetja greke Panajota Hristopulu – Zaloni, një poete gjeneratore, impulsive dhe krijuese e një Lidhje Shkrimtarësh e poetësh origjinale “Zbardhësi”  me plot tharm, dritëzim, analitikë poetike, këndvështrim spikatës ka arritur që të jetë e pushtetshme dhe operuese në linjat që prek, hap dhe starton natyrshëm, pa sforco, me një përzgjedhje e larmi tematike, të paprekur nga ngurtësimi, që fluturon dykrahësh në hapësirë tokësore e qiellore së toku.

Poetja duke përdorur lirshmërinë arrin të prekë dëshirat, kontrastet, hijet, dritëzimet, raportet diell – hënë – yje – meteorë, raportet e mjediseve intelektuale, arrin të kuadratojë dhe të mos kufizojë synime dhe qëllime të përbashkëta duke u nisur nga një lajtmotiv i madh: “Je poet, je njeri, je vëlla,je motër!” E ngarkuar me këtë lajtmotiv interesant ajo kërkon vëllazëri universale, lidhësi të moralshme paqetore e progresive, duke ruajtur ngjyrimet dhe flamujt poetikë, që valvitin e pranverizojnë agime të bukura, ditë të ngarkuara me pozitivitet.  Libri i saj poetik “Galopimi i kalit bojëqielli” mbart me vete një realitet poetik interesant, ku shpërthesa e lulesave poetike greke protagonistojnë me një shpirt të bukur, që mund ta kenë organikë vetëm poetët e tipit, temperamentit, karakterit Panajota , e cila do që të vdesë me bujë të madhe duke lënë emër në një titull libri… Ajo galopon mes për mes luleve, hekurit, letrës, ndjenjës së fuqizuar, pranesës së frikimit, thënies filozofike, zbulesë së gjetjes së përvojës së transmetuar që nga krijimi i mençur i botës dhe ndriçimi inteligjent i Diellit; meridianeve dhe paraleleve duke lëshuar ngrohtësinë, dashurinë e një bote poetike femërore që të ndriçon edhe kur ke një zymëti apo rerëzim të shpirtit tënd qiellor.

Teknika e përpunimit të fjalëve është një art individual i Panajotës. Ajo procedon lirshëm, por edhe me kujdes duke u përkujdesur për frytëzimet e saj poetike. E ndritshme është bota e saj erotike, ku lëshon puthje, përqafime, shikime plot nerv e plot impulse, që dhuron me një stil të veçantë dame poetike, duke u kujdesur që të sigurojë fitorëzime, paçka se betejat ndjenjësore mund të jenë edhe të ashpra…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s