Simboli Kombëtar – Mehmet Gega

Simboli Kombëtar – Mehmet Gega

rami

nga Rami Kmberi (Tetovë /  Maqedoni)

Të flasësh ose të shkruash për një njeri, që historisë kombëtare i mbet simbol siç është: Memet Gega dhe, të përqendrohesh në odeonin e fjalës së tij, për t’ia kuptuar veprimin, moteve kur skëterra dhe hijet e zeza mbretëronin mbi tokën tonë e, të mendosh për veçantitë e kuptimësisë së lëvizjes kombëtare dhe veprimeve të atyre që sakrifikuan edhe jetën, për mirëkuptimshmërinë e idilikes dhe darës sonë kombëtare, jo vetëm që duhet rinjohur veprimtaria kombëtare e veprimtarit në fjalë – me pamjen e uniformës së guximit, qëndresës, largpamësisë, por, duhet hulumtuar edhe fijet e ndërlojës mes asaj që quhet kombëtare dhe, asaj që quhet flijim, për të fytyruar dhe kuptuar se si bota shqiptare erdhi deri te dita e lirisë së fjalës dhe, dita e gjysmë lirisë së botës shqiptare, jashtë shtetit shqiptarë.

 

Mehmet_Gega_në_mesin_e_ushtarëve_të_Ushtrisë_Çli rimtare_të_Kosovës,_qershor_1999

Veprimtari kombëtarë – Memet Gega për Historinë Shqiptare është një dëshmi e një të kaluare, kur jeta jetohej ndryshe nën thundrën dhe robërimin e perandorisë sllave – perandorisë së Mbretërisë SKS dhe RSF – Jugosllavisë nga një anë dhe, guximi, trimëria dhe veprimtaria për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet, nga ana tjetër.

Ndaj, për një kuptimësi të këtillë, veprimtarin kombëtar Mehmet Gega duhet shikuar me një shqisë të veçantë të ndjenjës kombëtare për perceptimin e kuptimit Veprimtarë Kombëtarë, që Mehmet Gega e shikonte si e vetmja gjuhë politike dhe Kombëtare për të sfiduar sfidat, të cilat mes shqiptarëve kanë një emërues të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si duhet, pra, shkrirja e kufijve brenda tokës shqiptare dhe, bashkimi i atdheut në një shtet: Një atdhe, një gjuhë, një flamurë, një shtet.

Dhe, nëse jemi të vetëdijshëm se kombi shqiptarë gjatë shekujve ka lindur personalitete që historisë i lanë emër për të vetmin qëllim: atdheu në një shtet, pa dyshim edhe figura: Mehmet Gega, duket figura e natyrës në fjalë, figura njeriu shqiptar, figurë, që luftën dhe paqen e shikoi me shqisat e njeriut dhe me perceptime të pa numërtuara të njerëzores për botën shqiptare, duke vënë në lëvizje, si:qëndrimin kombëtarë, mjeshtërinë e veprimit politike, veprimin unik dhe largpamësinë për një ardhmëri të lumtur, ku fjalën do ta ketë liria e drejtësia dhe mirëqenia ekonomike vetëm në Shqipërinë e bashkuar.

Shtrohet pyetje se kush ishte njeriu shqiptarë, që lindi simbolin kombëtarë -Memet Gega?!

Mehmetriza Ejup Murtezani – Gega, lindi më, 23 nëntor 1921 në lagjen e Sahatit në qytetin e Tetovës, në një familje të thjeshtë zejtare me tradita kombëtare. Shkollimin fillore e bëri në vendlindje, ku edhe do të vazhdojë shkollën e mesme zejtare në vitet e sundimit të Mbretërisë SKS.

Që në vitet e rinisë së hershme, Mehmet Gega njohu drejtpërdrejtë padrejtësitë dhe terrorin sistematik që ushtronin falangat e xhandarmërisë jugosllave në trojet lindore shqiptare, të cilat Evropa plakë në vitin 1913 ia dhuroi në Londër, Serbisë.

Do të sheh se si atdheu rrudhej – digjeshin fshatra dhe bëhej gjenocid andej e këndej Atdheut nga ushtri të stërvitura për pastrime etnike dhe se si mbi qytetet shqiptare ngriheshin qytete sllave.

Këto pamje, që në rini do ta kalitin për të ecur vertikales kombëtare dhe, Baca Mehmet mes popullit të vet do të shquhet për zgjuarsinë, gatishmërinë dhe guximin që kishte, për t’i kundërvënë dhunës dhe gjenocidit e, për t’i thënë NDAL asaj që shikimet i kishte – GJENOCID.

Për këtë arsye edhe u arrestua për herë të parë në vitin 1939 derisa punonte në farkëtarinë, që ishte zeje tradicionale familjare.

Pas daljes nga burgu, shtati i tij do të stoliset me urrejtje ndaj robërisë dhe armikut e, dashuri për ecje vertikale, të gjejë shtegun e lirisë.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në veçanti gjatë viteve 1941-1944 në takimet me mësuesit, pishtarë të ardhur nga Elbasani, të cilët kishin ardhur për të hapur shkollat e para në gjuhën shqipe, u brumos edhe më shumë me ide kombëtare të rilindësve tanë, të cilave ide u qëndroi besnik, deri në frymën e fundit.

Pas vitit 1945 Mehmet Gega emërohet mësues në disa fshatra të rajonit të Tetovës, si në Nerasht, Novo Sellën II e Grupçin.

Ndryshimi i sistemit monarkik serbo-sllav në atë sllavo-komunistë pas vitit 1945, nuk ndryshoi asgjë, por përkundrazi në emër të ashtuquajturës “vëllazërim-bashkim”, thelloi edhe më shumë dhunën për dëbimin e shqiptarëve nga vatrat shekullore, për në Anadolli.

Kësaj politike të trashëguar nga kreatori Ivo Andriqi, Mehmet Gega iu kundërvu me tërë forcat e tija intelektuale e njerëzore; Vepronte nga një qytet në tjetrin, si: në Prizren, Mitrovicë, Prishtinë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Dibër, Preshevë, etj., për t’i trimëruar shqiptarët dhe, për t’i bindur që të mos i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore, duke përgatitur e shpërndarë afishe me përmbajtje: “MOS SHKONI NË TURQI”, “VENDI YNË ËSHTË SHQIPËRIA”, “KËTU DO TË GJEJMË LIRINË”…, etj.

Thënë shkurt e shqip – nga fshati në fshat e nga qyteti në qytetet nuk ndalonte duke apeluar tek shqiptarët, se: nga armiku i shekullit të ri shkoni tek dhëmbët e armikut shekullor dhe, djersa e mundi nuk i shkoi kot – shumë shqiptarë atij moti, mbeten nëpër kullat e tyre duke kuptuar gjuhën e Mehmet Gegës si gjuhë e vetme për t’i sfiduar shikimet shovene sllave.

Ndonëse aktiviteti i atdhetarit dhe mësuesit Mehmet Gega zhvillohej në konspiracion të plotë, megjithatë UDB-ja arriti që ta zbulojë. Dhe, pikërisht në Shkup, pasi kishte shpërndarë afishe nëpër vende të ndryshme dhe, duke u sqaruar e duke i bindë shqiptarët e kryeqendrës Dardane  se janë shqiptarë e jo turq, në një han të këtij qyteti, kodoshët dhe udbashët e arrestuara më 1955 dhe, në shenjë hakmarrje për dështimin e synimit sllav, e dënojnë me 10 vjet burg të rëndë.

Pozita e shqiptarëve qëndronte në teh të shpatës, nuk kishte ndryshuar fare dhe, Mehmet Gega pas daljes nga burgu u shndërrua në Simbol tek populli e në veçanti tek rinia shqiptare, simbol i qëndresës, sepse ngado që e takonin, fjala e tij ishte: Ta bëjmë Shqipërinë si duhet.

Kur qyteteve: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë etj, rinia shqiptare në krye me Adem Demaçin vepronin për lirinë e trojeve nga sundimi sllav, në qytetet Tetovë, Shkup, Ohër, Dibër, Manastir, Gostivar etj, rinia shqiptare në krye me Mehmet Gegën shfaqi pikëpamjen për lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë, që kulmoi me demonstratat e lavdishme të 22-23 dhjetorit 1968 në Tetovë.

Mehmet Gega si organizatorë i demonstratave mori dënimin 10 vjet burg të rëndë, prej të cilave, shtatë vjet i vuajti në burgun famëkeq të Idrizovës.

Edhe pas vajtjes së dënimit të fundit, nuk ndaloi me ide kombëtare dhe urrejtje ndaj pushtetmbajtësve, vepronte e militonte sypatrembur për rrënimin e pushtetit dhe bashkimin e Shqipërisë.

Guximit dhe vendosmërisë e shndërruan në figurën emblematike ndër shqiptarë.

Edhe pse organet e sigurimit shtetëror e përcillnin çdo hap e aktivitet të tij.

Për këtë, Baci Mehmet ishte i vetëdijshëm, por kurrë nuk luhatej nga detyra kombëtare ku ishte pozicionuar, thellësisht i bindur se s’kishte çka të humb, ndërsa për të realizuar idealet e tija, ishte i përgatitur për t’u përballur edhe me të gjitha sfidat që mund t’i dilnin përpara.

Gjithmonë ishte optimist në shpirt dhe, këtë frymë atdhetare bënte përpjekje ta përhapte në masën e gjerë në ndeje të ndryshme, në dasma, në mort, në festa e tubime e në biseda ku gjithmonë thoshte: “Do ta bëjmë SHQIPËRINË, SE TIRANËVE JUGOSLLAVË  U  KA ARDHUR FUNDI”.

Koha e ndryshimeve të mëdha botërore Bacit Mehmet Gega, i dhanë shpresë dhe buzëqeshje, në veçanti luftërat që ndodhen në Atdhe dhe themelimi i Universitetit të Tetovës.

Qëllimi për bashkimit kombëtar, tanimë në sytë e tij shihej si i realizuar dhe, fjala e tij dukej ndryshe: “UNË, PO E SHOH TË BËRË SHQIPËRINË”.

Të rrallë janë atdhetarët siç ishte Mehmet Gega, i cili kurrë nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare.

Ndaj, jo rastësisht porosia e fundit e tij është e skalitur në gravurën e gurë-varrit, në vend të epitafit, për kalimtarët që flasin shqip, frymojnë shqip, jetojnë shqip, në tokë shqiptare, si amanet: “ Ta bëni sa më të mirë Shqipërinë “.

Dhe, për në fund, ne, që e jetojmë kohën dhe ata që do të vijnë pas ta kemi për detyrim, që këtë amanet ta shndërrojmë në gurë kufiri, ku do të shkruhet shqip: Mirë se erdhët në Shqipëri.

Lavdi Baca Mehmet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s