“QYTETI I NJË MIJË SYVE”

Piro Tase, Gazeta Telegraf, 19 Shkurt,2013Piro Tase, Gazeta Telegraf, 19 Shkurt,2013

Piro Tase, gazeta Telegraf, 20 February, 2013

“QYTETI  I  NJË MIJË SYVE”

      Libri “Tё huajt pёr Shqipёrinё dhe Shqiptarёt” ёshtё rezultat i njё pune tё gjatё dhe intensive hulumtuese e autorit nё fondet e pasura tё bibliotekave tё mёdha tё New York-ut, Washington DC., Chicago-s etj., si dhe e dёshmive tё mbledhura nga kontaktet personale me studiues dhe diplomatё tё njohur, si: albanologu Robert Elsie, akademiku anglez Philip Winn, ish-Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, z. Pérez de Cuéllar etj.

      Nё librin voluminoz prej 500 faqesh, autori pёrpiqet tё ndёrtojё historinё e popullit shqiptar, nga lashtёsia deri nё ditёt tona, mbёshtetur nё veprat, kronikat, shёnimet dhe intervistat e personaliteteve tё huaja tё tё gjitha kohёrave, nga SHBA, Europa dhe Azia, qёdёshmojnё pёr historinё, gjeografinё, kulturёn materiale dhe shpirtёrore tёshqiptarёve.

      Arsyen e marrjes sё kёsaj nisme kurajoze dhe tё veçantё nё llojin e saj, pёr tёparaqitur historinё e kombit shqiptar nёn kёndvёshtrimin e tё huajve, autori e sintetizon duke pёrmendur studiuesin Johann Thumann, se “Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qenë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vend përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…”.

      Autori pёrzgjedh qytetin e lashtё tё Beratit, mё shumё se 2400-vjeçar, pёr tё ndriçuar historinё e Shqipёrisё dhe tё shqiptarёve, nё bazё tё vizitave, pёrshkrimeve, analizave e studimeve tё udhёtarёve, poetёve dhe artistёve, misionarёve e politikanёve, arkeologёve, gjeografёve dhe albanologёve tё shquar qё shkelёn nё“Tokёn e Shqiponjave”. Qyteti muze i Beratit nuk ёshtё njё zgjedhje e rastёsishme. I cilёsuar si “Qyteti i Bardhё” ose “Qyteti i Njё mbi Njёdritareve”, i pёrfshirё sё fundi nё listёn e trashёgimisё botёrore tё UNESCO-s, Berati ka zgjuar kureshtjen e tё huajve si “njё qytet tepёr tёrheqёs dhe shumё i rёndёsishёm, me kalanё e tij tё famshme, nё majё tё njё kodre, me kopshtet e me pasuritё e veta”. (W. M. Leak, 1805)

      Nёstudim nuk lihen pa trajtuar as pёrshkrimet dhe ndjesitё e tё huajve pёr qytetin e Durrёsit, tё Elbasanit, tё Vlorёs dhe tё Janinёs, kjo e fundit gjatёqeverisjes sё “Bonopartit Mysliman”, Ali Pashё Tepelenёs, i cili “duke patur vajza mё shumё se ç’duhej nё oborrin e tij, bёnte qё tё dukej pak mё i moderuar pёr syrin e aleatёve evropianё”.

      Autori, nёpёrmjet shfrytёzimit dhe sistemimit me saktёsi shkencore tё tё dhёnave tё larmishme, pasqyron tiparet dhe evoluimin e qytetёrimit shqiptar, duke u pёrqendruar tek organizimi politik, veprimtaria ekonomike, marrёdhёniet shoqёrore, zhvillimi kulturor e gjuhёsor, besimet fetare, pa harruar vlerёn e tolerancёs fetare tё shqiptarёve. Siç pohon W. Plomer: “Po të mos ishin shqiptarët Kristianë të mirë, askush nuk do t’i quante ata Myslimanë të mirë dhe, në të vërtetë, ata janë të njohur si Njerëz jo të një Besimi: një burrë mund të martohej me një të krishtere, mund të shpinte djemtë në xhami dhe të lejonte vajzat të faleshin në kishë, ose të shkonte vetë si në kishë ashtu edhe në xhami, apo në asnjë nga ato. Nuk e kishte për gjë të hante ushqim të ndaluar me kuran, të pinte verë apo edhe të mos pranonte që të bëhej synet”.

      Nё perceptimin e tё huajve pёr popullin shqiptar, autori konstaton si emёrues tё pёrbashkёt fisnikёrinё, trimёrinё dhe hijeshinё e racёs shqiptare, duke u ndalur veçanёrisht te pёrpjekjet e parreshtura dhe lufta e tyre pёr liri e pavarёsi, si dhe mbrojtja me çdo kusht e identitetit kombёtar. “As vala e madhe e emigrimit, dhe as betejat kundёr serbёve, turqve dhe armiqve e pushtuesve tё tjerё, nuk kanё mundur t’i pengojnёshqiptarёt pёr tё mbajtur gjithmonё tё pastra tiparet e rralla tё tyre lidhur me racёn, gjuhёn, traditat e zakonet”. (Leo Freundlich)

        Tё pozicionuar nё udhёkryqin Lindje –Perёndim, shqiptarёt u pёrpoqёn vazhdimisht ta ndryshojnё “fatin”, pёr tё mos mbetur thjesht “njё shprehje gjeografike”, apo monedhё kёmbimi nё duart e Fuqive tё Mёdha qё synonin tё kёnaqnin interesat e aleatёve ballkanike, por tёshёrbёjnё si faktor pajeje e stabiliteti nё rajon, duke dhёnё shёmbullin e fqinjёsisё sё mirё dhe aspiratёn pёr bashkim mes vetes nё familjen e madhe europiane.

       Autori, me ndёrgjegje tё lartёintelektuale dhe profesionale, e ka konceptuar dhe renditur dokumentacionin e informacionet e shumta nё pesё kapituj, duke filluar me lashtёsinё dhe pёrfunduar me ndryshimet politike nё Shqipёrinё e viteve ’90. Libri, i shkruar me stil tё qartё dhe gjuhё tё thjeshtё, ka pёrmbajtje shterruese dhe pёrbёn risi nё prezantimin e ngjarjeve, fakteve dhe figurave historike tё popullit shqiptar, nёn syrin kritik tё tё huajve. Studimi paraqet interes tё veçantё pёr opinionin shkencor, por edhe pёr dashamirёsit e historinё, duke dhёnё njёkontribut me vlerё, pёr nga tematika dhe qasja, nё historiografinёshqiptare. 

Ne vazhdim, lexuesi mund te njihet me shenimet e kronikanit  te shquar turk Evliha Celebi ku pershkruhet udhetimi i tij ne vise te banuara nga shqiptaret dhe ne vecanti ne qytetin e Beratit te cilin ai e quan: “QYTETI I NJE MIJE SYVE”.

Fragmenti eshte shkeputur nga studimi “ Te huajt per Shqiperine dhe Shqiptaret” Edicioni i dyte  nga Piro(Marko) Tase

1670

Udhētim nēpēr Shqipērinē e Jugut

“Filluam, pra, të zbresim nga ky fshat, duke ndjekur anën perëndimore, e duke ecur mes vreshtash të mbjella me hardhi dhe, pas një ore mbritëm në tokën madhështore të Xhihadit, në qytetin e bukur, të vendosur përgjatë një lugine, në  Belgradin shqiptar…”

EVLIA ÇELEBI

Udhëtari turk Evlia Çelebiu*) vizitoi Kosovën në Dhjetor të vitit 1660, Shqipërinë e Veriut dhe Malin e Zi, më 1662, si dhe Shqipërinë e Jugut, më 1670. Mundësia për të kryer udhëtimin e parë të kësaj vizite, në këto zona, iu dha  kur eprori i tij, Meleq Ahmed Pasha, nga guvernator i Bosnjës (me rezidencë në Banja – Luka) u emërua guvernator i Rumelisë (me rezidencë në Sofje)

Evliai kaloi përmes Kosovës, ndaloi në Mitrovicë, Vuçiternë, Kosovë, Polje, Prishtinë dhe Kaçanik. Shënimet e tij për këtë udhëtim, midis Novi Pazarit dhe Shkupit, janë botuar në vëllimin V të këtij libri.

Pas një viti, Meleq Pashai u vendos në Belgrad, për të marrë pjesë aktivisht në organizimin e ushtrisë otomane në Transilvani. Për shkak të mungesës së fondeve, ai dërgoi Evlia Çelebiun në Shqipëri për të mbledhur ca borxhe.

Evliai ndaloi në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Podgoricë dhe Ulqin, pastaj vazhdoi rrugën për në Sofje, ku u bashkua përsëri me Meleq Pashën para se të merrnin rrugën për në Stamboll.  Shënimet e tij për këtë udhëtim  janë përmbledhur në kapitullin VI.

Evliai mori pjesë në luftën për pushtimin e Kretës nga Turqia, në vitin 1669.  Vitin tjetër, komandanti turk, Ali Pashai,  e dërgoi Evlianë  me mision në Shqipëri për të rindërtuar kalanë e Zarnata-s duke mobilizuar ushtarë dhe krahë të  nevojshme pune dhe kështu të siguronte Manian në Peloponez nga  ndonjë sulm i mundshëm i venetikasve, të cilët, pa dyshim, synonin që të rimerrnin atë që humbën një vit më parë.

Evliai kaloi përmes Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Beratit, Vlorës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Ohrit dhe Pogradecit para se të vazhdonte më tej përmes Maqedonisë  dhe Bullgarisë e për të mbritur  në oborrin turk, në Edrene.

Shënimet e këtij udhëtimi janë përmbledhur në kapitullin VIII.

Seyahatname-ja e tij (“Libri i udhëtimeve”) përmban një material të bollshëm mbi historinë, kulturën, folklorin dhe gjeogafinë  e atyre vendeve që Evlia Çelebiu vizitoi. Për Shqipërinë e shekullit  XVII e sidomos për jetën e brëndëshme të saj, këto shënime janë një minierë informacioni dhe me një vlerë të pallogaritshme. Burimet historike për Shqipërinë e kësaj periudhe janë shumë të rralla.

Vepra e Evlia Çelebiut na jep një itinerar  të detajuar përmes një toke krejtësisht të panjohur duke përfshirë, mes shumë gjërash  të tjera, përshkrime shumë tërheqëse dhe befasuese për qëndrat e qyteteve, për fortesat, xhamitë, për vendet ku organizoheshin pelegrinazhet fetare  dhe për ato vende ku shkonin për t’u zbavitur. Shkrimet e tij bëhen për ne, edhe një burim i pasur informacioni lidhur me përhapjen e islamizmit  dhe të urdhërit bektashian në Shqipëri. Përshkrimi që Evliai u bën qyteteve dhe fshatrave  të Shqipërisë, zbulojnë  ato elementë të kulturës islame që  vetëm shumë pak kanë mundur t’i rrezistojnë kohës. Të dhënat që lidhen me gjuhën shqipe të regjistruara në thëniet e Çelebiut, përbëjnë, gjithashtu, një kontribut të shquar dhe të pazakontë për historinë e kulturës dhe të gjuhësisë shqiptare.

Ndërsa për strukturën e popullsisë shqiptare, Evliai flet pak ose hesht fare, por, kur vjen fjala për origjinën (legjendare) të këtij populli, ai bëhet shpërthyes dhe shumë informativ.

“…Mëngjesin e ditës tjetër filluam  përgatitjet për të lënë Tepelenën…

Kur mbritëm tek portat e kështjellës, gjetëm atje 200 ushtarë të armatosur të garnizonit,  të cilët po prisnin për ne, pasi nuk donin të na linin vetëm dhe të pa shoqëruar gjatë udhëtimit tonë …

Pse jeni armatosur kështu?” i  pyeta unë.

Im zot!” u përgjigjën ata. “Dje,  juve u ndeshët në rrugë me një bandë rebelësh. Ju vratë disa nga ata të pabesë dhe plagosët shumë të tjerë. Mbrëmë, të afërmit e tyre, të zemëruar, erdhën në qytet dhe donin të hakmerreshin kundër jush, por ishte e pamundur të futeshin brënda këtyre mureve ku jeni strehuar juve. Pastaj bën plan për t’u vjedhur kuajt. Ne qëndruam gjithë natën në gatishmëri për t’u ruajtur juve  dhe kuajt. Nuk  ju thamë gjë, pasi nuk donim t’ju prishnim gjumin. Ndaj tani, këta të pabesë, nuk do t’u lënë   të kaloni të gjallë për tek Pashai i Vlorës.  Është vetëm një grykë mes së cilës ju mund të kaloni dhe ata,  janë pikërisht atje,  duke pritur për juve. Ne do të qëndrojmë gjithë kohën pranë jush dhe do t’u mbrojmë nga sulmi i tyre.”

…Me të thënë këto fjalë, të 200 luftëtarët trima u nisën para nesh.

Lamë fortesën dhe filluam të zbresim poshtë kodrës, në drejtim të lumit të Gjirokastrës, të cilin e kaluam menjëherë duke lundruar mbi varka, e duke iu shmangur asaj gryke për të cilën bëhej fjalë se na kishin ngritur pusi. Në krahun tjetër të lumit, udhëtimi zgjati tre orë,  deri sa arritëm në kufi me Skraparin…”

Berati

Para se të mbrijë në Berat, Evlia Çelebiu, gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipërinë e Jugut, ka përshkuar Delvinën, distriktin e Kurveleshit, Vlorën, Gjirokastrën, Tepelenën, Këlcyrën dhe Skraparin…

“…Ne vazhduam të ecim dy orë rrjesht pasi e lamë Skraparin dhe mbritëm në fshatin Vizhkor ( i pa identifikuar) dhe pas një ore, duke ecur në drejtim të perëndimit, në fshatin Tërpan, ku jeniçeri Hasan Aga ka pronat e tij, dhe ku  mes tokave, të bie menjëherë në sy shtëpia e tij  me një oborr të zbukuruar brënda dhe jashtë, gjithmonë e hapur për udhëtarët.

Prej këtej arritëm në fshatin e Zhitomit.1) Eshtë një fshat i begatë me vreshta dhe kopështe të mbjella. Ky fshat i përkiste Mustafa Pashës, agait të jeniçerëve.

Gjysëm ore larg, matanë një lugine, ndodhet fshati i Lavdanit,2) (Bardhaj )dhe, ndërsa lamë Bardhajn, në  krahun tonë të  djathtë, mbritëm në fshatin Roshnik.3)

Aty pamë shtëpi një deri dy katëshe prej guri dhe me çati të mbuluara me tjegulla dhe të rrethuara nga kopshte dhe vreshta me rrush. Ky fshat i  përket Koprulu Mehmet Pashait. Shtëpitë janë të shumta por ndodhet  edhe një xhami e cila duket e mbajtur mirë dhe vazhdon të shërbejë për të kryer ceremonitë fetare të rastit, një  shtëpi tjetër,  e veçantë,  ku shkohet për të bërë lutjet,  si dhe një medrese, një shkollë fillore, një teqe, një banjo publike e  sapondërtuar si dhe një numër i mjaftueshëm dyqanesh.

Moti është jashtëzakonisht i kënaqshëm.

Prej këtej u kthyem përsëri në Zhitom dhe, pastaj,  zbritëm nga ana veriore  për të mbritur, pas një ore,  në Drabonik.4)

Ky është një fshat prej gati 150 shtëpish,  plot me pjergulla, tamam si Kopështi i Airemit, po që ishte i banuar nga njerëz  jo besimtarë. Prej këtej, poshtë në luginë, të shfaqet përpara syve qyteti i Beratit.

Filluam, pra, të zbresim nga ky fshat, duke ndjekur anën  perëndimore e duke ecur mes vreshtash të mbjella me hardhi dhe, pas  një ore,  mbritëm në tokën madhështore të Xhihadit, në qytetin e bukur të vendosur përgjatë një lugine, në  Belgradin shqiptar (Berati).  Sipas historianëve latinë, fillimisht, ky qytet ka qënë i themeluar nga ———-dhe ka kaluar dorë më dorë, deri sa në vitin —————-gjatë kohës së sundimit të Sulltanit  Bajazit Khan, kryekomandanti turk Gedik Ahmed Pasha, e pushtoi këtë qytet i cili, deri në atë kohë,  ishte në duart e shqiptarëve, grekëve  dhe venetikasve.

Janë ———-fortesa në Perandorinë Otomane që kanë të njëjtin emër: “Belgrad”. E para, Belgradi  Danubian në lumin Danub; e dyta, Belgradi i Stolnas në Budapest; e treta, Belgradi  Transilvanian, i cili ndodhet nën juridiksionin turk; dhe së katërti, ky Belgradi Shqiptar.

Sipas regjistrave të Sulejman Khan-it, ky qytet është selia e beut të sanxhakut të Vlorës për vilajetin e Rumelisë.

Eshtë jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj dhe beu merr nga Sulltani një të ardhur të mirë që arrin deri në 229.000 akçe. Ka 28 ziamete dhe 489 timare. Gjithashtu, ka një allaj-beg dhe një çeribash. Në kohë lufte, sanxhak-beu është i detyruar me statut që të sigurojë për sulltanin 4000 ushtarë të armatosur duke përfshirë në këtë numur ata që kishte në shërbim si dhe ata të grumbulluar nga timaretet. Këta janë ushtarë trima dhe të papërmbajtur.

Berati ka një sheihulislam, njënakibuleshraf një kadi me rrogë të nivelit 300 akçe dhe 120 fshatra, nga grumbullimi i  të ardhurave vjetore të të cilave, kadiut  i takojnë 6 qese, kurse pashait, 30 qese.

Në qytet, gjithashtu, janë edhe disa figura të tjera, si: komandanti i jeniçerëve, guvernatori i kështjellës dhe garnizoni i tij ushtarak, vojvoda i qytetit, ispektori i tregut, taksidari, komandanti i fortesës, kryetari  i bandës muzikore, kryetari i bashkisë, krye-arkitekti dhe një punonjës i zyrës së taksave.

……………………………………………………………………………………………………………………

Fortesa e Beratit ndodhej në duart e grekut Kostantin dhe të shqiptarëve.

Arkitektura e fortesës.- Eshtë ndërtuar në formën e një shandani në majën e  një kodre të pjerrët dhe të zhveshur që shtrihet në drejtimin veri-jug. Ajo duket  e fuqishme dhe madhështore, një fortesë e qëndrueshme  e ndërtuar me gurë të lëmuar dhe të prerë në formë kallëpesh të mëdhenj.

Edhe pse ajo ngrihet në zemër të qytetit, nuk është ruajtur mirë dhe vende-vende, të bihen në sy muret e saj të dëmtuar.

Periferia e gjithë murit rrethues të kështjellës është 2600 hapa të mëdha. Ka katër porta të forta  dhe të qëndrueshme. E para, në faqen veriore, quhet  Porta e Madhe. Prej andej, largësia deri në pazar është 1000  hapa. Kjo Portë, ka tre hyrje të mëdha, të cilat janë larg njëra-tjetrës, në një distancë prej 100 hapash seicila. Dy nga këto hyrje janë me pamje nga veriu dhe e treta është hyrja e brëndëshme e kalasë, në drejtim të lindjes. Gurët e themeleve të portës janë  të mëdhenj sa trupi i një elefanti. Të tillë gurë mund të gjenden vetëm në Hebron pranë Jeruzalemit  dhe në fortesën e Benderit pranë brigjeve të lumit Dniestër. Porta e dytë, poshtë një manastiri  të heshtur, është me pamje nga ana perëndimore dhe komunikon me një rrugë që zbret përballë xhamisë  së re të ndërtuar nga Hysen Pashai, në lagjen Murat Çelepia. Porta e tretë është me pamje nga lindja, midis lagjeve; është e vogël, paksa e fshehur dhe jo shumë e përdorshme.

Arkitektura e Akropolit.-Eshtë një kështjellë e vogël, shumë e bukur, brënda fortesës kryesore.

Është  e ndërtuar me gurë dhe ka një perimetër prej 800 këmbësh. Njëra qoshe e saj  mbështetet në murin perëndimor të fortesës. Ka dy porta. Njëra, me dalje nga lindja, përballë pjesës së brëndëshme të fortesës. Tjetra, me dalje nga perëndimi që të shpie poshtë, jashtë fortesës, në lagjen e Çelepisë.

……………………………………………………………………………………………………………………..

Në anën jugore të Kalasë është lagjja e quajtur “Shkëmbi i Çekebenit”,   [Çekebeni=nga turqishtja‘më ngri lart’!] një kreshtë shkëmbore e frikshme që ngrihet lart  në hapësirë dhe ku kanë foletë  e tyre vetëm shqiponjat, skifterët dhe shpendë të tjerë. Faqja shkëmbore është aq e pjerrët sa që askush nuk guxon të shohë poshtë.   Arsyeja,  përse lagjja e “Shkëmbit të Çekebenit” ka marrë këtë emër, është:

‘…Pas pushtimit të Beratit, të pafetë e mallkuar, e ngritën përsëri rrethimin e tyre përreth kështjellës, dhe, ushtria turke, e mbetur brënda mureve, nuk ishte në gjëndje të lajmëronte Sulltanin. Më në fund, një ushtar i guximshëm, duke  e marrë parasysh rrezikun, zbriti me litar nga ana e faqes shkëmbore të kalasë. Kaloi me not lumin ——-, që rridhte përgjatë luginës,  poshtë kështjellës, dhe,  duke marrë rrugën që të çonte në Edrene, mundi të arrijë atje dhe të informojë Sulltanin për situatën e krijuar në kështjellën e rrethuar nga armiqtë. I shpërblyer nga Sulltani me dhuratat më të mira,  ushtari trim u bë gati për të  marrë rrugën e kthimit. Pas tre ditësh, mbriti në mes të natës, rrëzë  faqes shkëmbore dhe bërtiti:“Çeke beni!”(‘Më ngrini lart’!) Ata që ishin brënda kështjellës, e njohën nga zëri që ishte Gazi Kuski,- kështu quhej ushtari që  shkoi për të lajmëruar Sulltanin,- i cili u bë i njohur, më pas, nga përdorimi i këtij ‘kodi’ të caktuar që më parë. E tërhoqën menjëherë Gazi Kuskin lart, me litar, dhe e futën në fortesë.

-Mirë se erdhe! Ç’kemi ndonjë gjë të re?- e pyetën ata.

-Ju sjell përshëndetje nga Padishahu, vezirët e tij dhe nga shehulislami. Sulltani ju dërgon fjalë se do të mbrijë brënda 10 ditëve me 50.000 ushtarë.. Deri atëhere, ai kërkon, që juve të jepni prova për besnikëri ndaj allahut  duke mos ia dorëzuar kalanë armikut. Ja dhe letrat nga autoritetet.

Të rrethuarit  brënda kështjellës, morën zemër nga këto lajme të mira dhe e mbrojtën fortesën ditë dhe natë, duke përdorur gjithë energjitë e tyre deri sa, pas dhjetë ditësh,  erdhi ndihma, tamam si një mortajë në trajtën e një ushtrie prej 70-80 mijë ushtarësh, të cilët u turrën kundër të pafeve, vrullshëm,  si shpata e Bajazitit, sa edhe sot, pirgjet e ushtarëve armiq i shikon nëpër fushën e Myzeqesë.

Pas kësaj, Sulltani i shpërbleu ushtarët e tij për fitoren që arritën. Ai, në mënyrë të veçantë, shpërbleu lajmëtarin kurajoz që kishte përdorur fjalën ‘çeke beni’ duke i garantuar një zeamet të madh me një fshat vetëm për të,  i cili edhe sot e kësaj ditë administrohet nga fisi i çekebenijve.

Që nga ajo kohë, kreshtës shkëmbore i mbeti emri, “Shkëmbi i Çekebenit.”

Është një kodër e lartë, një masiv shkëmbor i bardhë, si purgatori që të shpie në Parajsë, mbi të cilin janë vendosur kulla të shumta, kisha, tabje dhe sheshe dëfrimi.

……………………………………………………………………………………………………………

Tregje dhe pazare të mbuluar. Ndodhen —————tregje të mrekullueshëm me dyqane të vendosur në rradhë dhe shumë komodë, duke përfshirë atë të opingarëve, të këpucarëve, e të prodhuesve të artikujve prej lëkure. Përgjatë lumit është pazari shumë i bukur, i sapo krijuar  nga Hysen Pashai me 100 dyqane, që të gjithë njëkatësh. Është vendi ku njerëzit takohen me njëri–tjetrin. Këtu, nëpër tezga të vendosura nën hijen e pemëve të ndryshme, gjen nga të gjitha llojet e prodhimeve artizanale.  Seicili është i zënë me llojin e zanatit të vet .

Në mes të këtij pazari, ndodhet një shesh i madh me   një kullë sahati të lartë, dhe të mrekullueshme. Ora ishte sjellë nga Transilvania dhe këmbana ishte aq e madhe, sa që brënda saj mund të qëndronin 10 veta. Ajo bie 12 herë në ditë. Tingulli i kësaj këmbane mund të dëgjohet deri në një distancë prej një ditë të ecur më këmbë.

Kulla e orës është aq e mrekullueshme, sa e ke të vështirë ta përshkruash me fjalë; duhet ta shohësh vetë, me sytë e tu,  që ta besosh.

Në afërsi të këtij pazari ndodhen 6 kafene, seicila e lyer dhe e zbukuruar si ata tempujt kinezë kushtuar idhujve të tyre.

Disa nga këto janë në breg të lumit ———– i cili kalon përmes qytetit: këtu, disa veta lahen në lumë, ca   peshkojnë dhe  të tjerë vijnë për të takuar ndonjë shok e për të biseduar për  fenë apo për problemet e ditës.

Ka shumë poetë, njërëz të shkolluar dhe shkrimtarë me horizont të gjerë. Ata janë të sjellshëm dhe fisnikë, të zgjuar dhe të urtë, e  me kurajo për t’i zgjidhur hallet e jetës më mirë vetë, se sa t’i luten zotit.

Tregu i lëkurë-punuesve, përgjatë bregut të lumit, është i mbuluar nga hija e pemëve të larta të shelgjeve dhe të pjergullave,  duke e bërë atë një vend tepër tërheqës për  njerëzit që vijnë aty për të kaluar kohën e lirë edhe pse pronari i këtij tregu është Ahi Evran-i .17)

Tregu i kazanxhinjve,me zhurmën karakteristike dhe të vazhdueshme‘takatartak’, ‘takatartak’ që vinte nga kudhrat ku godisnin çekanët e bakërpunuesve, gjithashtu, ishte   vendosur nën hijen e pemëve dhe dukej mjaft i bukur me ato dyqanet njëkatësh.

Tregu i mëndafsh-punuesve, i cili, gjithashtu, është shumë i pastër dhe i sistemuar mjaft  mirë, ofron pamjen e një bukurie të jashtëzakonshme me ata djemtë e rinj dhe simpatikë që shërbejnë atje. Ata janë kaq të pashëm dhe elegantë sa mund të dallosh edhe palcën e kockës nëpër gishtrinjtë e tyre që lëvizin harmonishëm.

Uji i pastër i lumit kalon përgjatë gjithë gjatësisë së pazarit, duke i dhënë atij vendi një freski të tillë sa cilido  ndjen kënaqësi të ndalet në mes të rrugës, të ulet  dhe të humbasë mendjen në mes të kësaj mrekullie që e rrethon.

Brenda dyqaneve, shërbejnë djem të rinj e me fytyra të pastra të  pa rrahura nga rrezet e diellit si ato të princave nëpër oborret mbretërorë. Shumica e dyqaneve, në të dyja anët e rrugës kanë çati prej dërrase. Miqtë, shokët, të dashuruarit, takohen këtu me njëri-tjetrin  dhe e kalojnë kohën duke biseduar e duke ngacmuar këta djem të rinj, të cilët, tanimë, janë mësuar dhe vazhdojnë punën pa ndjerë t’u skuqen faqet nga turpi. Dhe me të vërtetë, krye-ustai, e pse jo, edhe prindërit,  ndihen krenarë kur shikojnë se si këta të rinj tërheqin vëmendjen e të tjerëve me paraqitjen dhe sjelljen e tyre.

……………………………………………………………………………………………………………………….

Koru Varosh (Gorica). Përtej lumit Osum, në bregun jugor të tij, shtrihet një tjetër qytet shumë  i bukur, i quajtur Koru Varosh, me rreth 200 shtëpi të mbuluara me tjegulla të kuqe, rrethuar nga kopshte, pemë frutore dhe vreshta me rrush. Është e banuar, kryesisht, nga të krishterë apo shqiptarë të pafe. Në shpinë të këtij qyteti ngrihet mali Koru (mali i Goricës) prej nga vjen edhe emri i këtij qyteti. Është një masiv malor i mbuluar në pjesën më të madhe nga pemë të larta.Trungjet e  këtyre pemëve janë   përdorur si kolona mbajtëse dhe për riparimin e urës mbi lumin Osum. Kushdo që do të guxonte të priste qoftë edhe një degë të vetme nga këto pemë, do të dënohej nga autoritetet vendase. Po ashtu, kushdo që do të   kryente ndonjë vrasje, për t’i shpëtuar dënimit, do të fshihej në thellësi të këtij mali, dhe që nga ky çast ai i shpëtonte ndjekjes, por nuk mund të rikthehej më kurrë në qytet. Ne se krimineli kthehej, do ta kapnin dhe do ta egzekutonin menjëherë, ndaj në këto kushte, vrasësi mbetej si një egzilant i përjetshëm.

Vendet për të kaluar kohën e lirë. Janë 77 parqe dhe sheshe zbavitje në afërsi të Beratit. Shumica e këtyre janë: sheshi tek “Shkëmbi  i Çekebenit” në fortesën  e sipërme,  sheshet pranë tregut të lëkurë-punuesve, poshtë në qytet, sheshi i mbuluar me pemë të larta tek pazari i ri, pllajat në rrëzë të malit të Tomorit,  ku të rinjtë venë për të gjuajtur,  si dhe  parku në malin e Goricës.

Ky i fundit, me ato lëndinat e mbuluara me bar dhe me tulipanët e çelur, është një parajsë e vërtetë Persiane që të kujton kopshtet e Meram-it pranë Konyas dhe të Aspozos pranë Malatyas.

Në disa vende ajo freskohet nga rrëke uji që zbresin nga lart. Stolat e vendosur në rrëzë të trungjeve të pemëve të larta, janë të mjaftueshëm  për të pushuar gati 100 veta. Në vende të caktuara të malit  venë nga qyteti, njërëz të çkujdesur, apo qefllinj, të cilët qëndrojnë aty tërë javën duke ngrënë e duke pirë deri sa dehen. Me një fjalë, është një vend i shkëlqyer për t’u çlodhur apo për të larguar sadopak mendjen nga hallet e ditës.

………………………………………………………………………………………………………………………….

Të gjitha shtëpitë e mëdha të qytetit i kanë dritaret e tyre me pamje nga lumi. Zakonisht  edhe këto shtëpi përmbyten, gjithashtu, por dëmi është  mjaft i vogël pasi ato janë të forta dhe  të qëndrueshme.

Urat më të njohura të Beratit.- Pikërisht, poshtë qytetit të Beratit, në fund të tregut të kazanxhinjve, ndodhet  një urë që kalon mespërmes lumit Osum për në Koru Varosh18)  Eshtë një urë e madhe prej druri me 9 harqe. Këmbët e saj janë ndërtuar prej guri dhe janë të futura thellë në shtratin e lumit. Shtresa e urës është përbërë prej dërrase të trashë dhe të fortë dushku, të prerë në malin Koru

Është me të vërtetë një urë e mrekullueshme. E vetmja urë që mund të krahasohet me të, është ura vetëm me një hark, që Sulltan Sulejmani ndërtoi mbi lumin Drin, në qytetin Foca të vilajetit të Hercegovinës.

Por ura e Beratit ka 9 harqe- Zoti e ruajt  atë!

……………………………………………………………………………………………………………………..

Mali i Tomorit. -Dy orë larg nga Berati, në drejtim të jugut, ngrihet mali i Tomorit, një mal shumë i lartë, maja e të cilit duket edhe nga një largësi prej 5-6 ditësh ecje më këmbë. Aty ka nga të gjitha llojet e pemëve frutore, bimët aromatike dhe është  plot kullota të gjelbërta.

Çdo vit këtu vijnë mjekë nga Evropa Perëndimore e nga Latinistani 19) duke iu ngjitur malit për të mbledhur lloj–lloj bimësh mjeksore. Përrenjtë, ujrat e të cilëve burojnë nga gjiri i  këtij mali, zbresin poshtë, përgjatë faqeve të pjerrëta të tij duke shërbyer si kufij natyrorë për ndarjen e 11 kadi-distrikteve.

Përrenjtë që zbresin nga ana perëndimore e malit, derdhen në liqenin e Ohrit.

………………………………………………………………………………………………………………………..

Gjithë të rinjtë janë të dhënë pas armëve, sepse-Zoti na ruajt!-kjo është Shqipëria dhe nuk bëhet shaka me shqiptarët. Ata dinë të betohen vetëm për shpatën e tyre.

DR. ESILDA LUKU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s