Kolë Jakova
Kolë Jakova lindi në vitin 1916 në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në këtë qytet, Kola mbaroi shkollën fillore dhe u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këto vite, kur i riu nisi të shkruajë vjershat e para. “Kënga e tre heronjëve“ dhe “Shqiponjat partizane“ shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë. Pas çlirimit, në vitin 1953, Kola shkroi veprën “Heronjtë e vigut“. Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën “Toka jonë“, “Përkolgjinajt“ në vitin1965, “Lulet e shegës“ në vitin 1970, “Bashkë me agimin“ në vitin 1975 dhe dramën “Lugajanet“ në vitin 1997. Këto i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë. Njëkohësisht, Kolë Jakova është autor i disa romaneve si, “Fshati midis ujërave“, “Përballë hekurave të kryqëzuara“ dhe “Kulla buzë liqenit“.
Tituj të veprave
- Bashkë me agimin (1975)
- Fshati midis ujërave (roman satirik, 1986)
- Halili dhe Hajrija
- Heronjtë e vigut
- Kulla buzë liqenit (roman)
- Lugajanet (dramë, 1997)
- Lulet e shegës (1970)
- Përballë hekurave të kryqëzuara (roman)
- Përkolgjinajt (1965)
- Toka jonë (dramë, 1954)
“mbeti i divave (roman,1982)
nga Enciklopedia e Lirë