Fatos Arapi

180px-Fatos_Arapi

          Fatos  Arapi

Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në VlorëShqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë struganedhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezia dhe vjersha”. Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t’i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë “Antiburokratike”, apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë “Pse erdha në jetë”. Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe “mejtimit të lirë” siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.

Tituj të veprave

  • Shtigje poetike1962 
  • Partizani pa emër, 1962
  • Poema dhe vjersha1966 
  • Ritme të hekurta1968 
  • Patat e egra1969
  • Dhjetori i shqetësuar1970 
  • Dikush më buzëqështë1972 
  • Poezi të zgjedhura1974 
  • Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977 
  • Shokët, 1977
  • Cipa e borës1985
  • Deti në mes1986
  • Ku shkoni ju statuja1990 
  • Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku1995
  • Gjeniu pa kokë1999

Përkthime

  • Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
  • Poezi, Pablo Neruda, 1989;
  • Safo, 1990;
  • Antologji e poezisë turke,

Enciklopedia e Lirë

Fatos Arapi (b. 1930) from Zvërnec near the port city of Vlora, is the author of philosophical verse, love lyrics and poignant elegies on death. He studied economics in Sofia (Bulgaria) from 1949 to 1954 and worked in Tirana as a journalist and lecturer in modern Albanian literature. In his first two collections,Shtigje poetike, Tirana 1962 (Poetic paths), and Poema dhe vjersha, Tirana 1966 (Poems and verse), he made use of more modern verse forms than did his contemporaries and set the course for a renewal of Albanian poetry after years of stagnation. Child of the Ionian sea, Arapi has never lost his fascination with the sparkling waters of the Mediterranean, the tang of the salt air and the intensity of light on the southern coast, all of which permeate his verse. His true poetic vocation can be glimpsed in the creation of an equilibrium between the harmony of the waves and the rhythmic impulses of his being. Fatos Arapi is the author of over 25 books. Since the fall of the communist dictatorship in particular, he has published numerous volumes of verse and short stories, and remains a leading figure of contemporary Albanian literature.

Robert Elsie

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s