Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla u lind më 8 janar 1961 në Bardh te madh, Komuna e Fushë Kosovës. Shkollën Fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në prishtinë, ndërsa studimet universitare, për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, kreu në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Poezinë filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore, më 1976, kur botoi poezin e parë në revisten “Shëndeti“, ku hapi rrugë bashkëpunimi të vazhdueshëm me të gjitha revistat e gazetat letrare në Kosovë e më gjërë. H. Qyqalla është i pranishëm edhe në medien audiovizive si Radio Prishtina, TV Prishtina, etj. , njëherit ka qenë edhe themelues e Kryetar i Klubit Letrar “Naim Frashëri” të Bardhit, Klubit Letrar “Lulëkuqet“ e KEK-ut, i Klubit Letrar të Fushë Kosovës, Fakultetit Filolozofik, etj.
Nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Është antar I Lidhjes së Shkrimtëve të Kosovës, dhe aktualisht Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptar në Gjermani. Fitues i disa konkurseve poetike (si në Malishevë, vendi i parë me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të këtij Qyteti), pastaj bartës i shumë Mirënjohjeve e Dekoratave.
Ka botuar këto Vepra Letrare:
1. “Dua të vdes shqip”, “SPEKTRI”, 2004 Prishtinë (ribotim 2011);
2. “Robi I lirisë”, “MËRGIMI A&B”, Biblioteka “Salloni Poetik”, Tiranë – Prishtinë – Gjenevë 2007
3. Bashkautor në Antologjinë “Asht e gjak Arbërie” (12 autorë shqiptarë në Gjermani), Shtëpia botuese “Doruntina”, Prishtinë & Hanover, 2007
4. “Prekja e ëndrrës ”, Shtëpia botuese “Globur R”, Tiranë 2009;
5. “Arkeologji e shpirtit”, Shtpia botuese “Shkëndija”, Biblioteka “Shkreli” – Prishtinë 2010;
6. “Meshari modern”, Shtëpia botuese “ADA”,Tiranë, 2011;
7. Bashkautor i Antologjisë “Trinomi i lirisë”(me Z. Neki LULAJ), Shtëpia botuese “Jeta e Re”, Biblioteka “Poezi”, Prishtinë 2012;
8. Autor i Antologjisë “Një shekull dritë” (100 poetë, 100 poezi), Shtëpia botuese “ADA”, Tiranë, 2012.