DASHURIA ËSHTË DHIMBJA IME E BUKUR

 

DASHURIA ËSHTË DHIMBJA IME E BUKUR 
-Intervistë me lirikun Skënder Rusi-
raimonda
               Intervistoi :  Raimonda Moisiu
Janë 15 libra poetikë të botuar të lirikut Skënder Rusi,që dëshmojnë për vitalitet të këtij poeti lirik,që është bërë aq i dashur dhe i kërkuar nga lexuesit e pasionuar të poezisë.,kusecila prej tyre është një gjendje e veçantë shpirtërore,,një vibrim i ri dhe një realizim mevlera të larta artistike. Poezia përveçse dashuri nuk mund të jetë tjetër-thotë poeti-dhe këtuka parasysh jo thjesht temën e dashurisë,por ndjenjën e dashurisë,e cila i përshkon nga fillimie deri në fund poezitë e tij. Këto poezi janë të qëndisura me filigramë artisti të vërtetë,në tëcilat gërshetohet kaq bukur dhe kaq hollë lirizmi me meditacionin,dashuria për jetën, metrishtimin që sjell ikja e viteve,erotizmi,impresionizmi,simbolizmi.E sidomos trishtimi rusian!Ikona e poezisë shqipe,i madhi Dritero Agolli do të shprehej për Skënder Rusin:”Po tamarrësh më konkretisht ,në poezinë e Skënder Rusit unë shoh dy elementë ,ose më mirë dyryma,të ekzistencializmit dhe të impresionizmit.Këto janë të veçanta,që dallojnë nga njeratjetra,ndersa te ky poet bashkohen të dyja në një të vetme ,duke e bërë atë që jo të kërkojësendin,por të hyjë brenda këtij sendi apo fenomeni dhe jo që vetëm t’i ndriçojë,por të shikojë përplasjet nga del shkëndija e poezisë dhe mendimit.”Ndaj unë e veçoj Skënder Rusin që jeton në Korçë-thotë Dritero Agolli-poezia e tij shquhet për një lirizëm të hollë nëmarrëdhëniet njerëzore dhe në aleancë me natyrën.Unë do të thosha se Skënder Rusi ështëndër lirikët më të mirë në komunitetin e poetëve tanë bashkëkohorë.” Ndërsa poeti Moikom Zeqo do të shprehet për poezinë e Skënder Rusit”Poezia e tij është pasaporta e vërtetë dhe joalibike,që pasqyron natyrshëm traditën e lirikëve të shquar të poezisë shqipe në shekuj.Njësukses i merituar,një dëshmi drithëruese,plot dritë”-
Skënder_Rusi
     Skënder  Rusi
A ka pasur diçka të pazakontë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë poet?
Po,ka pasur diçka të pazakonshme,që mua më pëlqen ta quajtë jashtëzakonshme.Dhe kjo ka qenë Vishocica, vendlindja ime, fshati më i bukur i botës, që ngrihet pranë një kodre me akasie,e cila s’është gjë tjetër veçse tepërica e dashurisësë saj.E pra,është kjo dashuri,që më pëshpëriti në vesh fjalët magjike për t’u bërë poet.Dheunë nuk ia prisha.”Dhe sado larg që unë të jem, /Ngado që ta shkoj moshën, /Unë e di mirë se doma lesh / Një gur ta mbështes kokën!
-Çfarë ju ka pëlqyer të lexoni në adoleshencën tuaj?
Unë nuk kam lexuar atë që më pëlqente, por atë që gjeja, dhe kjo për mua do të thotë që nuk ia prishja kurrë libravmë dukeshin të gjithë të bukur,më shkelnin syrin,binin në dashuri memua.Pastaj vinte ndarja.Dhe ata iknin prej meje për

të shkuar te të tjera duar,tek të tjerë lexues.Megjithatë, për t’iu përgjigjur konkretisht kësaj pyetje do të veçoja nga autorët, Zhyl Vern-in e madh, meromanet e tij të mrekullueshëm dhe me më të preferuarin e tyre ”Kapiteni 15vjeçar”.
-Cila ka qenë poezia e parë që keni shkruar?
 Nuk ka qenë poezi, por poemë.Diçka për veten time(Kam qenë 12 vjeç atëhere) Po ju themvetëm një strofë prej saj dhe nuk dua të ma gjykoni, sepse nuk mund të gjykohen fëmijët “Sitop bore, një këngë të pabindur/E mora dhe qëllova mbi një zemër!/Lamtumirë o fshat ku kalindur/Një poet që ende s’ka emër!”
-Cili ka qenë libri juaj i parë me poezi?A mund të na thuash diçka për atë libër,cili kaqenë titulli i tij dhe çfarë do të thotë ai titull?
Libri i parë është si e puthura e parë që nuk harrohet. Në krijimtarinë time ai ka një emër qënuk e gëzoi dot,duke mos më gëzuar dot as mua.Titulli i tij ishte”ETJE”!Ishte një etje për ta jetuar jetën në të gjithë dimensionet e saj,për të pirë ajër dhe liri,për të sfiduar muzgjet dhe hijet e netëve të rënda që jetonimne shqiptarët. Dhe të gjitha këto,të mbështjella me mjegullën e trishtimit,bënë qëky libër të kishte 9 vjet vajtje-ardhje nga unë,tek shtëpia botuese”N.Frashëri” e pastaj nga shtëpia botuese”N.Frashëri” tek unë e kështu ai libër u bë si një gur sizifi që më duhej ta mbaja në shpinë për 9 vjet me rradhë.-
Çfarë është për ju muza?A është ajo një aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Mos e keni fjalën për talentin? Për të do të thosha se është gjenetik,i lindur,që është pjesë e poetit dhe që shpërthen nëmomente të veçantë, në gjendje muze, e cila është hyjnore se vjen nga lart.Poeti është thjesht,dora që shkruan!-
Ju shkruani poezi,lirika dashurie,”të pastra e të drejtpërdrejta në të shprehur”dhe jeninjë nga poetët e rrallë që shpërtheni në vargje dashurie. Ju kanë quajtur”poeti idashurisë”,”Lasgushi i dytë”.Përse një gjë e tillë?
Unë jam poeti i dhimbjes së bukur (ky është përcaktimi im për dashurinë dhe nëkëtë sens bashkohem me mendimin e Markesit që thoshte”Dashuria është ideologjia ime!”)Përsa i përket përcaktorëveqë më venë të tjerët, do të thosha se ajo është puna e tyre, por unë jam unë në poezitë e mia dhe çdo krahësim me poetë të tjerë, çalon.-
Shumë poezi dashurie…Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla?Ç’është dashuria për ju?Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar? Si iakeni arritur ju të reflektoni në poezitë tuaja?
Shumë pyetje njëherazi që kërkojnë shumë përgjigje,por unë do të thosha se nënjë kopësht,siç është ky i poezisë,unë kam aromën time,e cila shpresoj dhe besojse është e veçantë dhe nuk mund ta ngatërosh me të tjerat.Kjoështë aroma e dashurisë ,dhe kush e ndjen atë,ka ndjerë jetën.Do të thotë ndonjëqë unë qenkam i tmerrshëm për të dashuruar.Kjo nuk është e vërtetë,se duhet t’ju them që unë i bëj të miat edhedashuritë e të tjerëve,të miqve dheshokëve të mi,të cilët janë shumë dhe më japin mua mundësinë për t’u bërëinteresant .Shpërblimi më i mirë për ta është kur në poezitë e mia gjejnëveten,ashtu siç janë. Për ta vazhduar më tej mendimin ,do të thosha se dashuria për mua është gjithnjë lunatike,të krijon imazhin e një hëne të ngrënë,para sëcilës gjithsecili nga ne është një i verbër që sheh,një shurdh që dëgjon,një i etur që thith ajër të kaltër. Por unë dua të them se nuk ka rëndësi të dashurosh,rëndësi ka të jesh i dashuruar!Në qoftë se kjo të ndodh në jetë, me siguri ka për të ndodhur edhe në krijimtarinë tënde.
-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju i shtjelloni në poezitë tuaja?A janë ato autobiografike?
Mua nuk më mundon asnjëherë ideja për të zgjedhur idenë apo temën për tëcilën do të shkruaj.Perëndoi ajo kohë, kur kërkoheshin temat e mëdha,apoidetë e mëdha, që i kishte aq me qejf nëna parti! Poetët nuk janë për të bërërevolucione. Evolucione,po.
-Çfarë është idealja përreth poetëve,në mënyrë që të dalin poezi të arrira?
Të shkruhet poezia atëhere kur ajo lëviz brenda teje si foshnja brenda barkut të nënës, qëkërkon të dalë duke goditur me shkelma, si për t’i thënë botës lajmin e madh tëekzistencës, jo atëhere kur mund të kesh kohë të lirë dhe i thua vetes hajde të bëjmë ndonjëvjershë se kemi kohë”.Ky do të ishte një dështim e asgjë tjetër.
-Më jepni një poezi tuajën më të preferuar!
“TEPËR VONË”
Ti ke një moshë me time bijë,/Me babin tënd unë moshatar!/Kush të dha urdhër të mëduash,/ Me hirin tim të ndezësh zjarr!?/Ata thëngjij që ishin shuar,/Ti,si guxon,me dorë i prek!?/Kush të dha urdhër të më ndezësh,/Pa patur frikë se unë të djeg!?/Ke ardhur vonë.Tepër vonë./Kur dimri krejt më ka pushtuar,/Kur vdekja firmën më kërkon,/Ndoshta nëferr për të më çuar!/Ti,gjysma hënë je kur xxhvishesh/Dhe gjysma tjetër-Perëndi!/Me çdo të puthur m’i ul vitet,/Më kthen në moshën që ke ti!/Me këto gjysma unë,poeti,/Mund të ndërtojtjetër planet!/Në djall pastaj të shkojnë vitet,/Dhe moshat le të shkojnë në dreq!/Po prapëseprapë një frikë ndjej,/ Po mora zjarr, si mund ta fik!?/Prandaj dhe po vonoj tëzgjohem,/Them ndoshta ik../Them ndoshta ik!
-Cila është gjëja më e vështirë për të shkruar poezi!?
Të mos kesh asgjë në kokë (përveç kohës së lirë)dhe të kërkosh të shkruash.”Poeti ka njëzemër në kokë”-thoshte Samuel Beketi e kur kjo të mungon,e ke të vështirë për të bërëvjersha e për t’u bërë poet!
-Cilin konsideroni sukses në”botën e poezisë”?
Kur poezitë e tua mësohen përmendësh prej të tjerëve dhe kur arrin t’i bësh fansa edhekundërshtarët e tu.
-Poezia është një art introspektiv(analizë e vetvetes).A besoni se përhapja epoezive të shkruara në internet,revista e gjetkë, kontribuon pozitivisht aponegativisht në gjendjen e poezisë sot?
Interneti është një arritje e jashtëzakonshme e njeriut dhe poezia duhet ta ndjejëveten komode brenda magjisë së tij.Ai është një superfuqi që vepron si askushtjetër në njohjen dhe propagandimin e vlerave letrare e artistike të saj.Fuqia e tijështë universale.Parë në këtë sens,mund të them se interneti është një kontribues pozitiv i vlerave poetike më të mira.Por interneti nuk ka “redaktor“e në këtë mënyrë,bashkë me poezitë e mira hyjnë dhe bëhen shqetësuese edhe mediokritetet letrare dhe gjithë skadencat e tjera që iazbehin vlerat poezisë duke e larguar lexuesin nga poezia.-
Në poezinë tuaj ka dashuri,por ka edhe poezi serioze.Si mundeni t’i trajtoni këto ide?
Pamvarësisht se juve më quani poet të dashurisë,unë do të thosha se idetë më të rëndësishmetek poezia ime janë ato që kanë të bëjnë me raportet midis jetës dhe vdekjes,raporteekzistenciale këto që rezonojnë në të gjithë botën.Në këtë mënyrë edhe poezia merr njëfrymëmarrje më të gjerë,bëhet më ajrore,më e vërtetë.Si duket,këto poezi ju i quaniserioze,por unë do të thosha se edhe poezitë e dashurisë janë të tilla,na futin në mendime,naxhelozojnë.
-A keni shkruar tekste këngësh?Para se të shkruani një lirikëdashurie,tekst për këngë,si e konceptoni poezinë tuaj?Na trego një tekst kënge ?
Unë kam shkruar jo pak tekste këngësh(mbi 200 )dhe shumica e tyre kanë qenë thjesht poeziqë janë marrë nga kompozitorët dhe me ndonjë ndryshim të vogël janë bërë këngë.Kamshkruar edhe së mbrapthi,duke ecur nëpër notat e kompozitorit.Edhe kështu mund të arrihetsuksesi i këngës,por është më vështirë për poetin.E meqenëse donit një tekst kënge,po juashkruaj:” As që më duhet kjo e puthur,/Që ti ma jep se të vjen keq!/Në ç’pjesë të zemrësmë je futur,/Që sa ta shoh,menjëherë ta heq!/As që më duhet kjo pikë loti‘/Që timë thua se për mua rrjedh!/Unë jam një lumë që s’e ndrroj shtratin,/Që gjithëç’kam në det e derdh!/As që më duhet kjo drithërima jote,/Që ti e bën të mëtorturosh!/Dy sytë e mi janë dy ishuj të blertë,/E as njëherë dy zero bosh! etj.-
Sapo keni nxjerrë librin e ri me lirika që mban titullin“Ndodh ndonjëherë“.Çfarëmund të ta thoni për këtë?
-Ndodh ndonjëherë që libri të shitet i gjithi dhe poeti është i detyruar të bëjëribotimin e tij.Dhe kjo nuk është pak. Ky libër shkoi dorazi në shumë shtete tëeuropës e deri në SHBA e Kanada,e deri në Australi e Argjentinë.Kjo tëlumturon,a po jo!?Dhe është më tepër se një çmim që japin ata komisionerët eTiranës!
-Jeni krenar për krijimtarinë tuaj?
Po,paçka se,si gjithnjë,i pakënaqur me veten.
-Çfarë roli kanë njerëzit e letrave në shoqërinë shqiptare?
Ata janë iluministë.Gjithnjë është më mirë të ndezësh një qiri,se sa të mallkosherrësirën,-thoshte dikur Konfuci.
-Çfarë këshilla do të preferonit të ndanit me ata që aspirojnë të bëhen poetë?
 Nuk më ka pëlqyer asnjëherë të jap këshilla,unë jam letrar, jo këshilltar! Megjithatë, meqenë se ju po e kërkoni këtë me kaq këmbëngulje,unë po iu them kandidatëve për  poetë:Shkruani shpirtin tuaj dhe mos u futni kurrë nëpër oborret e të tjerëve!-
Jetoni në Korçë. Prej 14 vjetësh jeni drejtuesi i festivalit ballkanik të Poezisë,qëmban siglën”Netët korçare të poezisë”.Çfarë ndikimi ka ky festival për poetët?
Ky festival poetik që është në moshën 14 vjeçare,është një tregues që dëshmon se Korça e doartin,e do poezinë,i do poetët.Dhe kjo nuk është ndonjë çudi,ashtu si nuk është çudi t’ju themqë gurin e parë në `themelet e këtij qyteti e ka vënë një poet.Po kështu ,ka qenë poet ai qëthurri kalldrëmin e parë,ka qenë poet ai që mbolli blirin e parë,jargavanin e parë,ka qenë poetai që çeli shkollën e parë,që këndoi serenatën e parë,ai që solli kitarën e parë,që dha puthjen e parë.E meqënëse jemi tek puthja,ngazëllehesh teksa i sheh poetët që përqafohen e puthen menjeri-tjetrin,që shkëmbejnëlibra dhe japin autografë,që shkruajnë vjersha për Korçën.
-E përfytyroni veten pa shkruar ndonjëherë!
Po,atëhere kur të kem vdekur!-
Është shkruar shumë për ju.Si ndjehet Skënder Rusi?
-Asnjëherë narcis!
-Çfarë doni të shtoni?
Një përqafim për të gjithë poetët dhe,natyrisht, një poezi për ta.
POETI
Përroi e ka zili lumin,
Se vdes prej tij sapo e prek!
 Lumi e ka zili detin,
Se sheh në të vdekjen e vet!
Deti e ka zili poetin,
Se hyn në të edhe humbet!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s