Intervistë me autoren Venka Capa: “Jam grua, kam shpresa…”

Intervistë me autoren Venka Capa: “Jam grua, kam shpresa…”

 raimonda

         Intervistoi: Raimonda Moisiu

Poetja Venka Capa ka lindur në 11 .09. 1962 Stebleve të Dibrës. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Ylli Kuq, Kamëz, Dega Zooveterinari. Jeton në Tiranë. Krijimtaria e saj letrare përfshijnë “Për pak lumturi” dhe “Unë prek me frymë”.

Raimonda Moisiu: Ju i kini kushtuar vargje të larmishme jo vetëm botës së delikatesës femërore, por edhe dhimbjes, dashurisë, mallit brengës, natyrës, njerëzve, vendlindjes, traditave dhe raporteve njerëzore të së përditshmes, të përmbledhura në dy vëllime poetike “Unë prek me frymë”, dhe “Për pak lumturi ”, Cili është “çelësi sekret” që ju mbartni në muzën tuaj?

Venka Capa: Po kam prekur çdo moment të jetës, sipas pozicionit, sipas mundësisë sime të përshtatjes…Kam jetuar me vendlindjen time në moshë të vogël, kam provuar mallin larg familjes, jam rritur me tradita e zakone të krahinës time nga vij nga Golloborda e bukur, e dashur, me njerëz shumë punëtor, shumë fisnik që jetojnë me djersën e ballit , me duart me kallo, duke ndërtuar vepra, në gjithë Shqipërinë. Unë kam bërë pak, ndjej obligim, boshllëk në shpirt për atë zonë. Ndjej nostalgji për ata njerëz të urtë e punëtorë, që kanë një zakon: kur i lindte djalë familjes, poshtë jastëkut i vinin mistrinë që të bëheshin mjeshtra, në zanatin e ndërtimit. Këta janë mjeshtrit dibranë, për të cilët ka shkruar edhe Noli. “Njerëz të zgjuar me lezet, që i gjen në çdo anë, që të bëjnë hallvë e salep. Këto janë mjeshtrit Dibranë…..Muza ime është “muzë magjistare “, çelës sekret që e gjen veç një gjë të bukur, që quhet “sukses”.

Raimonda Moisiu: Poezia tuaj sipas redaktores të librit”Unë prek me frymë”, Fatime Kulli, -“tingëllon jo vetëm si një këngë dhimbjeje, por pasqyrohet me një larmishmëri gjendjesh poetike, jetësore, ku meditimi dhe imazhet poetik krijojnë struktura emocionale.” Përveç talentit që është merita juaj, kujt ia dedikoni arritjet?

venka

Venka   Capa

Venka Capa: E vërtet është. Me anë të poezive kam dash të transmetoj mesazhin jetësor brenda së cilës jeton e flenë poezia, në zemrën time, ku jeta është e bukur e duhet jetuar edhe me këto mundësi e aftësi fare janë. Jeta është si oqean ku lundron anija. E anija jone duhet te lundroj me dallgët, të luftoj me stuhitë e saj. Jetën nuk e kam marrë si një problem për t’u zgjidhur, por një mister për t’u jetuar në formën e saj, ashtu si të vjen …Dhimbjen e kam përdorur për të sfiduar mendimin e keq

Mendimi e bën njeriun të mençur…Mençuria e bën jetën të lehtë….Çdo njeri ka një botë me vete edhe të paktën një histori për të treguar që ia vlen ta dëgjosh. Ndaj, i dua librat edhe i admiroj shkrimtarët. Sepse librat, janë dyert e hapura në botën e brendshme dhe në boten e jashtme. E shkrimtaret, kanë guximin ta thonë haptas fjalën e tyre dhe të derdhë dhimbjen e tyre shpirtërore në botën e brendshme dhe botën e jashtme. Natyrisht duke përfshirë edhe ato historitë e tyre që ia vlen, t’i dëgjosh, t’i paraqesin një botë të tërë. Adm S~B Kam mësuar të dëgjoj fjalët tallëse të njerëzve, dhe te mbyll njërin vesh. Kam mësuar të shikoj padrejtësitë që bëhen, dhe të mbyll njërin sy.

Kam mësuar të dëgjoj fjalët e “mençura” të mendjemëdhenjve, dhe të bie dakord me ta. Kam mësuar të duroj edhe thika mbas shpine, dhe të mos ankohem. Kam mësuar edhe të dalloj një mik, apo mikeshë që të thotë një “Si je?” me zemër. Të gjitha i kam mësuar nga jeta. Të mirën edhe të keqen. Dhe ajo, që jeta më mësoi të urrej më tepër, është “buzëqeshja e shtirur”. Jam më e lumtur kur dikush më sheh me inat se sa kur dikush buzëqesh (i) e shtirur. Jam më e lumtur, kur kuptoj që kam armiq, se sa kur kuptoj që ata (ato) që njoh, janë veç maskat e radhës. Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-përballë, se sa një thikë mbas shpine! Luftoj për Veten, eci përpara, kurrë nuk ndalem, forcën e shpirtit askujt nuk ia fali… Eci e vazhdoj drejtimin tim, nëse pengohem diku, çohem përsëri në këmbë, askujt mëshirë nuk i kërkoj. Nëse dikush më lëndon për të nuk mundohem, luftoj për jetën është shumë e bukur, kurrë nuk e vras mendjen, se do ngelem e humbur!…kurrë nuk e vras mendjen për rrobe, nuk ndryshoj gjendjen… fytyrën e mbaje të qeshur….dhe pse kam dhimbje…kaloje heshtur… Dhe, nëpërmjet internetit lexova këtë poete, lexova poezinë e saj të veçantë, për guximin e madh në të shkruar, lexova civin e një ditë, kërkova ta njoh nga afër, e vlerësoja nga larg. Takimi me të ishte i prerë, i qartë e kaq. Më grishte diçka, që s’mund të hyja në botën e saj të brendshme, ishte e rreptë, e fortë si grua. Por ia lexova shpirtin, e kështu ngelem aty të dyja, duke thënë shprehjen tonë të zakonshme, ajo mua, “Më je bërë e keqja e domosdoshme! ”. Interesante, se edhe unë ashtu mendoja për të. Unë ia dedikoj meritat, mamasë time. Kam dash ta plotësoj në dhimbjen që mbante në fshehtësinë e saj, në heshtjen e saj, në mençurin e saj, që nuk përkulej para dhimbjeve e vështirësive të jetës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s