Mimoza Ahmeti

mimoza

   Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti (lindur 1963 në Krujë, Shqipëri) është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, dhe ndoshta më i njohur femra shqiptare. Librin e saj më të popullarizuar dhe vlerësua në mënyrë kritike është mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar në 1994, Tirane, nga “Marin Barleti House” Publishing. Librin e saj më të fundit të poezive është pllenim e Luleve, nga “Ora House” Botime, Tirane, 2004. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga “Argo” Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga “EIZIONI ETS”, Pizës, coordinatif absurde Italy.L ‘, tregime të shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition “La Promenade”. Bilingue Delirium edicion, 2002, nga “Maremoto” Publishing House, Malaga, Spanjë. Edhe pse më i njohur per poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra, artikuj dhe novela. Ajo ka ventured në fushën muzikore, pjesëmarrëse në disa festivale të muzikës shqiptare, si “Kenga Magjike”, “Maratona Popullore”. Ajo kishte si pikturuar si një seri e çorape të holla. Më 1994 ajo kishte një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Ahmeti ishte një kandidat për Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale 2001 Tiranë

m 1

Mimoza Ahmeti (born 1963) from Kruja is one of the ‘enfants terribles’ of the nineties, who set about to expand the horizons and explore the possibilities offered to her by her own senses. Dragging the nation, in her idiosyncratic manner, along the bumpy road to Europe, she has managed in recent years to provoke Albania’s impoverished and weary society into much needed reflection which, with time, may lead to new and more sincerely human values. After two volumes of verse in the late eighties, it was the fifty-three poems in the collection Delirium, Tirana 1994 (Delirium), which caught the public’s attention. Mimoza Ahmeti’s poetry has been well received by the new generation of readers in tune, for the first time, with Western culture. Her candid expressions of wide-eyed feminine desire and indulgence in sensual pleasures, and the crystalline fluidity of her language have already made of her a modern classic. The traditional polarization of male and female verse would seem to dissolve under the passionate force of her quill.

Her most recent book is The Pollination of Flowers. Ahmeti has published widely and her books have been translated into Italian, French and English. Although best known for her poems, she has also written short stories and articles. She has ventured into the musical field, participating in several Albanian music festivals, as well as painted a series of nudes.

 

Flet poetja Mimoza Ahmeti: Të jesh grua, është një privilegj shumë i madh në këtë sistem arrogant 

Gratë kanë një meritë të jashtëzakonshme, që nuk e kanë burrrat; mbeten nëntë muaj shtatzëna

Mimoza Ahmeti nuk mund të ndahet asnjë çast nga poezia dhe muzika. Të dyja për të janë mjaft të rëndësishme. Muzika i ka dhënë shumë dhe ndiehet krenare që ka mundësi të krijojë, por edhe të dëgjojë muzikë të krijuar nga qenia e saj. Tregon se poezia është arti i vetëm në Shqipëri që ka ecur pozitivisht këto vitet e fundit. Mimoza Ahmeti sapo është kthyer nga dy festivale ndërkombëtare të poezisë, realizuar në Itali, pikërisht në qytetet Napoli dhe Frosinone. Ndiehet mjaft mirë dhe e vlerësuar nga mikpritja e homologëve. Për më tepër, me natyrën e saj çapkëne, Ahmeti është ngjitur në skenë dhe ka kënduar dy nga këngët e saj. E veshur thjesht, por me shije, ajo analizon gjithçka që i bën përshtypje, duke filluar që nga ajo që dëshiron më tepër, poezia, për të vazhduar më tej me muzikën, politikën dhe letërsinë përgjatë viteve të fundit. Tregon se është pro emigrimit, veçanërisht atij të përkohëshëm.  

Sapo jeni kthyer nga dy festivale ndërkombëtarë të poezisë, realizuar në Itali; diçka rreth këtyre aktiviteteve? 

Isha e pranishme në festivalet që u zhvilluan në Itali gjatë shtatorit. Mora pjesë me katër poema të miat, të cilat u pritën shumë mirë. Njëkohësisht në këto festivale poezish unë edhe këndova dy këngë të miat; “Oi, oi”, ku më shoqëroi një djalë i ri nga Napoli, një kitarist, shumë i përgatitur, të cilit i pëlqeu shumë kompozimi i këngës sime. Mbaj mend që e gjithë salla këndonte bashkë me mua, kurse në takimin e dytë kam kënduar këngën e “E lashë pas tokën” dhe  “Guguçen”. Këto këngë i kam bërë në një koncert recital me Genti Rrushin këtu në Tiranë. Në koncert munguan gazetarët. Kjo përkoi me fushatën e egër të politikës. Pjesëmarrësit në këtë festival ishin nga të gjitha vendet perëndimore, duke shkuar deri në Amerikë, mund të veçoj emrat e Jach Hirgh Mon Hircman, Amiri Baraka, Abdel Kadel Benali, që ka botuar “Martesa në det”, i përkthyer në 12 gjuhë të botës, një njeri mjaft i talentuar. Do të përmendja dhe Maram al Masri, një autore franceze me origjinë siriane. 

Impresionet dhe përshtypjet që ju morët nga ky festival?

Ajo që është krejtësisht ndryshe nga vendi ynë, është se aty ka ku të vendoset me dinjitet krijuesi, ndërsa këtu tek ne krijuesi edhe kur del në skenë, nuk vendoset dot me dinjitet, qysh tek mënyra se si prezantohet, spicat që i hedhin, tek biografia, krijimtaria rreth jetës së tij, mënyra se si e dëgjojnë… Pra, këtu mungon vendosja e krijuesit në skenë, ndërkohë që atje e gjen veten shumë mirë. Ajo që është më interesantja, është se në këto organizime të këndshme të vjen dhe zëri, interpretimi dhe dashuria për atë që ke krijuar, kurse në skenat tona krijuesi mërdhin jo vetëm në kuptimin fizik të fjalës, por edhe në në kuptimin shpirtëror; pra, duket sikur është krejt i zbuluar, lakuriq, përpara një organizatori dhe spektatori të tillë, i cili pret të marrë kënaqësi, duke prerë një copë llokme nga trupi i krijuesit. Më falni për këtë ashpërsi, e cila na paraqitet, por mënyra e prezantimit lë shumë për të dëshiruar. 

Si e mori kurajën Moza që këndoi, kur të gjithë e njihnin vetëm si një poete?

Ma do mendja se nuk ka njeri në botë që nuk dëshiron të këndojë. Ka qenë një trysni shumë e madhe politiko-sociale për mua që vendosa ta hedh këtë hap për të mbijetuar. Them se pas vitit 2001 mediat u larguan prej meje dhe nuk kisha më atë komoditet që kisha pasur. Në këtë atmosferë vetmie dhe izolimi, si të vetmen lidhje për të mbijetuar me natyrën time, gjeta muzikën. Mund të them që më ka ndihmuar shumë, që të nxjerr nga trupi tinguj të tillë, të artikuloj me këta tinguj pjesën më të thellë, sepse muzika është e pashpjegueshme dhe tërësisht e kuptueshme. Një paradoks paralel. Është kënaqësi të rrethosh trupin dhe qenien tënde me tingujt e trupit dhe qenies tënde dhe t’i dëgjosh ata me qindra herë. Ky është një privilegj që nuk e ka çdokush. Nuk janë të shpeshtë ata këngëtarë që quhen kantautorë, që rrethohen me tingujt e qenies së vet. Do të falënderoja frymën që më bëri këtë dhuratë. 

Mendoni se muzikën do ta vazhdoni edhe më tej, apo ishte thjesht diçka e rastësishme? 

Unë kam punuar prej një viti e gjysmë. Kam punuar me Genti Lakon, Dr. Florin e Florian çangon, me Genti Rrushin. Me seclin që kam punuar, ka qenë një botë më vete dhe një fantazi më vete ku unë kam shkrirë botën dhe fantazinë time. Muzika më bëri që të njihem me njerëz të rinj, të futem në ambiente të reja. Muzika më bëri që të kuptoj se sa e rëndë dhe e vrazhdë është situata në botën e spektakleve muzikore në Shqipëri, se sa të vështirë e kanë të rinjtë për t’u afirmuar, sa e tmerrshme është kjo skenë muzikore që po krijohet dhe një mënyrë artificiale dhe sa e vështirë është për vetë organizatorët, që t’u hapin rrugë atyre ndjenjave. Është një luftë për mbijetesë, për atë çka ke bërë. Një luftë shumë e vështirë. Muzika është art kolektiv teknikologjik; ka nevojë për një foni sa më të pasur dhe të ndjeshme. Këngëtari ka nevojë që në çdo çast të manifestojë ndjenjat; të mos jetë artificial; të gjitha këto e bëjnë shumë të vështirë. Të bësh muzikë, është më e vështirë sesa të punosh në shkëmb. Sidoqoftë, më ka bërë shumë mirë, më ka kultivuar relacione psikoartistike të mbrekullueshme. Muzika më ka dhënë shumë. Ajo ka kaluar si gjithë sferat e tjera të realitetit shqiptar dhe ndihet po aq e rraskapitur për t’i shpëtuar dhunës.

Po letërsia, si mendoni se është zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit në Shqipëri? 

Unë kam pasur fatin të jem botuese dhe krijuese njëkohësisht. Ia kam lënë rastësisë ato libra që kanë ardhur për t’u botuar tek unë. Talentete të reja ka pasur. Në këtë shtëpi unë kam botuar shumë autorë dhe midis tyre do të përmendja Rudian Zekthin. Por këtu mungon kritika dhe është shumë e vështirë të përcaktosh me qartësi se cilët janë autorët që po ecin në mënyrë kristalizuese drejt vlerave dhe cilat janë prirjet dhe tendencat bashkëkohore të këtyre gjinive. Por, me aq sa kam lexuar, mund të them se poezia, si pjesë e aretit, ka ecur në mënyrë të jashtëzakonshme në vendin tonë. 

Sa mendoni që vlerësohen femrat krijuese në vendin tonë?

Të qenurit femër në një situatë maskiliste, është sa i rëndë, aq edhe privilegj. Duke iu referuar veprave postmodrene, gratë dhe fëmijët konsiderohen koloni e burrave e gjithmonë njerëzit që kanë qenë koloni, kanë mundur të shohin pjesët më intersante, d.m.th. të shohin në marrëdhënie dhe në një relacion presioni shtypës për organizatorin e tyre. Gratë kanë një meritë të jashtëzakonshme, që nuk e kanë burrrat; mbeten nëntë muaj shtatzëna. Këto merita dikur unë nuk i vlerësoja, i konsideroja të dyja qenie të barabarta. Tani nuk mendoj kështu; që kur kam lexuar revista të vendeve të ftohta, që burrat po kërkojnë të drejtat e tyre, që edhe ata të lindin si gratë. Është krejt njerëzore, pavarësisht që për ne tingëllon absurde që shoqëria të shkojë drejt unifikimit të seksit, të paktën si kërkesë psikologjike, dhe është krejt e pamohueshme që barazia burrë-grua nuk mund të bëhet tjetër, përveçse duke ruajtur diversitetin burrë- grua. Duket kontradiktore se si nga njëra anë burrat duhet të bëhen gra dhe se si nga ana tjetër gratë kërkojnë të kenë një standard lirie dhe mundësie, siç kanë dhe meshkujt. Por gjithsesi, të jesh grua, është një privilegj shumë i madh. I gjithë ky sistem kaq arrogant është mosmirënjohës, nuk i njeh fare punët e shtëpisë si punë shoqërore dhe nuk e njeh si kontribut shoqëror kontributin e grave në shtëpi. Unë kam përfituar shumë në të qenurit femër, se ndoshta për një kohë të gjatë nuk e kam ditur. 

ç’mendoni për emigracionin dhe për artistët që nuk e gjejnë dot veten andej?

Emigracioni për mua gjithmonë ka qenë problem i atyre që rrinin në Shqipëri dhe jo i atyre që iknin. Është një gjë shumë e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Emigracioni për mua është i nevojshëm, është pozitiv, është shtegtim drejt kulturave, drejt gjuhëve, drejt dijeve, drejt qytetërimeve. Bëhet fjalë për emigracione jo të përhershme. Kam qenë dhe jam pro emigracionit. 

Opinioni/Mendoni se do të jetë pozitive hapja e dosjeve, por pa abuzuar me to

Artistët nuk duhen lënë në mëshirën e manjakëve 

Mimoza Ahmeti është nga ato natyra që i pëlqen të dijë gjithçka dhe të japë mendimin e vet për anë të ndryshme të realitetit shqiptar. Dhe një çështje që e bën të ndjeshme, është edhe ajo e hapjes së dosjeve. “Unë dua të di çdo gjë. Mendoj që gjërat duhet të ballafaqohen dhe të gjendet një rugë sa më pak e dhimbshme. Se si nuk e di, por duhet të krijohet një status për mënyrën se si do të shihen këta njerëz që kanë shërbyer dhe kriteret. Ka nga ata që kanë qenë të dëmshëm, por edhe të padëmshëm. Ka prej tyre që mund të kenë vetëm emrin aty, që nuk kanë bërë shërbime dashakeqe, ka të tjerë që, pa i kërkuar njeri, kanë shkuar dhe kanë bërë shërbime. Unë do të thosha se në fillim duhet ndërtuar mënyra se si do të shqyrtohen këto dosje. Nuk mund të lihen në mëshirën e fatit, të çdo lloj manjaku dhe kundërshtuesi, por edhe  kështu siç dëgjojmë përditë, mjaft shpikje mbi njerëz të ndryshëm, audiciteti i cilave nuk vërtetohet, do të thotë se edhe kështu është keq. Duke u hapur them se do të jetë më mirë, do të dalë gjithçka në dritë. Kam vënë re se politikanët asnjëherë nuk janë kuriozë për këto probleme, vetëm sa i hapin për bisedë dhe i mbyllin prapë”.

Politika, shkolla më e errët e shoqërisë 

Pasi ka hyrë për pak kohë në politikë dhe ka kandiduar si deputete për Partinë Demokratike, duket se Mimoza Ahmeti e gjen veten më mirë në art. Megjithatë, s’mund të jetë indiferente ndaj zhvillimeve politike në vend. “Unë mendoj dhe kam një ndjenjë pozitive për gjithçka ndodh, sepse të dy krahët, politikanët më ekstremë, ata që kanë dashur pushtetin, e morën, si ata të Partisë Socialiste, ashtu edhe ata të Partisë Demokratike. Dy drejtime politike, që e duan më tepër pushtetin. Besoj që puna duhet të shkojë shumë mirë për të gjithë dhe shpresoj të jetë kështu. Le të mendojmë pozitivisht, që t’u japim një mundësi për të verpuar pozitivisht, sepse nëse do të mendojmë negativisht, ne që në fillim do t’i paragjykojmë. Në të gjithë botën politika është shkolla ku edukohen dhe transmetohen anët më të errëta të shoqërisë dhe si e tillë ajo po merr një fizionomi të re, në mënyrën se si reagon vetë publiku jo nëpërmjet votës, por nëpërmjet qëndrimeve ndaj politikanëve dhe në mënyrën se si ata transformohen nëpërmjet këtij reagimi. Unë mendoj se kjo është një marrëdhënie dhe që do të shkojë si një marrëdhënie për mirë. Kam përshtypjen që duke parë në lëvizjet e mëdha globale, pushteti gjithmonë e më pak po tenton të bëhet politik dhe gjithmonë e më shumë organizativ dhe administartiv, sepse nuk ka rrugëdalje jo vetëm se e tillë është prirja, por sepse nuk po gjendet më asnjë rrugëdalje”.

Familja

Romantikja, që ka gjetur natyrën e saj tek bashkëshorti 

Mimoza Ahmetin e sheh gjithnjë e më tepër të përkushtuar drejt rrugës së artit. Nuk e lë ditën t’i ikë bosh. Lexon dhe shkruan. Në duar ka një sërë librash për të botuar, ku përmendim “Gruaja haluçinante”,  “Tutori”, “Pjalmimi i luleve”, “Kopshti i xixëllonjave”, “Investime”, të cilat pret t’i hedhë në treg. Përveçse përkushtimit në letërsi dhe në muzikë, Mozës i duhet të përkujdeset dhe për dy vajzat, Eir dhe Luka. Ndërsa bashkëshorti Eno gjendet më pranë natyrës së saj, duke e kuptuar dhe ndihmuar, duke qenë dhe vetë një krijues i mirëfilltë. I pëlqen shumë stilimi, ajri, të gërmojë në vlerat e zhdukura. I pëlqejnë shumë gjuhët e huja, ndërkohë që vetë zotëron anglishten, frëngjishten dhe kupton shumë mirë italishten. I pëlqejnë njerëzit romantikë dhe veprimet e tyre romantike. 

Gazeta Dita

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s