Skënder Drini

skender drini

Skënder Drini

Skënder Drini është shkrimtar shqiptar. Ai lindi në Voskopojë në vitin 1935.

Mësoi në Shkodër dhe studioi gjuhën dhe letërsin shqipe në Universitetin e Tiranës.

Ka kryer Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982. Botimet e tij të para, edhe pse për jetën e botën e fëmijëve, zgjuan interes dhe treguan se në skenën e letërsisë shqiptare po vinte një zë i veçantë. Më pas, botimet e tjera, vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi,analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete. Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve ’70-80 të shekullit të kaluar, ai “iu imponua” Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e cila nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese. Në vitet 1992-1997 është diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara, ku dhe ka një pauz në botime. Në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër, drejtor i Televizionit „Shkodra TV1, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në gazetat “Koha jonë”, “Sot”, “Shekulli”, etj. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës. Është poliglot. Zotëron mjaft mirë italishten, frëngjishten e turqishten dhe komunikon në anglisht, serbokroatisht dhe rusisht. Shkrimtari Skender Drini është Laurat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë.

Tituj të veprave

 

planet-drini 001_psd_00001sd_0001sd_001sd_01sd_02sd_03sd_04

 

 

sd_05sd_06sd_07sd_08sd_09sd_210sd_211

 

  • Tregimet e së shtunës (1960
  • Shqipja e kreshtave tona I (1967 dhe II 1971
  • Shembja e idhujve (1975
  • Midis dy kohëve (1978
  • Vraje tradhtinë (1980
  • Bajram Curri (1984
  • Njerëzit dhe deti (1987
  • Rruga e njeriut (1990
  • Klas (2008)
  • Planeti i lodhur (2011)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s