ARTIST MODERN I IDENTIFIKIMIT ME ATDHEUN

ARTIST MODERN I IDENTIFIKIMIT ME ATDHEUN

( ”Unë them se koha as vjen,as shkon, unë them se koha është dhe ne jemi brenda saj”,L.Poradeci )

( IRAHIM KODRA , BRENDA KOHËS )

miradijeramiqikosove

nga Mr.art.prof.assoc. Miradije Ramiqi

Veprën dhe jetën e artistit Kodra, e karakterizon piktura kubiste, të parin shqiptarë dhe ende të vetmin me vlera të mëdha artistike dhe universale të kësaj rryme; Ibrahim Kodra, njeriun-artist, i përmasave evropiane e botërore i cili me punën e tij artistike identifikoj; atdheun dhe njerzit e tij, bukurit e mahnitshme të vendit të tij, natyrë e ruajtur dhe e paprekshme, e egër por e ngrohtë për artistin u pasqyrua përmes imazhit të tij artistik me mendjen e dorën e tij të art, punën e tij të pa ndërprerë e të palodhëshme, komponoi tablot me shumë bukuri nga vendlindja. Edhepse kohën më të madhe e kaloi jasht atëdheut, bëri që Shqipëria, dhe arti shqiptarë në përgjithësi të njihet e të radhitet në mesin e arteve më të njohura të shekullit njëzet, në këtë mënyrë autori hynë dhe i bashkangjitet vargut të artistëve më të mëdhenjë të këtij shekulli, në krye me Pikason e madhë, themeluesin dhe njohësin e mirëfilltë të artit të kubizmit. Mesazhi i Pikasos, ishte i qartë dhe i kuptueshëm me veprën e tij shumë të njohur dhe me porosi të qartë humanitare“Guernika”. Përmes kësaj vepre, e cila duke shetitur nëpër botë u kuptua dhe u alarmua duke i thënë stop luftës si ngjarje më e keqe dhe më e madhe si shkatërrimtare e mbarë njerëzimit. Mendoj se një mesazh të tillë të ngjashëm edhe artisti ynë Ibrahim Kodra, na ofron me veprën e tij ëmblematike ”Shqipëria fantastike”, (e cila për përmendimin tim është kryevepra e tij); në të cilën, në vetë kompozicionin poashtu edhe titullin, paraqet bukurinë dhe dashurinë për t’u bërë e për t’u dukur krejt Shqipëria si e tillë, ashtu si që dëshiron ai, por gjithashtu bënë që edhe të tjerët t’a shohin e t’a njohin si të tillë. Jo vetëm kjo por e gjithë vepra e tij kryekput është shqiptare, me gjithë bukurit e saj natyrore; bashkë me emrin e mbiemrin e tij prej shkëmbi, (kodra) aq origjinal për të cilin ishte shumë krenar, dhe nga emri i tij- kurr nuk hoqi as edhe një shkronjë, si që bënë shumë artist të, ( me të vetmin qëllim, që emri i tyre të dukët sa ma artistik apo t’i ikin identitetit të tyre, të cilët, i ndërruan apo i shkurtuan emrat e tyre). Kodra, si kodra, i mbeti besnik tokës e traditës, emrit dhe kulturës nga e cila u lindë, edhepse pjesën ma të madhe të jetës e kaloi jashtë atdheut, si i pa dëshiruar i regjimit komunist, si i anatemuar, ai nuk u tjetërsua por mbeti shqiptar i devotshëm edhe si i mërguar. Edhepse ndërroi jetë largë vendit të tij, ai është vetë atëdheu, vetë Shqipëria, me fusha të gjelbruar, me ujra të pastërt e të kulluar, me bregdetin si perlë shëndëritëse që të verbëron nga bukuri e virgjër, ende e paprekur sa duhet nga dora e njeriut, me antikitete ende të pa zbuluara, me male e kodra, shkëmbinjë të rrëpishëm e të pa thyer si që ishte e do të mbetet vetë Kodra, i kodrave të larta e të thepisura e të papushtuara, sikurse edhe maestro, i pa thyer e i pa pushtuar; nga lluksi e shoqëria më e lartë e përendimit nga e cila u percolle dhe u shoqërua, ngado që ai shkoi e jetoi. Por, mbeti Ai, Kodra, shqiptari i thjeshtë, i dashur e i adhuruar nga shumë personalitete botërore, të larta, të artit e të kulturës. Në mungesën e atdheut, ai, përmes veprës së tij dha me kuptua; (jo vetëm për shqiptarët por, edhe për popujt e tjerë), se Shqipëria dhe shqiptarët, kudo që janë; gjuha dhe kultura e tyre është diçka e veçantë, diçka drithëruese që nuk të le rehat, nuk të le të ikësh e t’a harrosh, në veprat e tij maestro na vë në dijeni se atdheu është mbi të gjitha, diçka që duhët ruajtur, e rikujtuar, kultivuar dhe avancuar deri në piedestal, me vlerat e saj të bukura që të mahnisin. Kodra, për artin shqiptarë është vulë-ëmblemë e pa kontestueshme e artit bashkëkohorë kubist. Me mënyrën e tij të pikturimit, me vijën e qartë, ngjyrën melankolike e shpresëdhënëse, si që janë e kaltërta, blu, e gjelbërta, e bardha poashtu edhe e kuqja; të cilat personifikojnë dashurinë e mungesës së atdheut deri në paskajshmëri, shpresën e dëshirën e flaktë për një Shqipëri moderne e të përparuar e cila vendin e ka në mesin e popujve evropian. Dhe, ai, si një qenje e brishtë, e ndjeshme dhe e frikshme, e padjallëzuar dhe shumë modest, me veprën e tij artistike, përveq që u bë një personalitet më vete me thjeshtësinë e tij prej njeriu, arriti që atdheun, dhe popullin e tij, ta shpie në mesin e këtyre popujve evropjan. Tabloja e cila e vë në kontekstin e paharruar ndërkombëtarisht është padyshim edhe vepra tjetër e tij ”Paqë për Kosovën”, e krijuar në kohën kur një popullë i tërë rrezikohej të shkombëtarizohej e të zhdukej edhe fizikisht nga faqja e dheut,(nga fashistët dhe hordhija serbe),në kohënpaskomuniste, kur shum popuj e vende në botën e civilizuar e demokratike kërkonin e mbronin jetën e bashkëjetesën, në këtë fundë shekulli, edhe Kodra i kodrave tona, me veprën e tij artistike jehoi dhe ndikoi në njohurinë e qenësisë shqiptare tek bota e gjërë intelektuale e demokratike, e cila poashtu thërriste me zërin e arsyes për lirinë e vendit dhe paqën për njerëzit e saj në Kosovë. ……………………………………… …………………………………………………………………

{Kodrën, pata fatin t’a takoi, për herë të parë, kur isha e re ( diku viteve 1969) kur rastisa me një shoqëri, derisa kaloja para hotelë (Bozhuri) lliria, ai me kitarë në prehër i shoqëruar me doajemin e pikturës bashkëkohore të Kosovës, ( më vonë profesori im i piktures në Akademin e Arteve në Prishtinë) Muslim Mulliqi. Përmes një miku i cili, njihej me ta, u ngjitëm shkallëve lartë dhe u ulëm pa hezituar në shoqërinë e tyre, në taracen e këtij hoteli. Më kujtohej se ishte verë, një pasditeje e ngrohtë gushti. Nuk më kujtohet biseda që kemi bërë, por më kujtohen tingujt e ngrohtë e të lehtë të muzikës që lozte maestro Kodra në kitarën e tij të përqafuar në prehër, që kohë pas kohe e shoqëronte biseda e cila zhvillohej mes nesh. Aty e kam kuptuar edhe se është një piktorë nga Shqipëria, por i cili jeton e krijon në Milano/Itali. Sigurisht se nuk kam qenë e vetëdijshme për peshën e tij si personalitet artistik, ngase si që thashë edhe më lartë, atë kohë isha vashë e re, diku 16 apo 17 vjeçare dhe artistët shqiptarë ishin të pakët, aq më pak të njohur. Por, si që thuhet, jeta bashkë me kohën i ka edhe rrjedhat e veta. Rastisi që në vitin 2002, unë kisha ekspozitën time personale në Gjenevë të Zvicrrës, prej nga u informova se ato ditë Kodra ndodhej në Llozanë, pjesëmarrës me ekspozitën e veprave tij në një Festival Kombëtarë nga tradita shqiptare. Atë mbrëmje më ftuan edhe mua për një bised televizive, ku merrte pjesë edhe miku im, poeti Shaip Beqiri, ( i cili që nga vitet e 90-ta jeton me familje në Zvicërr) si dhe dy shkrimtarë të tjerë të cilët ishin pa identitet, jetonin e vepronin në qendra të ndryshme të Evropës; biseda kishte të bënte, rreth çështjes së identitetit kombëtarë, për të cilën nuk do të flasë këtu sepse diku, është e regjistruar edhe me një shirit të TV-së së Prishtinës-Kosovës për diasporë. Por ajo për çka desha të flasë është se këtu u takova herën e dytë, do te thote ne Llozane dhe nga ky kujtim me maestron Kodra, ruaj një fotografi të bërë me këtë rast. Hera e tretë, është takimi me 2003 në Galerinë e Arteve në Prishtinë në hapjen e ekspozitës së tij personale, me këtë rast, shtrënguam vetëm duart duke i dëshiruar shëndet dhe përgëzime për ekspozitën, sepse të gjithë të pranishmit vraponin t’a takonin maestron qoftë vetëm edhe për një çast sa për t’i shtrënguar duart. Dhe, ja hera e fundit (e katërta) 2005, përsëri në Zvicër, këtë herë në Llugano në kujtim te 100 vjetorit te vdekjes së aktorit të njohur me përmasa poashtu botërore-universale (shqiptarin), Aleksandër Moisiu. Këtu ishte një atmosferë e ngarkuar me njerëz e personalitete të ndryshëm të artit e të kulturës shqiptare, të grumbulluar nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora të cilët kishin ardhur për t’a nderuar figurën e Moisiut, secili në mënyrën e vet; kush me kumtesa, kush me interpretime muzikore, teatrale e me vepra të tjera artistike, kurse unë merrja pjesë me një portret kushtuar A.Moisiut, në ekspozitën e organizuar me këtë rast. Aty, pra, ishte edhe Kodra, pjesëmarrës në ekspozitë poashtu edhe në cilësinë e kryetarit të jurisë, për zgjedhjen e një punimi më të mirë që do t’a fitonte shpërblimin. Nuk e kisha parë herave të tjera të reagonte në atë mënyrë, reagonte me nervozizëm, si dukej nuk ishte i knaqur me prurjet e veprave te artistëve për këtë ekspozitë, dhe duke murmuruar më vete e duke e përzier shqipen me italishten, u nis në drejtim kah dera, me të cilin rast i dola para duke e lutur qe të qetësohet dhe me nji gjest prej artisti si e vogël që isha ndaj tij, pa hezituar i kërkova të bëjmë sëbashku një foto, dhe pranoi me knaqësi, me t’u fotografuar ndryshoi disponimin dhe ashtu te mbërthyer nga krahu ecnim nëpër sallën e stërmadhe të mbushur me mysafirë të shumtë dhe në prezencën e disa shqiptarëve ( nga Shqipëria) nuk i njihja, të ulur në kulltuqe lluksoze, zhvilluam një bisedë të ngrohtë dhe cakrruam gotat. Prandaj edhe nga ky rast mbaj një kujtim shumë njerëzor, miqësor e kolegial duke shënuar edhe njëherë këtë takim përmes një fotografie}.

/ PS.Teksti ne kllapa (me larte deri ketu) eshte hequr nga redaksia e botuar e se perditshmes Zeri, ti nese ke kohe shihe dhe vendos per ate se cka eshte me e arsyeshme. /

…………………………………………………………………………………………………………………..

Atdheut të dashur e kurr të harruar nga ana e tij, dhe shoqëris shqiptare në përgjithësi i mbetet obligim dhe përgjegjësi morale e kombëtare, ndaj artistit Kodra që në mënyrë të denjë ashtu siq edhe e meriton, të perkujdeset për emrin dhe veprën e tij artistike, i cili sakrifikoi veten dhe jetën e tij, ku vepra dhe emri i të cilit, mbeti si trashëgimi artistike, duke u identifikua si prijës i kubizmit shqiptar me vlera universale. Ibrahim Kodra, do të mbetet emblemë, në përkatësinë e tij shqiptaro-kombëtare, në nivel me përmasa ndërkombëtare dhe universale, për identitetin e tij-tonin, i cili qëndron e do të qëndroj në funksion të kohës artistike me veprën e tij të përjetshme.

Prishtinë, janar 2007 Mr.art.prof.assoc. Miradije Ramiqi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s