Josif BAGERI

josif

Josif Bageri, Rilindasi nga Reka e Epërme (Maqedoni)

Josif Bageri nga Reka e Epërme e Dibrës ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi cështjes kombëtare shqiptare. Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Për shkak të rrehtanva politike të asaj kohe Josif nuk pat mundësi të fillojë shkollimin në moshën e duhur. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjecare. Atje jetoi si mërgimtar, ku për një kohë të gjatë punoi si këpuctar. Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në këtë kohë, Sofja ishte e stërmbushur me atdhetarë, te cilët i ndiqte pushteti osman , për shkak të veprimtaris së tyre. Më 1 janar te vititi 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh Naim Frashërinë, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Ndikimi i tij ishte jashtzokinsht i madh tek Josifi, sa që pas vdekjes se Naimit shkruajti edhe poezi për të:

 

Gjat periudhës së viteve 1905 – 1907 Josifi ndihmoi shumë në përhapjen e arsimit shqip ndër masat popullore. Ishte luftëtar i denjë për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe si rezultat i saj, në shtator të vitit 1908 në fshtatin e tij të lindjes hapi edhe një shkollë shqipe. Në maj të vitit 1910, në Sofje fillon të botojë gazetën me titull “Shqypeja e Shqypnisë ”, e cila luajti një rol të madh në përhapjen e asrsimit dhe në trajtimin e cështjes kombëtare. Pas shpalljese së pavarsisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës. Atje qeveria e emron redaktor të revistës “Ushtima e Krujës”. Në vitin 1915 , gjatë një udhëtimi të mundimshëm nga Durrësi për në Sofje, i lodhur e irraskapitur fizikisht Vdes ne Prishtinë. Josofi Bageri punoi shumë për cështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime teë botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, m Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.

Veprat: “Kopsht Malësori” më 1910 në Sofje të Bullgarisë.

 

VAJTIM E MALLKIM!

O, Shqypni për ty mejtoj!

Për ty, po qajë e vajtoj.

Se djemt e tu keq jon da

Dhe po vriten vlla me vlla!…

 

Kom me qa Shqypnin e mjer,

Se ka gjajt si noj skëter!…

Tuj pas kaq shum djem moj non

Pse kështu kta të kan lon?

 

Dhe kan shku në vise t’huaja,

Atje t’rrojn t’përvut si gruaja!…

Sikur s’kan vendin e vet,

Ah, të cilën kan lon shkret!…

 

Ah, se ç’paskan shum mëkate!

Këta trima ti që pate,

T’cilët të lan dhe po shkojn…

E për ty spak s’kujton.

 

Ah, moj non kta bijt e tu,

Fort shum keq u kan hutu!…

Njer sa ty kta, t’kan mohuet

Dhe të kan lon të robnuet.

 

Më vjen keq për ty moj non,

Se ti kështu s’ke pas kjon;

Si je sot mos kjofsh kuri,

Po përpiqu, fëmin mburri.

 

Se po vriten vlla me vlla!

Dhe kurkush s’ka me i da!…

Ti pajtojnë për njësi,-

Që t’mos rrish më n’errësi.

 

Nji pal thon: “ke,o taljan“!

Disa: “turq, grek e sllavjan”!

Tjerët mbahen shum të mençëm,

Si doj fmi e përkëdhelçëm.

 

Kto e bojn për fe e din,

Të zmetitun prej do exhin;

O, exhin u vraft rrëfea!

Dinie, që s’na bon gjë fea.

 

Gjithë sa jemi shqypëtar:

Kemi një gjak dhe një far…

Nona që na rriti n’gji, –

Të gjithë ne na ka fëmi.

 

 

Kur asht kështu, pse mohoni:

Non e gjuh dhe ju shkoni?

Nëpër t’huejat msimtore,

Në ata t’shkreta helmore?

 

Dhe msimtores thoni shkoll,

Se në të ju bohi t’holl;

T’holl e t’gjat por si peni

Dhe kombtarnin e këmbeni!…

 

Mbastaj bohi egoist!

Vini quhi elinist!

Tyrkomana dhe të tjer,

Tuj kjon shqyptar, o të mjer!

 

 

Ah, ju Zoti u mallkoft!

Turp i madh! mëkat u kjoft!

Se atnin ju kini djeg,

Tuj fleturu deg me deg.

 

Kështu kta po fleturojn:

Dhe turqishten po na msojn!

E për grekun shpirtin apën,

Se msimtore ky u hapën.

 

Hapni t’vetat, o t’mallkuet!

Fmia juej shqyp me msuet,

Se keq ju jinni marruet!…

Dhe gjuhën e vet harruet!

 

O, sa keq tash na turpnuet,

Se gjuhën e vet mohuet!

Dhe sebishten zut të msoni:

“Vake – takë të na thoni!

 

Mos rrini t’na turpnoni

Po bar mendes vet kërkoni,

Se s’na mbet as’mish as’gjak;

Për gjuhën kujtoni pak…

 

O, ame, Rekas, bijte tu,

Ma shum se t’gjith jon hutu!

Dërgojn para n’patrikhon,-

Thon se sllaf ne kemi kjon!

Mjera ti moj Shqypëni

Ke të drejt që po mba mni,

Se bijt e tu s’kan mëshir

Ah, kta ty me t’boj doj t’mir.

 

Kështu Rekasit mendojn,

Po sërbishten këta msojn

Me nxitim e me shie…

Sikur s’jon fëmi Shqypnie!

 

Disa mbahen shum azgon,

Se paskan emnin Osmon!

Kta i bien vllait kres…

Për të shkretën and të fes.

 

 

 

 

 

Kështu vriten vllav me vlla!

Kjo ka ndodh dhe gra me gra;

Të vriten e t’shëmbëtohen,

Njer sa t’mbramen te farohen.

 

Kështu kta gjith një po grinden

Dhe njëni tjetrin s’i binden!

T’rrojn si vllazën, si shqyptar,

Qe t’u shkojnë puna mbar.

 

Njëpal thirren: “effendi!-“

E buk s’kan kta në shtëpi;

As’drith me çu mulli:

T’a bjuejn e të bojn ndri.

 

Disa thirren: “agallar!”

Pa mos pas as ar, as’far;

E të tjerët: “qirie!”

Po kta t’gjith bij Shqypnie.

 

Thiri: Zotnij, ar’t’mallkuet,

Se amën e vet përvluet!…

Tuj u da ju në shum dega…

Por si toska, ashtu gega.

 

Rrënko amë rrënko ti éthe!

Se në rezik të madh erdhe;

Ty po t’qeshet dhe aj miku,

Se fmia t’u bo anmiku!

 

Keq më vjen, më qan zembra,

Dridh më vjen që kah thembra,

Se bijt e tu të kan shty!

Përande vajtoj për ty.

 

Prani zembra kuj duron,

Gjith mon në t’errët e shkon!

E kush dritën e kërkon,-

Fort shum bukur në jet rron

 

Burimi të dhënave :

Rami Kamberi 

 Enciklopedia e Lirë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s