Raimonda Moisiu

r 

                 Raimonda Moisiu


Shkrimtare, poete e publiciste,Freelance journalist at Tirana Observer, albanian -american press in USA,etc · Hartford, Connecticut

Raimonda MOISIU –Shkrimtare dhe Gazetare e Pavarur i perket Letersise Postkomuniste te Diaspores. E lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësueset e para të viteve ’60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e hershëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin ’99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si “Gruaja e vitit në komunitet”, nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, “Fjala e Lirë” – Londër, dhe “Illyria” – SHBA. etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme. Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, SHBA, Anëtare e Klubit të  Shkrimtarëve e Artisteve korcarë “Bota e Re”, Anëtare e Klubit te Shkrimtarëve e Artistëve vlonjatë “Petro Marko”, Vlorë, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve të  Botës  (IWA) me qendër në  Ohio, SHBA,  Anëtare e Shoqatës së  Poetëve të Botës, me qendër Larisa, Greqi. Anëtare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Moderatore : www.panalbanianwomennetwork.org -Anëtare e “Familja & Media” Tiranë .

Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut. 

lIbrat e Botuara te poetes  shkrimtares e publicistes korcare, Raimonda MOISIU, me banim ne SHBA!
-Jeta mes dy dashurive”, – një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
-“Dashuria nuk ka emër”.- Vellimi i pare me poezi, lirika dashurie.
– “Sikur s’me ke puthur kurre”-Vellimi i dyte me poezi Lirika dashurie.
-Lulëkuqja e Egër-Vëllimi i tretë me poezi-Lirika dashurie-në  kater gjuhë: Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht
-“Duke kërkuar Ardianën…”- libër me proza (kryesisht bazuar në ngjarje të jetuara) dhe Esse!
-“Gërhitja e gjeneralëve”- Libër me PUBLICISTIKË,
-“Pafajsia e Evës” – Roman
-“Gjëmimi i moshave”-Tregime,
-Maska e intelektit”-Esse & Publicistikë
– Letrat shqipe këtej & përtej Atlantikut-INTERVISTA -Libër voluminoz me 600 faqe

Pesë poezi lirike dhe me ton qytetar të poeteshës korcare Raimonda Moisiu, u përzgjodhën në Festivalin Ndërkombëtar te Poezisë 2009-të, e quajtur Netët Poetike të  Struges,(Struga Poetry Evenings) si një ndër më  të  arrirat dhe e kohës, duke hyre ne antollogjine boterore :Who’s Who, me titull :’Poetry from five continents”,(Poezi nga pese continentet).

-Është bashkëautore në vëllimin me poezi; “Olimpi Shqiptar”
-Është bashkëautore në antologjinë në gjuhën rumune:-“Tempulli i fjalës”

Është bashkëautore në antologjinë e botuar nga Fotjonart:- “Itaka e Fjalës”
Është bashkëautore në antologjinë:- “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.
Ështe bashkëautore në antologjite me proze: “Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian women network”.
“Tregime”,- nga Shtëpia Botuese ADA, Tirane

Vlerësimi me çmime:

-Është  fituese e Çmimit të parë, për Rubrikën “Reportazh nga Fotjonart”
-Fituese e Çmimit të dytë-për Tregimin më të mirë-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e Çmimit të tretë , “Kadmus”,  për rubrikën Intervista-nga Pelegrini -Athinë /  Greqi.
Fituese e “Çmimit të  Parë Ballkanik”, në Netët Korcare të Poezisë.
Fituese e Çmimit te Pare nga Redaksia e Gazetes “Nositi”, Pogradec
Fituese e Çmimit “Petro Marko” ne gjinine e Tregimit nga revista “Kuvendi” paraqitur ne Diten e Letersise Shqipe ne Michigan

Poezia e Raimonda Moisiu përzgjidhet ç’ do vit në Takimin e Poeteshave në Vushtri, Kosovë, dhe këtë vit poezia e saj, “Nuk munden më…”, u vlerësua si poezia më e mirë  në:
“Takimet e At’ Gjecovit 2009”-në Zym të Hasit, Kosovë.
Është fituese e Çmimit “Petro Marko”, në gjininë e prozës

Ka në proçes botimi :Romanin “S’i them askujt” dhe një  libër të  dytë  me publicistikë-INTERVISTA .

-Është  Kryeredaktore dhe redaktore e romanit “Klithma e Shekullit”, librit me tregime “Ishulli i pulëbardhës”, i vëllimeve me poezi “Lule që rriten në gur’…”, “E nëse jeta jo”, dhe librit me publicistikë “Majë  pene”, të  poetit e prozatorit Mëhill Velaj.  Asistent redaktor i vëllimit me poezi ne gjuhën angleze: Our Walk in time-të  poetit Mehill Velaj.

Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare.

313390_10200769139810037_1190134720_n

       Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu is the albanian –american writer and freelance journalist.
Raimonda Moisiu was born, on February, 21st, 1957, in Korca city, Albania,-resident in Hartford, Capital of Connecticut State ,(CT) USA.She studied for English Linguistics & Literature,at University of Tirana,Albania.After, she performed the learnings, she worked as an english teacher,for 19 years-till she left homeland and immigrated to USA. She was born and raised in the southeastern city of serenades and linden flowers, Korca,Albania – in a civil family of patriotic traditions. She immigrated to USA in 1999 . Actually, she lives in Hartford, State of Connecticut, along with her children. The passion for journalism, translations and impressions of travelling are interesting and characterized by insistence on looking at history and current developments, highlighting the best values ​​of the homeland and human rights. True stories, true life , literary prose, poetry, journalism and translations are already long-standing passions of her. She is member and supporter of U.S. Democratic Party since 2005. She organizes national, literary and artistic aktivities , in the Albanian community in Hartford. It is a respected and admired figure, who radiates inteligence, national radiation, wit and wisdom in the community. For her precious contribution to the community, she was honored with the Official Citation, under the motivation as “Woman of the Year in the Community”, by the Municipality of the capital of Connecticut, Hartford. She is also participating in many lists, website and compatriots webs in the Internet, where she contributes; writing journalism, fiction, poetry, and different opinions of the development of democratic processes in Albania, America and albanian –american community and Diaspora. She is cooperating with the status of freelance journalist in several independent newspapers in the Albanian & albanain –american press. Friendliness of art and literature have made a very productive author.She’s published till now eleven books in prose, publicity and poetry and she is co-author in eight national and international antologies. Her literature contribution is awarded with some prices in journalism, poetry and prose!

Biography of Raimonda Moisiu –Writer and Independent Journalist

Her literary works are:
-“My life between two homelands’ ,”(Narrations & Publicity)
-“The love,- no name'”, (Lyric poetries)
-“Eva’s innocence”(novel)
-“Like you have ever been kissed me”, ( lyric poetries)
-“Leitnants’ snoring”,(Publicity)
-“Looking for Ardiana (Narrations & Esseys)
-” Wild poppy”-2011-(albanian, english, greek and italian lyric poetries)
-“Thunder of age”(Narrations)
– “The Intellect’s Mask “-Essays, reportage & literary critics
-“Albanian Letters Across the Atlantic”- A collections of sixty one interviews, mostly in Albanian language and several in English.

Co-author of literary anthologies (with poetries):
-“Itaca’s world”
-“Parents’heart”
-“Temple of the word”-in romanian language
-“Narrations”-
-“The mother”
-Albanian Olympic”

“Ali Podrimja’,

“Who’Who”,-five poetries of Raimonda Moisiu are included in the anthology”Poetry from five continents”at Struga Poetry Evenings Festival, Macedonia Balkan.2009

Reputation with awards:
-The first award, for interacting reportage by Fotjonart,2006
-Second Award of the best story -by Albanian Forum.2007
-Third award-Kadmus for the column interview by Pellegrini-Athens Greece.2009
-Winner of the “Balkan First Award ” at Balkan Poetry Evenings, in Korcha, Albania, 2009
Raimonda Moisiu’s poetry , it’s been chosen every year at the “Albanian poetess Festival ” in Vushtria, Kosovo, and her poem, “I can’t anymore” was awarded as the best poetry at ” At’Gjecovit’s Meeting 2009″-in Zym, Kosovo.
Winner of “Petro Marko- Award” -in the prose field.2011
Winner of the “First Award” – in poetry by “Nosity” editorial office,2011

Winner Of “The Public Award” & “Official Citation”-at the “Albanian poetess Festival ” in Vushtria, Kosovo, 2012

Winner of “The goddess of love Award”, in poetry,-at Balkan Poetry Evenings, in Korcha, Albania, 2012

Friendliness of art and literature have been made her a very productive author.
Also she is reporter of albanian-american papers, in USA,”Illyria” and albanian press, in Albania, ” Tirana Observer”,”Panorama”, “Ndryshe”,’Gazeta Kritika” on line,
“Fjala e Lire”, London, “Albanian Mail”, in London, Kosovo and albanian website on line…
She lives and works in beautiful city Hartfford, Capital of Connecticut (CT), USA, as a freelance journalist. Now she is writing a novel titled “ Not telling to anyone!”, and and in advance she is publishing it. Also soon she is publishing the Second book with INTERVIEWS of distinguished people across the Atlantic, and a book with Essays and literary critics.
She speaks and writes fluently Albanian, English, Russian, French, Italian and some Greek and Spanish.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s