Klarita Selmani

klara profil

          Klarita Selmani

Klarita Selmani, është lindur dhe rritur në qytetin e Tiranës. Familja e saj vjen nga traditat e shkëlqyera vlonjate, tradita të cilat e kanë evokuar qysh në fëmijëri. .
Prindrit e saj erdhën në Tiranë sëbashku me traditën e ruajtjes së kengës polifonike dhe filozofisë të vargut lab. Kështu në një nga rrugët ku pranvera mbushte trotuaret me lulet e mimozave në Tiranë, zërat e familjes lulëzonin cdo të Shtunë, deri vonë. Që nga fëmijeria ju atribua sportit sëbashku me vëllezërit e saj dhe leximit, falë biblotekës së pafund të krijuar nga i ati. Një nga skenat më të zakonshme në shtëpinë e saj ishin librat shpërndarë kudo, ku mundej të lexohej. Si dhe shkrimet e herë pas herëshme.
Me vitet sporti u bë synim kryesor dhe duke filluar nga shkolla e tetvjecare e deri mbas mbarimit të studimeve të larta pranë Insitutit të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë, një sërë arritjesh sportive përbëjnë ecurinë e saj në biografinë e Atletikës Shqiptare nën ngjyrat e klubit “Dinamo”.
Mbas mbarimit të studimeve e deri në largim nga Shqiperia, fillim viti 1991, punoi si përgjegjëse e aktiviteteve sportive në shtepinë e Pionierit nr. 8, si edhe trainiere pranë klubit sportiv “17 Nëntori.

Në emigrim me kalimin e kohës përvec nevojave jetike, është marë dhe me aktivitete të ndryshme mbi të drejtat njerëzore dhe gjithshka qe ka të bëjë me to.
Rikthimi në shtypin shqiptar pas një periudhe të gjatë kohë u bë në Shkurt 2009, në gazetën “Emigranti” nën titullin “Klarita Selmanaj, një grua ndryshe nga të tjerat…” Sapo kishte organizuar paraqitjen e grupit shiptar ne festën e refugjatit organizuar nga Shoqata e Gruas në qytetin e Iraklios në Kretë në dt 18 Nëntor 2008 dhe në vazhdim më 28 Nëntor atë të Bashkisë së qytetit. Grupi i fëmijëve shqiptar lindur e rritur në mërgim, recituan “Mëmëdheun” e A.Z. Cajupit dhe kercyen nën tingujt e pogonishtes. Veshjet popullore përsëri i krijoi e njëjta si edhe gatimet tradicionale shqiptare. U shkruajt për grupin shqiptar dhe nga gazeta lokale “Patris” (Mëmëdhe)
Dy vjet me vonë, merr pjesë në realizimin e dokumentarit ”Mos më thërrit i huaj”, ku mbi gjithshka tërhoqi vëmëndjen poezia e saj” Dhuna”.
Në vazhdim aktiviteti i saj u rrit duke i shtuar çdo ditë axhentës së emigrantes takime, seminare, konferenca, aktivitete pa fund për të drejtat njerëzore në emigracion. Antare e këshillit bashkiak për Integrimin e Emigrantit në Shoqerinë Vendase, Antare e organizatës “Kundër Dhunës ndaj Gruas”, Antare e Kryesisë së Shoqatës së Puntorëve Shiptarë në Greqi, etj etj, vazhdon përpjekjet në ndihmë të patriotëve të saj.
Më 11/02/2013 u paraqit në Konferencën “Realise” në Bruksel, si përfaqesuese e emigracionit për gjithë Greqinë dhe Shqiptarët, me thelb njohjen dhe vlerësimin e intelektit të emigrantëve për një të ardhme më të mirë, në shoqërinë Europiane.

klara koferencekof 2

Për konferencën shkruajti Gazeta Shqiptare “Plus” në Athinë, gazeta “Shekulli” si edhe “Dita”

mos me therrit i huaj (1)    gazeta plus

Kthimi e gjeti kameramane dhe skenariste në një dokumentar të dytë mbi jetën në emigracion, i cili pritet të shfaqet në festivalin kombëtar të Greqisë në Selanik. Kësaj radhe në dokumentar, vargjet e saj nën zhurmën e valëve të Egjeut, “ këndojnë” me iso ”E mira ime ti!” Shqipëri.

obelisk 139obelisk 146

Klarita identifikohet në poezi. Sa të veshtirë e ka të flasi për veten, aq të lehtë e ka të shpërthejë në varg.
Albumi i saj poetik, përbën diku 400 poezi, disa prej të cilave janë botuar në revistën Obelisk. Gjithashtu ka në proçes botimi vëllimet e saj poetike.
Përvjetori I Pavarësisë e nderoi me cmim te dytë në konkurimin e organizuar nga
Klubi Petro Marko më 19.11.2012 në Vlorë, “ Atdheu në vargjet e poetit” ku u përfaqësua me poezinë:  “Vlorë moj, e mira moj!”
Aktualisht është dhe Kryeredaktore e faqes poetike “Sofra Poetike” në internet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s