Prezantimi i parë i emigrantëve shqiptarë në Bruksel

klara koference

                          Klarita Selmani

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=17366&kat=116&fb_action_ids=10200128299723777&fb_action_types=og.likes&fb_source=timeline_og&action_object_map=%7B%2210200128299723777%22%3A133476030157926%7D&action_type_map=%7B%2210200128299723777%22%3A%22og.likes%22%7D&action_ref_map=%5B%5D

Prezantimi i parë i emigrantëve shqiptarë në Bruksel

nga : Luan Pacani

-Klarita Selmani, lindur në Tiranë, me  orgjinë  nga Vlora, diplomuar në Institutin e Fizkulturës në Tiranë, ish-përgjegjëse për organizimin e aktiviteteve sportive në një zonë të Tiranës, trajnere, sportiste me emër në vitet ‘80 dhe mbajtëse e disa çmimeve e titujve sportivë është një emër i njohur në komunitetin e emigrantëve në Kretë. Është anëtare e SEM (Këshilli i Integrimit të Emigrantëve ne Shoqërinë vendase), anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Punëtorëve Shqiptarë në Greqi, pjesëmarrëse në realizimin e dokumentarit “Mos me thërrit i huaj “ në vitin 2010, fituese e çmimit të dytë nga Klubi “Petro Marko” në Vlorë më 11.11.2012 me temë : “Atdheu në vargjet e poetit”.

kof 2

Këto ditë ajo bëri një prezantim dinjitoz në Bruksel në Konferencën për projektin “Duke bërë më të mirën për kapitalin njerëzor”. Në fjalën e saj midis të tjerash ajo theksoi: “Jam anëtare e delegacioni grek dhe në një farë mënyre përfaqësuese e personave emigrantë me arsim të lartë në Greqi. Shpreh kënaqësinë për mundësinë që mu dha për të dhënë mendimin tim për këtë çështje kaq serioze e problematike për mbarëvajtjen e Komunitetit Evropian, por edhe të shpreh rrjedhimisht si person, si emigrante vështirësitë me të cilat jemi përballur unë e gjithë emigrantët në vendin që zgjodhëm fillimisht për të emigruar e që na pranoi.

gazeta plus

Shtrohet çështja e një larmie problemesh, të cilat imponojnë gjetjen e zgjidhjeve që do të synojnë lehtësim të organizimit të jetës së përditshme sipas nevojave dhe të drejtave të komunitetit vendas dhe emigrant. Problemi i papunësisë është akut për shumicën e emigrantëve, por dhe për rastin tim personal, i cili ka arritur deri në konceptimin mbijetesë. Sigurisht qe këtu luan rol diversiteti i trajtimit për ne emigrantët në tregun e punës. Statusi i punës për çështje siguracioni, orari, paga dhe shfrytëzimi mbi maksimal, tashmë janë probleme serioze jo vetëm për emigrantët. Mendoj se vlerësimi intelektual dhe i drejtë i nivelit tim dhe i gjithkujt tjetër nga një sistem i organizuar social, mundet me siguri të ketë ndikim pozitiv në ecurinë e ekonomisë në spektrin europian. Pikëpamjet e mia në drejtim të projekt- programit,duke patur parasysh gjendjen reale mbi krizën ekonomike e cila nuk lë hapësirë për progres të zhvillimit ekonomik,kulturor e intelektual të komunitetit emigrant nëse nuk i referohen më parë mbështetjes së shoqërisë vendase nga e cila varet mbarëvajtja jonë. Kjo gjë e bën më efikase mundësinë e mbështetjes ndaj nesh”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s