Namik Selmani

portret namik

Namik  Selmani

Namik Selmani ka lindur më 18.11.1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës. Ka mbaruar shkollën e  mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Histori-Filologjisë në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës.  Ka punuar prej mbi 38 vite si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme “Kristo Isak” Berat

Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme. Ajo përmban deri tani 24 libra, mes të cilëve 8 janë vëllime me poezi duke përfshirë edhe një Antologji të tijën vetjake, libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, përmban me qindra shkrime të karakterit studimor kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme.

Që prej disa vitesh ai është një autor që e ka gjetur dritën e botimit të shkrimeve të tij edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Angli, Itali, Rumani, Zvicër, etj

Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. Ka patur shumë suksese  edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali Maqedoni, Kosovë, etj   Është fitues i disa Çmimeve kombëtare në letërsi, në publicistikë.

Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare. Është Anëtar i Shoqatës Kulturore “Bilal Xhaferri” (ku është zëvëndëskryeredaktori i revistës “Krahu i shqiponjës” i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, i Klubit të Shkrimtarëve. Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Drita” me qendër në Athinë. Është anëtar i kryesisë së shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit etj. Është zëvendëspresidenti i Shoqatës Kombëtare “Flamuri Kombëtar Gramoz Palushi”. Është anëtar i Kryesisë së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare me qendër në Tiranë

Është anëtar i Klubit kulturor “Berat- klub’

Është anëtar i kryesisë së grupimit kulturor dhe letrar ”Letërsi- art” me qendër në Tiranë

Është anëtar i grupimit “Lidhja e shkrimtarëve të Gjermanisë”

Është anëtar i grupimit letrar “Fjala e Lirë“ me qendër në Londër

 

Pasqyrë e veprimtarisë krijuese

                                  Veprat Letrare

namik selmani vepreat

 

  • ‘Vatra e mallit” – Poezi- 2000
  • “Zërat e brigjeve të mia” – 2003- poezi
  • “ Dallandyshet e Çamërisë” – 2004- proza
  • “Trokitje në Dodonë’ 2004 Proza
  • “Kroi i këngës çame” – 2005- poezi
  • “Filizët e fjalës gjimnaziste” – Në ndihmë të  mësuesve  e nxënësve të  shkollave të mesme –botim pedagogjik – 2006
  • “Abaz Dojaka- Mjeshtër i Kulturës popullore”- 2006- Monografi ISBN_99943-33-82-8
  • “Fari çam”- 2006- poezi
  • “Kërkoj monumentet” – 2007- proza-ISBN978-99956-621-0-3
  • “Shpirti çam” – 2007- Antologji personale me poezi ISBN-978-99943-967-8-8
  • “Dritaret e besimit”—poezi fetare për rininë islame-2007 (Ka marrë Çmimin “Libri më i mirë për vitin 2007”)       ISBN: 978-99956-652-3-4
  • “ Rruga e një shkolle”- botim monografi për përvojën e shkollës së mesme profesionale“ “Stiliano Bandilli” Berat- 2007-ISBN-9789994396795
  • “Arkivi i fjalës”- 2008- Botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme –ISBN:  799993-248582
  • “Djepi i këngës” poezi
  • “ Portat e bashkimit” Proza
  • “Ujëvara e tingujve“ -Botim folklorik 2009
  • “Rilindje”-Proza – 2010
  • “Jam shqiptar” –Proza -2010
  • “Gjurmë më gjurmë” -2010 Proza
  • “Pesha e qiellit të vendlindjes” Poezi 2010
  • “Rrënjët” proza -2011
  • “Dyert e hapur të vetvetes”-proza
  • “ Gjuhëshqipja të zonjërojë” Botim pedagogjik për kulturën e gjuhës letrare

 

Përfshirja në Antologji kombëtare e ndërkombëtare:

        * “ Këngët e para” –1968- Antologji poetike për të rinjtë e shkollave të mesme

  • “ Eni vjen pej Çamërie” – 2003- Antologji poetike për Çamërinë me 34 poetët më të mirë të kombit për këtë temë- ( Kosovë e Shqipëri)-Hartues poeti i shquar Ali Podrimja  ISBN- 9951-02-041-0
  • “ Legjenda Mustafa Gjinishi “ 2004-Bashkëautor në përmbledhjen kushtuar Mustafa Gjinishit-autori Astrit Kaziu
  • “Kolonel Zylyftari” – 2004- Antologji e hartuar nga studiuesi Mehmet Gëzhilli kushtuar Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari ISBN99927-43-26-3
  • “Përtej detit – Oltre mare” – 2004 -Përmbledhje poetike botuar në Ankona ( Itali) botuar nga Shoqata e Emigrantëve të këtij qyteti e të financuar nga Ministria e Punës Sociale të Italisë dhe të Këshillit të Evropës
  • “Ulqin, ti det”-2007- Antologji poetike për Ulqinin ( Mali i Zi) – hartues poeti HajroUlqinaku
  • “Shtypi shqiptar dhe arvanitasi Aristidh Kola”-2007- Përmbledhje krijimesh kushtuar arvanitasit të shquar, gjuhëtarit Aristidh Kola  hartuar nga studiuesi Arben Llalla- Tetovë.( Maqedoni) 978-9989-2720-2-8
  • “Dritare fisnikërie” – 2007- antologji me shkrime e poezi hartuar nga poeti e studiuesi Mevlud Buci   9789994357185
  • “Nektari i shpirtit shqiptar”-2008- Antologji për Çamërinë hartuar nga poeti Ahmet Mehmeti   ISBN  9789994350131
  • “Dibra ‘07”- 2008- Antologji me krijime letrare për Dibrën- Hartoi studiuesi e shkrimtari Fatos Daci. Në këtë konkurs meritoi Çmimin “ Nderi i Konkursit”
  • Selmani. Andi “Pranë njerëzve” –ISBN9789995-622398
  • Selmani. Laura ISBN -9789995 622268
  • Hysa . Shefki” Diplomacia e mohuar”  ISBN: 978-99956-650-3-6
  • Autor përfshrës i antologjisë me tregime botuar nga Revista “Obelisk” 2009
  • Autor i përfshirë në Revistën kulturore “Dija” ( 2009) botuar në Mal të Zi
  • Autor në  revistën  letraro-artistike “ Doruntina” organ i Shoqatës së Krijuesve “ “Jehona e Karadakut “ në Kumanovë të Maqedonisë për vitin 2010
  • Pjesëmarrës i të gjithë edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë

“Poeteka” në Berat e në Durrës

* Fitues i vendit të parë në Konkursin e Poezisë i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Drejtoria e Kolegjeve “Turgut Ozal” me rastin e 10-vjetorit të hapjes së kolegjeve turke

  • Fitues i Çmimit të parë “Libri më i mirë i vitit 2007” për librin me poezi

“Dritaret e Besimit”

  • Pjesëmarrës në të tre vëllimet madhore të botuara nga studiuesi Laurant Bica për mendimtarin e shquar Hasan Tahsini
  • Pjesëmarrës në Encikloedinë Jugshqiptare te autorit Ibrahim Hoxha ( me rreth 1400 faqe) me nje zë të veçantë
  • Fitues i Çmimit të parë në Takimin Poetik Ballkanik të organizuar nga Shoqata “Jehona  e Karadakut “ në Kumanovë më 11 Mars  2010
  • Për krijimtarinë  e tij letrare kulturore dhe artistike janë zhvilluar disa emisione  radiofonike dhe televizive në Radio Televizionin Shqiptar, në televizionin “ Klaudiana“ (Peqin), në Radio Ulqini ( Mali i Zi) në televizionin “Onufri” ( Berat), në Televizionin e Prizrenit të Tetovës, në Televizionin  “Alba Life” të Njy Jorkut ( SHBA). Ora Nevs, ( Tiranë) etj
  • Pjesëmarrës në Antologjinë për nënat e hartuar nga poetja Ilirjana Sulkuqi

( Nju Jork)

* Pjesëmarrës i antologjisë me tregime “ Tregime” të organizuar nga revista

“Obelisk” me tregimet më të zgjedhura të konkursit me tregimin “Vallja e lumturisë” me ISBN 978 99943 58 77 9

* Pjesëmarës me disa shkrime i Antologjisë kushtuar Artistit të Merituar valltarit Ali Kondi hartuar nga shkrimtarja Natasha Dhoska, me titull “Ali Kondi, Artist i Merituar” me ISBN 97899943 58 64 9

*Pjesëmarrës i Antologjisë “Latif Fodulli (1) me  poezinë “Baladë për Princin e Kujtesës” ISBN 978 9928 122 01 8

* Pjesëmarrës i Enciklopedisë “Berati” i autorit Zylyftar Plaku Berat, 2010

* Pjesë e librit “Për kombin, për demokracinë “ – Autori Azgan Haklaj

* Pjesë e librit  të autorit Gjokë Dabaj “Strategjia e shqiptarëve” Tiranë , 2011 ISBN 978992810716-9

Pjesëmarrës në Antologjinë Mbarëkombëtare për nënat hartuar nga poetja Ilirjana Sulkuqi dhe poeti Albert Zholi

Pjesëmarrës i antologjisë mbarëkombëare të Naim Kelmendit “ Antologji e dhimbjes poetike” kushtuar Ali Podrimjes me rastin e ndarjes nga jeta

*Pjesëmarrës i antologjisë kushtuar Tahir Deskut ( Klinë)

*Korrik, 2012 Në  Therandë ( Kosovë) organizohet një Takim Mbarëkombëtar krijuesësh në fushën e letrave për krijimtarinë e tij me temë “ Një jetë në shërbim të kombit:”

*Fitues i Çmimit Letrar Mbarëkombëtar kushtuar poetit Tahir Desku

*Pjesëmarrës i antologjisë mbarëkombëtare me 101 poetë të hartuar nga Ekrem Ajruli në Tetovë ( Maqedoni) me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë

* 24 nëntor 2012  në Vlorë me rastin e  Kongresit të Shtatë të Rrjetit Global të Gruas Shqiptare Shoqata “ Bytyçi” e nderon me Çmimin “Aristidh Kola”

 

Ka redaktuar librat:

  1. “ Noos” –poezi nga Rizvan Nepravishta- Berat, 1998
  2. “ Më fal, ëndrra ime!”- poezi nga Drita Braho-Berat-2000
  3. “Në krahët e ëndrrës”- poezi nga Esmerlada Mile- Tiranë 2007 ISBN978-9943-967-7-1
  4. “ Fjongoja e pranverës”-poezi nga Fabiola Abazi- Tiranë, 2007  978-99943-967-3-3
  5. “ Dollia e dashurisë”-poezi nga Laura Selmani-Tiranë , 2008
  6. “ Fluturim” – poezi nga Hanife Hoxhallari-Tiranë , 2008 ISBN-9789995622206
  7.  “ Pranë njerëzve”- sprovë për një punonjës social”- Tiranë , 2008
  8. “ Hapësira të kulturës islame” ( Berati)- Redaktor i fotografisë- Berat1999
  9. “ Këngët e Beratit”– Studim e këngët e Beratit- Redaktor i fotografisë- Berat, 2004
  10. Redaktor i romanit “Nusja nga Çamëria” me autor Remzi Basha ( Suedi) dhe Drita Braho ( Berat)
  11. Redaktor i romanit “Kur shkërmoqej diktatura” i autorit Ylli Toska
  12. Redaktor i librit publicistik “Tryezë kujtese për ruajtësin e kodikëve Nasi “Papapavli” i autorit Lorenc Buda
  13. Redaktori i librit “Përballja” i autorit Gafurr Adili
  14. Redaktori i librit për fëmijë “Mbretëresha e Liqenit”e autores Emirjana Hyseni
  15. Redaktor i librit me poezi i autorit Mustafa Spahiu (Shkup) me titull “Një imazh fshati më mungon”
  16. Redaktor e korrektor i librit me poezi të autores Alma Alpina Begaj “Farfurima e shpirtit” Shtëpia Botuese “Vllamasi” Tiranë, 2011
  17. Redaktor i librit “Këngët e kreshnikëve“ me autori Minella Kureta ( Shqipëri)
  18. Redaktor letrar i librit “Konservatori Shtetëror i Muzikës “ me autor Naxhi Kasoruho

19. Redaktor i librit “Çidhna dje, sot nesër” i Dr. Islam Canit ( Tiranë)

        20.Redaktor i librit  “Buka e mërgimit “ të autorit Musa Osmani nga Preshevca e Tetovës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s