Anila Themiu
Anila Themiu ka lindur në Fier ,në 20 korrik 1972. Që në moshë të vogël , e apasionuar pas poezisë, filloi shkrimet e para në rrethin e poezisë së shkollës. Më pas është aktivizuar në shumë aktivitete kulturore artistike në qytetin e Fierit , përfshi recitim ,balet dhe teatër, ku për tre vjet ishte edhe prezantuese e festivalit të fëmijëve dhe aktruse e rolit të vitit të ri në mbrëmjen e fudvitit . Kulmin e aktivitetit teatral e arriti me një nga rolet kryesore në teatrin për fëmije ”dosja 67”me regjisor Dervish Bibën. Pas përfundimit të shkollës mesme i akorduan një bursë për Inxh.Ndërtimi , shumë larg nga ëndrrat e saj letrare dhe si rrjedhoje ajo shkëputet nga këto studime me dëshirën e saj, për të mbrojtur në Fakultetine e “Gjuhëve të Huaja”, gjuhen angleze, e cila do i mundesonte më pas punën si mesuese në Qytetin e lindjes. Pasioni dhe dëshira për poezinë e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj, dhe shumë p^rej poezive të saj janë publikuar ne organe dhe periodikë të ndryshme letrare të kohes.
Vëllimi poetik “Përkëdhelur nga deti” , i redaktuar nga poeti dhe eseisti Ardi Omeri është botimi i saj i parë, i cili sigurisht do pasohet nga të tjera risi krijuese dhe prurje letrare .
Me behet qefi Anila qe poezite e tua jane botuar,pres ti lexoj,dhe susese ne vazhdim :)
Anila meriton shume me teper jo vetem se eshte shpirt ndjeshem dhe lirike, por eshte njeri i thjeshte. Kjo e ben te veçante :) Urime Nila