Murat Isaku

murat

Murat Isaku lindi në Gajre të Tetovës më 1928, vdiq në moshën 77 vjeçare në Tetovë në vitin 2005. Mësoi në TetovëElbasanPrishtinëPrizren, maturën e mbaroi në Normalen e Gjakovës, studimet e larta për gjuhën dhe letërsinë i mbaroi në Beograd më 1953. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në gimnazin e Tetovës dhe mëtej u emërua zv. drejtor i kësajë shkolle. Duhet theksuar se u caktua redaktor i TV Shkupit për emisionet e gjuhës shqipe nga edhe u pensionua.

Tituj të veprave

  • Zani i malit (1960
  • Buzëqeshjet e mesditës (1963
  • Drithmat (1975
  • Blana (1982
  • Unaza e djerrinës (1971
  • Gërsheti (1978
  • Sheshtina (1982
  • Dielli e din rrugën e vet (1965
  • Flaka e vonar (1973
  • Plagët (1975
  • Etje (1982
  • Damkat (1986
  • Shtjella (1989
  • Gjaku i sharraxhive19??(në vazhdime në Flaka e vëllazërimit)
  • Ngushëllimi i Bukur
  • Fatprerët

 NË GJIRIN E SHARRIT

I etshëm kur kam qenë-majat e tij në ëndërr i

kam parë,

zbathur kur kam ecur prej lëvozhgës opinga kam

bërë…

Përmbys në burim kam parë nënën, babanë e kam

gjetur në arë,

prej trollit kam bërë perëndinë, prej urisë lotin

në ballë.

Tash jam etje dhe ëndërr, opingë e lëvozhgë, perëndi

e lot..

Në gjirin e Sharrit ku syri ngjyrën më të bukur

e merr

vuajtjes ia njoh dhëmbët, vdekjes fill vetëm i dal

zot,

dy duar ruaj për tytë dhe një kokë për nder…

PËR GABIMET TONA

Ndoshta gabime kemi bërë për njëri-tjetrin në

rrugë apo rrah,

Kur dorën s’e kemi shtrirë, apo jemi shtirë se

s’jemi parë…

Gabime të vogla janë këto për një trup me dy

këmbë e krah,

Për një shesh me aq pëllumba, për një det me

aq valë.

Edhe do falje na kanë mbetur mëkatet për t’i larë,

Na kanë mbetur edhe do kodra pa u dalë zot…

Një ditë kur s’do të jemi siç kemi qenë më parë

Do t’i lexojmë vetëm vjershat tona me lot.

Ndoshta gabimet tona do t’i falim me zë të tretur

Se në gjirin e kohës kemi lënë do kufij me fjalë.

Kemi qenë të atillë e të këtillë, por tanët kemi

mbetur,

Zemrën për gjini e gjuhë e kemi ruajtur gjallë.

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s