Mustafa LAÇI

 Mustafa LAÇI

U lind në Tetovë më 1931. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, shkollën për mësuesi – Normalen e mbaroi në Shkup. Ka punuar mësues nëpër shumë fshatra shqiptare që mbetën jashtë shtetit shqiptarë, duke përhapur dije dhe dashuri për arsimim e në veçanti dashuri për atdheun.

I vetëdijshëm se arsimimi i kombit do të ishte e vetmja rrugë, që të realizohen shumë ëndrra që i ëndërronte në hapat e parë të bankave shkollore dhe, duke e kuptuar madhështinë e idealit se shkollimi i popullit, do t’i hapte shtigjet drejtë ecjes së lirisë që i mungonte, pos bisedave me popullin do të fletë edhe me gjuhën e penës.

Hapat e parë me shkrime do ti bej nëpër gazeta e revista që botoheshin në gjuhën shqipe si në Maqedoni e Kosovë, me poezi për fëmijë e për të rritur.

Më 1972 do të botoj librin e parë me poezi “Ngjyrat e shikimit” kurse më 1977 libri i dytë “Këngë pa djallëzi” dhe, më 1981 libri i tretë i poetit, do ta sheh dritën më titullin “ Kafkat gjelbëroshe”.

Më 2.10.1982 nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë, duke lënë pas vete shumë dorëshkrime, si poezi, prozë dhe historiografi, që asaj kohe nga forca e gjuhës ndëshkuese të botës sllave nuk mundeshin të botohen.

Më 1984 nga disa miq, nën përkujdesen e Xhevat Gegës, do të botohen edhe disa poezi me titullin “Vjersha”.

POEMË E LINDJES SË RE

Për ditëlindjen tënde karafila të kuq

Dhe ngjyrën e ylberit t’i prura –

Ty, e veshur me tridhjetë pranvera

E me lulet e para të majit….

 

Me lindjen tënde vdiqën lindjet e vështira,

Dielli e gjeti rrugën në kaltërinën e detit,

Anijet e rrahura velësh arritën n’breg

Për t’u ngarkuar me këngë e jetë.

 

E njeriu i vogël me zemër shkëmbi

U rrit me rritën tënde

I mbushi grushtet me aromën e tokës

Dhe shkroi poemën e lindjes së re.

 

RRITA JONË

1.

Për një copë diell

vdekjen e kremtuam pas lindjes

Vdiqëm që të jetojmë

atje ku, mbollëm trishtimin.

E hëngrëm veten,

Duke pritur ngadhënjimin.

2.

Në sofër i kemi lënë gishtat,

etjen e kemi shuar me kripë

se ujë s’kemi pasur në ballë

as troha në shuplakë.

 

3.

Pranvera rritet me lule e blerim –

asnjë flutur ska pjellur në vjeshtë,

gruri palohet në zhegim;

asnjë mollë s’piqet në bjeshkë.

Unë rritem kur vargu më shtohet –

Tash si ta quaj të voglin Njeri,

dhe veten që shkruaj poezi –

se rrita jonë është duke u rritur

me këtë diell që jemi duke e pritur.

 

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s