Azem Shkreli

azem shkreli

        Azem  Shkreli

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë“, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Azem shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vetës i krijoi me dhembje e përjetuam ndarejen e tij fizike: NRW,së në Gjermani, në Qendren Kulturore Shqiptare, ne Gelsenkirchen,

Poezi

  • |Bulzat (1960),
  • |Engjujt e rrugëve (1963),
  • |E di një fialë prej guri (1969),
  • |Nga bibla e heshtjes (1975),
  • |Pagëzimi i fjalës (1981),
  • |Nata e papagajve (1990),
  • “Lirikë me shi (1994),
  • |Zogj dhe gurë (1997).

Katër këshilla vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
Me secilin varg, të lindësh në secilën fjalë

Ngrehu mbi veten në do te rrokësh frerët e erërave
Të shkeleëh shpërgajt e mërisë dhe shtërngatat e gjakut tënd

N’se dashurohesh dashurohu n’flakë e n’valë
Jo n’sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi

Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg,të vdesësh për secilen fjalë.

nga Enciklopedia e Lirë Shqiptare

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s