Daim ILJAZI

daim

Daim ILJAZI

U lind më vitin 1954, në fshatin Zhelinë-Tetovë dhe diplomoi në Universitetin e Zagrebit-Arkeologji dhe Gjuhë Frënge në vitin 1979.

Më se dy dekada punoi profesor në shkolla të mesme në Tetovë. Daim Iljazi është diplomat i karrierës. Ka punua konsull i Maqedonisë në Bern-Zvicër dhe këshilltar i Ambasadës të Maqedonisë në Paris. Pjesëmarrës i shumë festivaleve poetike në disa vende të Evropës.

 

SA TË DUA EVROPË

 

Më linde, më le pa busull,

Më hodhe shpesh

Në kontejner kundrinash

Sa të dua Evropë

 

Më bëre, më linde

Më the se je nëna ime,

Shpesh më mashtrove,

Të dua Evropë.

 

Valsi yt me yjet,

Pa mua nuk është i plotë

Fjala ime është e shenjtë,

Prapë të dua Evropë.

 

SA TË DUA…

 

Shëtita shumë fshatra e qytete,

Në Ballkan e në Evropë

Edhe kështu si je,

Të dua më shumë, Tetovë.

 

 

LAMTUMIRË SREBRENICË, REÇAK, VUKOVAR

Atje larg në Ballkan, në Srebrenicë e Vukovar

Kutija e Pandorës tymon, lulet nuk lulëzojnë,

Bari nuk rritet, toka dridhet në Reçak.

 

Atje larg në Ballkan, plagët kullojnë gjak,

Jetë pa shpresë në mes tymit e flakës,

Të vdekurit shajnë krajl e gjeneral,

Varrezat masive, kryefjalë e lajmeve botërore.

 

Këto vende pa gjurmë, pa pranverë,

Të veshura me errësirë mortore,

Flamuri i zi, dekor në çdo shtëpi,

O marrëzi shekullore.

 

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s