Mr. Kadrush Radogoshi

kadrush

    Kadrush Radogoshi lindi në Gjakovë më 15 Shtator 1948. Shkollën fillore dhe gjimnazin I kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe) e kreu ne Prishtinë, ku I kreu edhe studimet pasuniversitare te letërsisë dhe mori graden “Magjistër I shkencave filologjike” duke mbrojtur tezën “Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar me tematikë të shekullit të XV”.

 Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e akuzuan në bazë te nenit famëkeq 133 alinea 1 të Ligjit penal të ish Jugosllavisë për vepër penale “propagandë armiqsore”, që nënkuptonte sankcionim te lirise së mendimit dhe fjalës së lirë.

 Pas daljes nga burgu u ekskomunikua dhe iu mor e drejta e ushtrimit te profesionit të profesorit për 18 vjet me rradhë. Persekutimi i tij politik nga burokracia politike e Gjakovës shpesh herë mori permasat e linçit publik. Ishte fajtori kujdestar politik në Gjakovë.Argumenti më domethënës për këtë është fakti se ishte i vetmi gjakovar  në mesin e 237 izolantëve shqiptarë, kryesisht intelektualë, te arrestuar më 28 Mars 1989 e të dërguar fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj te shpërndarë nëpër burgjet tjera të Sërbisë.Në rastin konkret Kadrushi u dërgua në Burgun e Prokuples. Motivacioni i këtij arrestimi ishte dyshimi se këta intelektualë, te cilët ishin shquar në kundërshtimin e rrënimit të autonomisë së Kosovës, mund të ishin të rrezikshëm për rendin kushtetues të ish Jugosllavisë. Ky arrestim nuk ishte bërë me ndonjë vendim gjykate,por me vendim policie të sugjeruar nga komitetet komunale te Lidhjes së Komunistëve të ish Jugosllavisë.

 Duke qenë “i papërshtatshëm moralo-politikisht” për “sistemin e vetqeverisjes socialiste jugosllave” qe i papërshtashëm për t’u pranuar në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 1981 gjer në vitin 1990.I tillë ishte edhe për redaktorët e të vetmes Shtëpi Botuese “Rilindja” (Libri i tij “Nekrologji për Sodomën” u censurua 7 vjet me radhë). I papërshtatshëm “moralo-politikisht” ishte edhe për dy tre hartuesit hartuesit e antologjive ,të cilët e kishin monopolizuar të drejtën për hartimin e antologjive me pëkrahjen direkte të politikës.

 Në vitet 90 të shekullit XX ishte njëri ndër themeluesit e Sindikatave te Pavarura të Kosovës dhe njëri ndër udhëheqësit e tyre, në mesin e të cilëve pos Prof.Dr. Hajrullah Goranit ishin edhe Hamëz Jashari ( hero i kombit), Agim Hajrizi (dëshmor i kombit) e shume të tjerë. Në vitet 1992 – 1997 ishte kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Gjithashtu ka qenë redaktor i Revistës letrare “Shtigje” të botuar nga ky klub.

Ka shkruar poezi, prozë (tregime dhe romane), dramë, ese, kritikë letrare, artikuj studimorë për letërsinë dhe publicistikë. Ka fituar shumë çmime letrare për poezi e tregim në konkurset letrare të gazetave dhe revistave letrare të Kosovës. Në vitin 2003,me librin “Nëpër universin letrar” fitoi Cmimin “Pjetër Bogdani”, i cili jepej për veprën më të mirë letrare të botuar gjatë vitit në Kosovë. Në vitin 2004 fitoi Cmimin Special të Festivalit “Sofra poetike Ymer Elshani”, ndërsa në vitin 2009 me librin poetik “Cabrat Antologjia” fitoi Cmimin për libër më të mirë poetik në Kosovë të botuar brenda dy Mitingjeve poetike, që mbaheshin në Gjakovë.

 Deri tash ka botuar 15 libra letrarë të zhanreve të ndryshme letrare .Vlerat e veçanta të krijimtarisë letrare te Kadrush Radogoshit i kane vënë në spikamë keta shkrimtarë, kritikë e studiues të letërsisë: Akademik Prof Dr. Pajazit Nushi, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja, Dr. Arben Hoxha, Mr. Sci. Hajdar Salihu, Mr. Sci. Kadri Rexha, Vasil Vasili, Prend Buzhala, Ismail Syla, Pal Ndrecaj etj. Për vlerat e veprimtarisë letrare të këtij autori, në letra të veçanta dërguar autorit, janë shprehur edhe dy personalitete te veçanta: Ismail Kadare dhe Ukshin Hoti. Disa poezi të tij janë përkthyer ne gjuhën angleze, suedeze,rumune.

Në periudhën mars 2005 – mars 2007 ishte nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në periudhën mars 2007 – mars 2009 ishte kryetar i saj. Në këtë periudhë, si përfaqsues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ishte anëtar i Këshillit të Librit (organ profesional) në Ministrinë e Kulturës së Kosovës.

 I zhgënjyer me rrjedhat negative në Kosovën e pasluftës, së bashku me familje, emigroi në Kanada në vitin 2010.

Vepra Letrare

kad1                             kad 2

kad 4                       kad 5

kad 3                      kad 9

kad 6                                                     kad 8

kad 10                                                        kad 11

kad 12                                                    kad 13

kad 15                          kad 16

kad 17

nga Enciklopedia e Lirë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s