FYTYRA E KOMBIT

FYTYRA E KOMBIT

Shkruar në prag të 135-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

artur vrekaj

nga ARTUR VREKAJ , WORCESTER,MA (SHBA)

Ç’fytyrë ka kombi?

Kështu pyet poeti Kujtim Mateli në një nga poezitë e librit “KUR MENDON PËR TË TJERËT”.

Dhe përgjigjet me vargje kaq domethënëse e kuptimplote:

“Përgjigjen e mora nga njerëz të nderuar,

Që flisnin për Naimin e ngrinin dolli për të parët tanë:

Kombi ka fytyrën e atyre bijve,

që Shqipërinë në zemër e kanë.”

Poeti Kujtim Mateli duke dashur të rrëfejë një përgjigje sa më afër pikëqëndrës së lëvrimit të shqipërimit në dobi të përbashkimit të shqiptarëve dhe Rilindjes së Shqipërisë , të mendimit e vërtetësisë së vargjebekuarave naimjane ,përmbi një shekull tashmë, e sjell Naimin në varg si një burim të kombëtarizmit atëherë kur shqipërimi vuante jo sepse shkruhej nën dritën e kandilit më shumë në mërgim, por sepse Naimi për fat të kombit shqiptar ju përkushtua i tëri shqiptarisë me gjak, me mëndje dhe me fe. Që të zgjohej vetëdija kombëtare! Dhe u bë uragan i zgjimit të kombit!Me penë!

Tek fytyra e Poetit Kombëtar Naim Frashëri poeti përmetar sheh fytyrën e kombit si një nga lëvruesit e shqipes moderne, sepse Naimi ishte ndër kushtrimtarët e parë të atdhedashurisë. Ai e përjetoi natë e ditë ëndrrën e kombit të pabërë si kombëtarët e tjerë dhe shkroi kur ora e shqiptarisë trokonte në faqeparat e historisë sonë moderne sa në Stamboll, në Frashër, në Janinë, në Prevezë, në Prizren, në Shkup, në Dibër, në Shkodër, në Berlin, në Vjenë, në Romë, në Paris e gjetkë në Europë.

Jo më kot shqiptarët e lindur si trojeve shqiptare në Ballkan dhe në Diasporë e kanë monumentalizuar emrin e Naim Frashërit me titullin e shqiptarisë Poet Kombëtar.

Ç’fytyrë ka kombi?

Është një pyetje shqiptare e sabërë nën zë, e sathënë dhe e sashkruar. E rrallëdëgjuar poezisë shqiptare!

Dhe përgjigja është si drita e Diellit:

Kombi ka fytyrën tonë nëse e duam vërtet! Pa dallim! Nëse jetojmë në trojet shqiptare në Ballkan apo edhe në Diasporë.

Dhe sot e kemi më lehtë të punojmë për kombin edhe pa shumë bujë, nëse dritohemi më shumë për veten tonë,ndikojmë me shembullin tonë të mirë që të na ndjekin fëmijët tanë sot dhe në të ardhmen apo edhe i jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keq dhe bëjmë ç’ka mundemi për të begatuar jetën dhe vendin tonë. Kështu, ja zbukurojmë fytyrën kombit më shumë!

Sepse brezat e atdhetarëve që mërguan dhe e pikuan jetën e tyre për Gjuhën Shqipe dhe Çështjen kombëtare shqiptare na lanë një trashëgimi të pashembullt që na e mban mëndjen dhe shpirtin më të kthjellët se kombi ynë do kuar përditë me shqiptari kudo ku rron shqiptari në çdo vatër, nga çdo zemër qoftë dhe me një fjalë të ngrohtë e të dashur.

Sot është më e lehtë se kurrë që ta zbukurojmë edhe me shumë fytyrën e kombit tonë që i buzëqesh e ardhmja në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet shqiptare në Ballkan. Në këtë rrugë pambarim për të rilindur shpresën e bërjes së ëndrrës shumëshekullore falë qëndresës dhe guximit, me pushkë dhe me penë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja shqiptarët janë tashmë përçues të shqiptarisë.

Ç’fytyrë ka kombi?

Një varg pyetës, varg lapidar! Që na inkurajon ta ndihim kombin me frymën e shqipërimit që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta marrë çdo qytetar shqiptar i botës ku jetojmë ne, vendas apo mërgimtar.

Sa me vlerë është përgjigja e kësaj pyetjeje nëse duam vërtet ta shprehim krenarinë e të qënit shqiptar duke rrëfyer kush jemi dhe nga vijmë që lashtë me pellazgët dhe ilirët!

Ne vetëm duhet të mos harrojmë kombin tonë që vuan rrethqark Shqipërisë dhe Kosovës edhe pse na ngroh Liria, Pavarësia dhe Paqja në Shqipëri dhe Kosovë!

Fytyra e kombit do të na buzëqeshë edhe më shumë atëherë kur shqiptaria të jetë e Lirë, kur Gjuha Shqipe dhe Flamuri Kombëtar shqiptar të mos përdhosen në trualllashtin e vet zaptuar prej fqinjëve .

Le të mos e lëmë për nesër punën e sotme! Se do të jetë shumë vonë !

Ç’fytyrë ka kombi?

Pyetje e sotme, e nesërme dhe …ardhmërimndjellëse!

Le të rendim me vrapin e kohës! Pa vendnumëro! Pa kthim pas!

Dhe vërtet më shumë nga ne do ta kemi në zemër Shqipërinë!

Jo për ta zhvatur si deri më sot, por për ta dashur për mot-mot!

Që kombit ti qeshë buza dhe syri përditë!

Ti qeshë Diellit për ardhmërinë e saëndërruar! Nga ne! Për Atë – kombin dhe ne!

Sepse siç e përmbyll poezinë poeti Kujtim Mateli, vërtetësisht :

“Miliona duar na duhen e miliona vargje

Kombin ta bëjmë më të arrirë.”

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s