Takimet letrare “Azem Shkreli -2013 ” në Gjermani

azem shkreli

Takimet letrare “Azem Shkreli -2013 ” në Gjermani

 

silv

            nga : Silvana Berki

U gjenda përpara një përgjegjësie për pjesëmarrjen time në takimin letrar ”Azem Shkreli” në Gjermani. Kjo, jo për arsyen sepse duhej të përgatisja ndonjë fjalim se unë s`para i pëlqej shumë ato,  por që të merrja pjesë në një event të tillë ku emri për të cilin do të celebrohej ishte një nga figurat më të shquara të Kosovës më bëri të parehat.  Ditët kishte kohë që më fluturonin përpara meje dhe unë dukej sikur mundohesha duke gulcuar ti kapja nga mbrapa në pamundësi të ecja përpara tyre. Ashtu më gjeti edhe e enjtja ku me shqetësim kujtova se duhej të shfletoja pak më shumë mbi jetën dhe veprimtarinë e poetit.

Mbasi përfundova poezinë për nder të Tij, vura re se ora ishte 01.20 dhe disa orë dhe do të nisesha për punë, e mbas pune drejt në aeroport të Tamperes. Dita tjetër fluturoi si gjithë të tjerat dhe në mbrëmje të po asaj dite u gjënda së fundi në Gjermani dhe pikërisht në Koblenz. Sa ftohtë që ishte! Unë isha veshur si për ditë vere sepse për cudinë më të madhe, e lashë verën mbrapa atje në skandinavinë time, ndërsa aty mund të ishte temperatura 5°, meqënëse mua nuk më bëjnë shumë përshtypje të ftohtët…por nuk isha përgatitur ndaj ndjeva një rrënqetje në trup me të dalë në ambient jashtë.

Ja erdhi edhe e shtuna. Eventi letrar filloi me prezantimin e jetës së z. Shkreli, nga familja por edhe nga bashkatdhetarët mërgimtarë. Salla ishte e mbushur dhe i shikoja me vëmendje përkushtimin e cdo fjale të thënë mbi heroin shqiptar në mëndjet e pjesëmarrësve. Tek-tuk ndonjë zë fëmije dëgjohej diku, gjë që e bënte më të gjallë atmosferën. Ajo që më bëri përshtypje ishte videoja ku u prezantua një fjalim i z. Azem Shkreli. Aty i dëgjova zërin për herë të parë, mendimet që shprehte popullit të tij ku ndër të tjera më kapi veshi ” Ne duam shtet? Atëherë, le të punojmë me vepra për të. Ne jemi nacionalistë verbal, vetëm me llafe, ndërsa nacionalizmi i vërtet duhet me punë, me vepra”. Pak a shumë këto ishin mendimet e Tij. Ai fliste me gjithë shpirt për ndërgjegjësimin e popullit të tij, duke e treguar hapur mendimin për të metat dhe ato që pengonin fatin e popullit të tij të ecte përpara.
Diku, dëgjova historinë edhe për vdekjen e tij të befasishme. Ai vdiq në moshë akoma të re dhe pikërisht në një kohë që pjekuria e Tij i duhej akoma më shumë kombit të vet. Sa shumë kujtime shfaqën poetët, ndërsa unë vetëm dëgjoja cdo fjalë, cdo tregim duke mos dashur të më shpëtonte asgjë e thënë në ato momente.
Programi u pasua nga recitime të ndryshme ku poetët shqiptar paraqitën krijimet e tyre poetike rreth idhullit të Kosovës, nga valle të ndryshme ku mbi të gjitha më pëlqeu shumë ajo Tropojanja, ku ritmi i daulles kumbonte sikur donte të zgjonte të gjithë gjermaninë në ato momente. ”Hej ,,, këtu në zemrën tuaj jetojmë edhe Ne, shqiptarët e Skënderbeut dhe të Bardhylit, pasardhësit e Azem Shkrelit” dhe vajzat e reja shqiptare si flutura ritmonin në vallen e tyre po aq bukur, sikur ti kishte koreografuar dikush prej atdheut. E si mund të asimilohemi ne mërgimtarët kur përcillet një frymë e tillë patriotike. Mendova, ” ky është edhe qëllimi i takimeve të tilla letrare-kulturore këtu në emigracion, ruajtja nga asimilimi”. Aty flitej shqip dhe vashat valltare mbanin kostumet e tyre kuq e zi.

Më vonë më erdhi radha edhe mua të paraqisja poezinë time, të cilën e kisha shkruar një natë më parë dhe gati-gati deri në mëngjes.

Xhaketa e poetit,( Dedikuar poetit Azem Shkreli)

Xhaketën tënde, ngjyer me gjak Kosove,
Në një cep të odës e shikoj ulur pranë oxhaku,
Ajo xhaketë ngrohur ka, acaret e Rugovës,
Acaret që koha thyente mërgimit,
Acaret e cdo pragu.
Nuk ishte bezja, as prerja e hijshme që e dallonte,
Nuk ishte as era e duhanit që mbarte nga mërzitë në shekuj,
Ajo xhaketë larë ujëvarave të Mirushës, këndonte
Jetonte, edhe e vdekur.
Ja,
Sot ma ka lëshuar vëndin në krye të oxhakut,
Po kush i bën më bukur traditat se xhaket e vjetër,
Në tym të duhanit disa fjalë m`i hedh tek pragu,
E më kujton atë, fjalën e vjetër.

Fjalën që kuptoi dhimbjen e tokës mëmë,
Fjalën që u flijua për gjuhën e artë,
Fjalën që njerkën kurrë se thirri nënë
E fytyrën se ngjeu kurrë me baltë.

Ecën shtëllungës i lodhur, odës së heshtur
E menduara, e vjetra xhaketë, shtegëtimit pakthim,
Në supet e lodhur, ëndërrën shqiptare ke tretur,
Oh këngë e pambaruar, e Atdheut t`im.

Silvana. Berki
31.5.2013

Dikur, më vonë filluan edhe shpërndarja e cmimeve dhe një cmim i tillë më nderoi edhe mua. Isha shumë e lumtur, isha e respektuar nga vëllezërit dhe motrat e Kosovës. Profesori Lekë Preci i cili ishte edhe anëtar komisioni mu afrua afër dhe më pëshpëriti në vesh me një zë tepër miqësor ” Librin tënd PRELUDE, e kam lexuar tre herë dhe prap kam dëshirë ta lexoj” dhe më shtrëngoi dorën duke më uruar. Po ashtu edhe zj. Shkreli, gruaja e z. Azem duke më përqafuar u shpreh ” Jam shumë e gëzuar që atë cmim e more pikërisht Ti”. Cmime të tjera morën edhe Sevëme Fetiqi, një poete e diasporës, në Gjermani e cila më shoqëroi pothuaj gjatë gjithë mbrëmjes sikur ta kisha motër, Hasan Qyqalla me librin NJÊ SHEKULL DRITE dhe ndarje vlerësime mirënjohjeje për aktivistët e tyre. Po ashtu përkujdesi i kryetarit z. Qyqalla ishte i pranishëm në cdo moment. Humori i bukur ndërmjet poetëve e pasoi ambientin edhe me shumë me një energji pozitive. Isha në mes poetëve shqiptarë të diasporës; z. Agim Gashi, Mentor Thaci, Seveme Fetiqi, Martin Cuni etj.

Nuk ishte cmimi që na tërhoqi bashkë aty, por ishte ndarja e mendimeve tona poetike me njëri tjetrin, vizioni se si cdonjëri e paraqiste botën e tij të brendshme dhe mbi të gjitha vlerësimi dhe nderimi i poetit dhe shkrimtarit Azem Shkreli, njohja nga afër me personalitetin e Tij.
Ja tani, jam kthyer përsëri në Finland dhe nga gjith ai takim i këndshëm kam marrë me vete dashurinë e shqiptarëve të mërgatës, pak eksperiencë më tepër për sa i përket zhvillimeve të eventeve të tilla, por mbi të gjitha sëbashku me cmimin kam marrë edhe pak nga jeta e z. Azem Shkrelit. Fjalët e tij, me atë zërin e butë dhe burrëror nuk do ti harroj kurrë
” Ne duam shtet? Atëherë, le të punojmë me vepra për të”.

KÊSHILLA PER HARRIM

Pastaj duhet pritur
Gjersa të digjet e tëraKoha për pritje

Një herë, dy herë, tri

Pastaj duhet shkruar
Emra në hi a në rërë dhe
Dhe duhet fryrë erës

Shih si fillon kohë tjetër.

Azem Shkreli
Marrë nga vepra poetike ”ZOGJ DHE GURE”, 1997

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s