Poezi nga Violeta Gashi

Poezi nga Violeta Gashi

 

img068

                     Violeta Gashi

 

 

 

GJAKU S’IU QARKULLON

 

Çështje kombëtare, arkeologon dhe n’realitet Drejton.

Person Shkëlqyes, vajzat ditën e djemtë natën mëson.

Kur Madona e zezë, prangon.

Shtjefën Gjeçovit, gjaku s’i qarkullon.

 

Edhe pse i huaj, çdo shqiptar Respekton.

Çështjën shqiptare, edhe n’gjumë e Perpilon.

Kur Madona e zezë, prangon.

Milan Shuflanit, gjaku s’i qarkullon.

 

Ndihmë secilit shqiptar, si vetës i Afron.

Shehë Madonën e zezë, kur Masakron.

Kap pushkën, n’front shkon.

Kur Madona e zezë, prangon.

Isa Kastratit, gjaku s’i qarkullon.

 

Përveç A-Zh-së, t’fëmijëve edhe fshatin Gurikuq e Përparon.

Vajzat ditën e djemtë natën, n’53-57-ën ua Mëson.

Kur Madona e zezë, prangon.

Muhamet Gashit, gjaku s’i qarkullon.

 

Shumë gjak dhe djersë është Derdhur, për Liri.

Paçëruajtësi, n’Shtëpinë tanë Drejton.

T’madhë e t’vogël, pengon.

Athua vallë, pse njërit-tjetrit gjaku s’iu qarkullon?!

 

Shifra:

Shqiponja n’Zemër.

 

 

 

 

 

VDEKJE T’PAPARA

 

Ah, Madonë e Zezë Ç’bëre…?!

Që Zinë n’zemër, t’Nënave e vëre.

Që n’Çati t’Bardha, Drenicën e përfshive

dhe t’Madhë e t’Vogël i ngrive.

 

Ah, Madonë e Zezë si shpatë me dy tehe…!

E këmbzën e Armës Gjakpirëse,

n’Shaban Polluzhën dhe n’Mehmet Gradicën

e n’Shumë Trima e Ngrehe.

 

 

 

Jo-jo, Shpatë me dy tehe është vetëm Zoti.

Që Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën

e Shumë Trima Shqiptarë

n’sy t’Madonës së Zezë si përloti.

 

Gjëmuan, n’Ragita t’Lumit Drenica vijuanë.

E krahë për krahë, t’dytë menduan:

Që si Uji i lumit me Gjakun tanë

Plumbat n’Tokën e Drenicës u pastruan!

 

Kur vdesin Njerëzit e i varrosim, s’është për t’u Qarë.

Sepse gjashtë javë t’vdekur, qëndruan

Shaban Polluzha e Mehmet Gradica-

n’Rakita t’Lumit Drenica!

 

Ah, Madonë e Zezë Ç’bëre…?!

Që zemrat, Nënave dhe motrave e Fëmijëve

por edhe Baballarëve nga Bijtë janë t’Ndara.

Athua vallë, a s’janë këto Vdekje t’papara…?!

 

 

Shifra:

Smeralda…?!

 

 

 

 

 

SHPATA ME DY TEHE DHE DY TEHE TË SHPATËS

 

NË ARMATURË TË SHENJTË

 

Çatia me dhoma , shumë filluan m’u Shkelur

dhe Shpata me dy Tehe nga Kruja i ka prerë

lloj-lloj çizme për t’i bërë Grusht Dhomat

në Çati të shqiponjës madhështore

edhe pse Shpatën me dy Tehe e

kishin ndarë të Ri me Dhunë nga Familja .

 

Shpata me dy Tehe , përshkohet nga

sëmundja dhe lloj-lloj çizme i Krrokasin

me lloj-lloj forma në Dhoma e prapë ua

shkurtojnë Sqepin edhe dy Tehe të Shpatës

nga Vlora duke Ngritur Testamentin në

Dhoma të Çatisë me Shqiponjë .

 

Çatia me dhoma , përshkohet nga dimër

i fortë nga lloj-lloj Çizme dhe Bashkohen

Tehet e Shpatës me Shpatën në dy Tehe

nga Dhomat që Mënjanojnë Madonën e Zezë

duke e pagëzuar Lule me Mure në pa Dëshirë

të Dhomave në Çati por Gozhdë tek Shqiponja !

 

Dy Tehet e Shpatës , përshkohen nga Sëmundja

dhe zogjët e Shqiponjës edhe kishin Ndriçim

nga dy Tehet e Shpatës e në pa Dëshirë të disa

zogjve edhe i Lulëzuan Dhomat me Çati në

Shqiponjë duke pasur Ngushtim të Syve

Ndaj Flamujve tjerë por jo ngjyrë të Verdhë .

 

Zogjët, kishin Hapur krahët në çdo ditë ma shumë

dhe Dhomave me Çati edhe së shpejti iu vjen Lulëzimi

në Mirënjohje të Shqiponjës si tek Dëshira e dy Teheve

të Shpatës e Shpatës me dy Tehe në Armaturë të Shenjtë

duke i Shtrënguar gjithmonë Dhomat në Çati

edhe ashtu siç ka lindur Shqiponja nga Lartmadhëria .

 

 

Shifra : Trëndafili…?!

 

 

 

 

 

QYTETI I PYLLIT SYTË NGA DIELLI

 

Drunj dhe kaçuba , mjerueshëm si hardhuca me iriqa dhe atë nga çdo gjeneratë të vjetëruar që pas luftës

së gjakpirësit janë shumuar dhe në pa meritë

ndaj shqiponjës së vlerësuar e kërkojnë m’i dëgjuar

edhe pse nga çdo anë kanë për të inftekuar

si dhe dëgjimin kërkojnë si të kishin qenë si shqiponja

nga çdo pendë në gurë shumë të çmueshëm .

 

Degët e lisit , edhe pse janë pak nga çdo gjeneratë

dhe prapë nuk dorëzohen edhe pse hardhucat me iriqa

i kanë në sy për t’i ngrënë edhe hijet e lisit me rrënjë

se jo madje degët e shtatin e lisit si të kishte qenë

i fytyrës së tyre por lisi në rrënjë edhe më shumë

zgjerohet si dhe në lidhje forcohet që në secilën degë

të paktën e kishte një sy magjik .

 

Syri magjik , kishte ushqim magjik edhe atë vetëm

në hije të bardhë dhe ushqimi tek degët me sytha

i zgjeroheshin në çdo ditë më shumë dhe rrënja

tek lisi forcohet për të mos u mënjanuar kurrë

e degët e lisit të keq në qytetin e pyllit edhe pse

kishin bërë rrugë mbi rrugë nga qielli

në pa meritë por kishin mbetur me sy nga dielli .

 

 

Shifra :

Hija sipas vendit 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s