DRAMA “ VETËVRASJA E NJË POETI“ DHE DISA VETI TË SAJ / Këndvështrim estetik nga Muhamet Rugova

DRAMA “ VETËVRASJA E NJË POETI“

 DHE DISA VETI TË SAJ

brahim

Autor : Brahim Avdyli

 

muhamet

Reçesion nga  Muhamet ROGOVA  

Brahim Avdyli, poeti, prozatori, studiuesi dhe autori i një seri veprash, kohëve të fundit ka shkruar edhe një dramë që konsiderohet njëra prej gjinive mjaftë të vështira të artit të të shkruarit. Drama e mban titullin “Vetvrasja e një poeti”, një titull sa simbolik aq edhe provokues për kohën kur e shkruan.

 

          Në këtë dramë, ndonse paraqiten mjaftë elemente autobiografike, por shpesh kalon edhe në përgjithësime të njeriut tonë e sidomos mërgimtarëve shqiptarë, situata i detyroi të braktisnin vendet e tyre dhe të merrnin rrugën e hidhur të mërgimit nëpër shtete të ndryshme të Evropës, qoftë për shkaqe politike që ishin të përndjekur nga rezhimi i kohës, apo për të kërkuar një jetë më të mirë dhe për të siguruar ekzistencen e tyre, mbasi vendi i tyre nuk iu ofronte ate. Në fakt, autorin dhe kryepersonazhin e këtij libri e ndjek fati i të mërguarit politik. Pasi ishte i përndjekur nga organet shtetërore të kohës për aktivitetin e tij politik e kombëtar, ishte i detyruar të merrte rrugën e vështirë të mërgimit për t’i shpëtuar burgosjeve dhe persekutimeve nga organet shtetërore të kohës, por edhe me shpresë se atje do të gjente kushte më të mira dhe hapësirë më të përshtatshme për të zhvilluar aktivitetin e tij kombëtar si intelektual, bashkë me bashkatdhetarët e tij të shumtë që jetonin atje. Si një hije e zezë e ndjekin agjenturat e ndryshme ku për asnjë moment nuk e lënë të qetë dhe ia bëjnë jetën ferr, disa here edhe organet qeveritare të kantoneve të ndryshme të Zvicrës, që bëjnë përpjekje për ta dëbuar nga Zvicra si person “non grata”. Kryepersonazhi i kësaj drame heq të zitë e ullirit për të jetuar aty  dhe për të siguruar një ekzistencë minimale por kurrë pa hequr dorë prej aktiviteteve të tij për çështjen kombëtare, se kur populli i tij vuante, as ai nuk mund ta ndiente veten të qetë dhe komod duke e kërkuar vetëm qetësinë dhe lumturinë e tij personale. Fati i Kryepersonazhit është i lidhur ngushtë me vetë fatin e popullit, të cilit ia kushton tërë jetën.

 

Drama “Vetvrasja e një poeti” sa është dramë personale, aq është edhe dramë kolektive përmes së cilës përpiqet ta gërshetojë fatin e tij nopran me vetë fatin e popullit. Duke kaluar qaste të hidhura dhe duke parë se idealet e kombit dhe të popullit të tij nuk po ecnin ashtu si kishte parashikuar për të cilin ishte përpjekur tërë jetën. Jo vetëm ai, por edhe pjesa më e madhe e aktivistëve të cilët kishin sakrifikuar çdo gjë për ta siguruar një liri dhe një mirëqenje ashtu si e meritonte, kishte rënë në depresion dhe zhgënjim të thellë. Në pjesën e pare të dramës përshkruhet një monolog i gjatë përmes të cilit përshkruan zhgënjimin e thellë që përjetonte dhe shembjen e idealeve të tij, që shkon deri në atë shkallë sa në një mbrëmje del prej shtëpisë dhe kërkon një vend të qetë ku nuk e sheh askush me qëllim për t’i dhëne fund jetës së tij, që në ato raste nuk gjente shtegdalje nga ajo gjendje shpirtërore që kishte rënë. Aty i ulur në një ulëse të parkut në terr i sjell ndërmend të gjitha të këqiat që i kishin ndodhur. Kryepersonazhi, gjatë këtyre kohëve të fundit, duke i përshkruar të gjitha ato ngjarje që i kishte kaluar, i cek të gjitha ligësitë dhe intrigat që ia kishin përgatitur armiqtë e popullit, por edhe të tijët personal, derisa e kishin futur në armiqësi edhe me anëtarët e familjes, me vëllezërit por edhe me gruan e tij, se gjoja, ai i kishte harruar dhe i kishte braktisur një herë e përgjithmonë. Të gjitha këto ishin trillime të ulëta të cilat lan pasoja shumë të rënda dhe kishin quar deri te ndarja e gruas së tij që aq shumë e kishte dashur. Në këtë monolog ai i kujton me dhembje të madhe të gjitha këto të zeza që i kishin rënë mbi kokë por edhe me peripetitë që kishte pasur me qeveritarët e shtetit ku kishte shkuar për të kërkuar strehë dhe mbrojtje, të cilët të cytur prej njerëzve të sigurimit jugosllav, ia kishin bërë jetën ferr dhe kërkonin shpesh edhe ta largonin prej shtetit të tyre. Nga veprimtaria e dendur politike me të cilat merrej, armiqtë e tij të cilëve iu kishte bërë hale në sy, disa here ishin përpjekur të bënin edhe atentat mbi te, por mrekullisht iu kishte shpëtuar atyre atentateve. Tani atij iu kishte mbushur kupa e helmit dhe nuk gjente shtegdalje përveç se t’i jepte fund jetës së tij në kohën kur të gjithë e kishin braktisur, bile edhe anëtarët e familjes së tijë. Ky që tërë jetën ia kishte kushtuar popullit e në mënyrë të veçantë familjes së tij, që aq shumë ishte i përkushtuar për ta, tani as që donin të dëgjonin me për te. Aty, në atë park të vetmuar e shoqëronte vetëm një qen dhe një mace të cilët dukeshin se janë të vetmet qenje që po ia kuptonin brengat dhe hallet e tij me të cilët nganjëherë e zhvillonte nga një dialog me ta, por pa marrë përgjegje prej tyre.

 

Në të vërtetë, kjo dramë është e ndërtuar në mes të reales dhe ireales. Edhe persenazhet janë të tillë. Në atë gjendje në të cilën ndodhej, paraqitet një person, matrapaz, bir i një bashëpunëtori të Hitlerit, i cili në shkëmbim të një hapi, cianitit, për t’ia lehtësuar vetvrajen, ia merr të gjitha teshat e trupit, por edhe paratë që i kishte duke përfshirë edhe konton bankare. Ky personazh që ishte sinonim i së keqës, duket se ka dale nga thellësia e tokës. Asgjë nuk kishte me realitetin. Autori ishte përpjekur tërë jetën për të gjetur gjenezën dhe rrënjët e popullit të tij që nga lashtësia e mugtë parahistorike apo mitike, pellazgët por edhe perënditë e tyre për të vërtetuar se populli shqiptar nuk është një popull pa identit, ashtu si përpiqeshin të na paraqitnin armiqtë tanë si popull barbar dhe pa identitet, por që jemi populli më i lashtë në Evropë dhe i kemi dhënë aqë shumë kulturës mbarënjerëzore. Prandaj në këtë dramë ai kontakton edhe me personazhe nga historia e lashtë e popullit shqiptar, si me Pirro Molosin, mbretin e Epitit të lashtë dhe një vajzë që ishte engjulli i tij mbrojtës e që ia sjellin edhe gjërat e plaçkitura një natë më parë nga ai matrapaz i ndyrë, por që e ushqejnë edhe me kurajo për ta vazhduar jetën. Gjatë asaj nate kritike që po kalonte kryepersonazhi, në mes të ëndrrës dhe zhgëndrrës, fluturon lartë në qiell dhe kontakton edhe me Zotin, pra me Zeusin, Zotin pellazg dhe me ndihmësin e tij me të cilët e zhvillon një dialog. Përmes atij dialogu paraqitet e tërë e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar ku Zeusi i jep shpresë se për popullin shqiptar do të vijnë ditë më të lumtura dhe do ta zen vendin që meriton në mesin e popujve të qytetëruar. “Prej jush, thotë Zeusi, ka filluar kultura dhe lavdia, dhe një ditë prapë te ju do të kthehet.” Këto fjalë inkurajuese kryepersonazhit i japin kurajo dhe shpresë se edhe për popullin tonë do të vijnë ditë të bardha dhe nuk do të mbetemi kështu përherë të braktisur dhe të përbuzur e të shpërndarë nëpër botë. Skena e katërt paraqitet në një studio të televisionit qendror. Mjetet e informimit kishin paraqitur me artikuj të ndryshëm tentimin e poetit për të bërë vetvrasje. Tani interesimi i mediave ishte shtuar për të mësuar më tepër për shkaqet që e kishin shtyer poetin për të bërë vetvrasje. Prandaj, kanali kryesor i televizionit kishte organizuar një emission për të mësuar më shumë për shkaqet që e kishin shtyrë poetin për të kryer një akt të tillë. Në studio janë të ftuar kritiku, një profesor dhe vet Florian Meta për ta sqaruar para publikut këtë rast. Kritiku, një burrë fodull, që tërë jetën ishte ushqyer me propagand antishqiptare të publikuar nga propaganda e armiqëve të popullit shqiptar, e që ishte shumë largë nga realiteti objektiv i historisë dhe i realitetit shqiptar, nuk kursen fjalët më të vrazhda për t’i akuzuar shqiptarët dhe vetë poetin si pjesëtarë i atij populli, kurse poetin e trajton si një njeri pa vlerë, pa shkollë dhe pa profesion të caktuar apo dembel e parazit. Për ndryshim të tij, profesori ishte një njeri me kulturë dhe që kishte lexuar me mijëra libra përmes të cilave kishte mësuar në hollësi për gjenezën dhe lashtësinë e popullit shqiptar, dhe që permes atyre leximeve kishte fituar një simpati për këtë popull, përmes fjalëve të tij e merr në mbrojtje popullin shqiptar por edhe vetë poetin duke i  paraqitur kualifikimet e tij të shumta, shkollimin superior, por edhe si një ushtarak i kualifikuar në Legjionet franceze. Pas bisedave të gjata dhe analizave që i bëjnë situatës dhe arsyeve që e kishin shtyrë poetin për ta realizuar aktin e vetvrasjes, vijnë në përfundim se poeti nuk kishte ndonjë arsye personale për ta kryer atë akt, por ate donte ta bënte në shenjë proteste kundër të gjithë armiqëve të popullit shqiptar, por edhe të tij personal dhe vetvrasja e tij duhej të kuptohej si një akuzë drejtuar atyre dhe për ta vetëdijsuar botën për padrejtësitë në mënyrë të vazhdueshme që po i bëheshin këtij populli. Arsyetimi që doli prej fjalëve të profesorit dhe të Florian Metës- poetit, u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga spektatorët si shenjë triumfi i ideve të tij. Në skenën e fundit kryepersonazhi paraqitet i lumtur duke shetitur me mbesën që i ngjante aq shumë vajzës engjull të skenës së parë dhe nipave të tij. Dhe mbyllet me optimizëm se drejtësia do të triumfojë jo vetëm për poetin, por edhe për të gjithë popullin shqiptar.

 

Prandaj konsideroj se autori përmes kësaj drame ia ka arritur qëllimit për të shkruar një vepër me vlerë dhe është treguar i suksesshën ashtu sikurse edhe me veprat dhe gjinitë të tjera letrare, të cilat i ka lavruar me sukses. Në prerje të vijave diakronike dhe sinkronike të ideve të kësaj drame, prej mitologjisë deri te aktauliteti, na shpallet një dramë e vërtetë e një populli. Këto vija nisen prej prologut e përfundojnë deri në fund. Prologu fillon me një polemikë të rangut botëror për artin dhe poezinë dhe epilogu na lë me shpresa të mëdha të një jete të këndëshme…

 

Drama, si e tillë, e meriton leximin me kujdes. Krijimi i parë i autorit ishte një dramë. Autori i kthehet përsëri dramës, e cila ia hap rrugën krijimit të këtij spektri. Më shumë,
nuk do të themi me këtë rast. Lexojeni me kujdes!…

Gjakovë, 01.09.2013.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s