Puthja e fundit –prozë poetike nga Raimonda MOISIU

 

Puthja e fundit

 

foto-intervista2-225x300

 

prozë poetike nga Raimonda MOISIU

….Rrotull qafës kishte po atë varësen e bukur prej floriri. Ai ia pat dhuruar shtatëqind e pesëdhjetë e dy ditë të shkuara, para se të ndahej. Floku i saj kafe i errët me fije të verdha nëpër të, ishte njësoj si atëhere. Sytë e saj larushë, në formë bajame, ruanin shkëlqimin e dikurshëm. Në atë cast lotët rridhnin nga sytë e saj. Ngriti kokën lart.Vështronte qiellin blu .
-Sa kohë e bukur!-pëshpëriti
-Po e bukur është. Pse po qan?-e pyeti mashkulli që qëndronte në krah të saj.
-Sepse Ai nuk e ndjen ….ka kohë që nuk e ndjen më pranverën. As verën, as shiun, as dimrin,
-Pse erdhe këtu?
-Dua të jem për disa caste pranë TIJ!
Burri ia nguli sytë. Ajo e ndjeu që ai ishte pranë saj. Mundoheshe t’i shmangeshe vështrimit të tij.
Ishte përqëndruar e tëra nëpër ëndërra. Nëpër ëndëra dhe ëndërrime për ATË.
Me sytë e mbyllur e përfytyronte, – ja aty pranë vetes së saj.
Në varrezë ishte një qetësi absolute. Në mes të saj, aty ku lartësohen dy blire të mëdhenj dhe degët e tyre vareshin deri poshtë, duke krijuar një kurorë mbi varret e shumta rrotull tyre. Një nga ato varre ishte e ATIJ. Ajo u ul pranë gurit të varrit. Vinte aty shpesh e bisedonte me të. Me potretin e tij. Së paku njëherë në javë. Sillte në mëndje kohën kur uleshin të dy në mbrëmjet e bukura, në parkun pranë shtëpisë, bisedonin, qeshnin, luanin, ngacmoheshin, putheshin, luanin kitarë, këndonin…në errësirë…..
–Vjen shpesh e flet me të këtu?-e pyeti miku i saj.
-Pse, më pyet?
-Sepse janë varre!
-Kur ju dashuroni dikë, ju nuk kini frikë nga të vdekurit, -I tha ajo.
-Ah-tha ai,- i paqartë.
Ajo e dinte që miku i saj në krah, dëshironte ta largonte që aty. Ajo kishte një natyrë që i impononte respekt e admirim gjithkujt. E mistifikonin atë. Ajo e pat dashur ATË, që ditën që e pat njohur. Ata kaluan disa vite, pranvera, vera, vjeshta, dimëra, bashkë ja aty, në atë qytet të bukur, plot blire, muzikë, serenata, bëlbëzime, puthje, pëshpërima, mëkatime.Ëndërronin për cdo gjë, për jetën, dashurinë, intimitetin e tyre. I besonin sekretet e njeri-tjetrit.
AI gjithmonë e thërriste:Pëshpërima ime!
Të gjjithë e dinin që ajo ishte akoma në dashuri me TË, packa se tashmë AI ishte i vdekur!
Ai ishte një talent i lindur! Në shtëpinë e tij i binin kitarës të gjithë, por më mirë e më ëmbël i binte ai. Mbase ashtu i dukej atëherë asaj, sepse kur i binte kitarës në prezencën e saj, sytë e tij merrnin një mallëngjim të mahnitshëm. Ajo sulej ta puthte ngado – në sy, në buzë, faqeve, flokëve dhe ai nuk e ndërpriste kitarën.
Sapo e ndërpriste më në fund, ai e linte kitarën ëmbël në anë, e merrte atë hopa , e shtrinte mbi lëndinën me lule, përkulur mbi të, me duart mbështetur në bar e shihte disa minuta në sy …..
I këndonte ASAJ dhe i dhuronte puthje, puthje pafund.
Muzikë e puthje!
AJO ishte e lumtur që ishte ndër puthjet e TIJ ato çaste!
Ato çaste kur dikush po mundohej ta bënte t’i harronte puthjet e TIJ…
AJO vazhdonte të qëndronte te guri i varrit, duke ledhatuar varësen në qafën e saj. Varësen që kishte shtatëqind e pesëdhjetë e dy ditë që i varej në qafën e saj të bardhë e të kolme, dhe që ajo e lëmonte sa hërë në vetminë e saj.
Ishte gjithshka që i kishte mbetur nga AI.
AI e dinte që e adhuronin ATË!
AJO pyeste veten, se si do të ndjeheshe AI, rreth mikut të saj…
AI nuk ishte tip xhelozi, sepse AI nuk e ndjente të nevojëshme të ishte. AI e dinte që ajo ishte vetëm e tija.
AJO pa me indeferentizëm ng miku i saj që e kishte shoqëruar gjer atje, në botën e heshtur, melankolike, tërë lotë dhe të trishtuar të varrezave.
Mbylli sytë.
I mbylli ata, që të shikonte më mirë me sytë e mëndjes.
Që të shikonte ATË…Vetëm ATË…
AI kishte dashuruar shumë – shumë pemët dhe ATË, lulet dhe ATË, barin dhe ATË, drurët dhe ATË, lumenjtë dhe ATË, jetën dhe ATË…
ATË!
Ai e donte shumë….shumë ATË!
Ata putheshin papushim. Bënin dashuri deri në mëngjesin e ditës tjetër. AI e kishte bërë atë të ndjeheshe cfarë ishte më e mira për të, t’i tregonte ATIJ, cfarë AJO ndjente për të. I pëlqente t’ja krihte flokët me gishtat. Edhe tani, ajo e ndjente akoma se si ai e puthte në gushë e qafë, buzë, gjoksin, në të gjithë trupin…Kujtimi e bëri ATË të dridhej, sepse e ndjehu kaq pranë, kaq vërtet, dhe AJO e dinte që AI ishte ftohur tashmë. Kurrë nuk do ta ndjente atë ngrohtësinë, afshin e puthjeve.
AJO vendosi lulet, ndezi qiririn, dhe nën qiellin blu dhe rrezet e diellit, u përkul mbi potretin e tij.
ATA U PUTHËN!
Puthja e fundit!
-Ohhh-doli i dhimbshëm nga thellësia e shpirtit të saj. Miku në krah, u përkul. I lëmonte lehtë shpatullat. E kapi nga krahu për ta cuar, por AJO nuk lëvizi.
-Cfarë po mendon ?-e pyeti.
-Nuk mund të them asgjë për tani-iu përgjigj me atë zërin e trishtuar..
-Për ATË-apo jo?
-Sigurisht.. Dhe rreth asaj se ku unë duhet të jem paskëtaj…..AJO u cua. Pastroi barrin nga trupi. Miku i hodhi krahun shpatullave të saj, por ajo i hodhi një vështrim lutës. Ai e hoqi krahun. U tërhoq paksa mbrapa për një cast. AJO ia nguli sytë potretit të TIJ.
Emrit dhe datës.
Ishte e pamundur ta përqafonte para ATIJ, që disa pranvera më parë pat qënë i dashuri i saj, i gjallë, i fortë, i dashur, i ngrohtë i ëmbël, i…i… por – tashmë- në botën e përtejme…
Një fllad i ftohtë e bëri ATË të dridhej…E dridhura hyri thellë, thellë, deri në kockë… AJO kthehu kurrizin, miku pranë ia hodhi përsëri krahun rrotull qafës…Ajo u zhyt e tëra në atë përqafim…
Të dy së bashku ecnin në rrugën e ngushtë drejt derës së varrezave. Një botë e gjallë, e zhurrmëshme, plot ngjyra, dritë e jetë, qarje, qeshje, lindje, -ishte matanë saj, para tyre…
TË DY patën besuar se forca e dashurisë dhe e ndjesës, zgjimit dhe rizgjimit shpërthen magjishëm e njerëzore…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s