Fuqi e brendëshme  shpirtërore / Këndvështrim rreth Vëllimit poetik “ Dehja e jetës”- e autores Merita Berisha

Fuqi e brendëshme  shpirtërore

 

hasije

nga Hasije Selishta (Kryeziu)

 

 Këndvështrim rreth Vëllimit poetik “ Dehja e jetës”-  e autores  Merita Berisha

 

 

merita berisha

   Merita Berisha

 

 

Të gjithë ne autorët jemi të ndërgjegjëshëm se poezia në Kosovë, gjatë këtij dhjetë -vjeçari , ka qenë njëra  ndër gjinitë letrare më të zhvilluara, gjini që ka patur rritje në cilësi dhe perfomancë, por, përveç paraqitjeve dinjitoze, ka pasur edhe tedenca të publikimeve jo serioze, publikime që janë realizuar nëpërmjet mundësive pë të botuar dhe rrethanave letrare të krijuara spontalisht. Brenda një kohe të shkurtër janë botuar shumë vëllime poetike, vëllime që në shumë raste kanë hyrë me fuqinë e zhurmës , klaneve letrare , ose mënyrave të tjera të pandershme, duke lënë në hije vlerat e vërteta dhe ato poetike të mirfillta. Shkas për mosidentifikim real ka edhe kritika letrare, e cila përballë gjithë publicitetit që afron tenologjia mediatike ose elektronike ka heshtur dhe në shumicën e rasteve duket se është pajtuar me këtë amulli të krijuar.

Sado jashtë shtjellimit të mbetet vlera e vërtetë poetike, ç’ farë do lloj kohezioni momental që të krijohet, qëndrueshmëria dhe e ardhmja e poezisë dhe konkretisht poetit do të jetojë. Shkas për këtë shkrim është rasti i librit “Dehja e jetës” e Merita Berishës, i cili shquhet për perceptim mjaft të fortë poetik të gjërave, objekteve e fenomeneve të shumta e të ndryshme të kësaj bote shpirtërore . Në të vërtetë, te Merita kemi një perceptim metaforik  e filozofik të objekteve, që rriten e shtrihen në përditshmërinë tonë. Perceptimet e saja janë perceptime racionale që arrinë ta josh lexuesin , duke i metafizikuar gjërat përreth, hapësirës që e rrethojnë.

Nga kjo  mënyrë nuk është vështirë të konceptohet mendimi, pasi poetja me gjetjet dhe stilistikën e saj e jep atë në mënyrë shumë të thjeshtë. Supozimet, kontratstet dhe përshkrimi i figurave shtrohen gjithnjë në formë të pyetjeve alegorikë, edhe kur metafizika shpirtërore e poetes rrugëton buzë objektit fare konkret të botës që e rrethon.

Në këto rrethana të shtruara e të vërtetuara në libër poetja kërkon t’ i japë përgjigje botës individuale të interigrimit shpirtëror.

Këto proçedura poetike mjaft funksionale i gjejmë më së shumti në poezinë : ”Loto qielli im sonte “, që është ndërtuar e tëra mbi shpjegime e dilema rreth objekteve e fenomenteve të natyrës   së njeriut tonë që e rrethon. Në fund të vjershës si për çudi , autorja thotë:

 Loto,  qielli im sonte

laj mëkatet !!!

 Pra , kjo formë e shtjellimit është një prelud, gjetje, mbi të cilin është ngritur i gjithë libri dhe për të dëshmuar këtë lakuacion nuk i duhet shumë lexuesit, qoftë edhe sipërfaqësor , për të kuptuar poezinë “Shëtit loti “, citim :

 Jam larg/

Ferrin e kësaj bote

S’mund ta ndal

Këtë lot

Shetit plot hare

Mallin ma rritë

Dyshemen e huaj ujit

Syri përmalluar

Atdhe !!!)

dhe kështu me radhë, pothuajse  veprohet për secilën poezi.

Krejt çka duhet për spektaklin e personazhit njeri, na mbetet ta shtrojmë edhe 

vetsimin individual, që vazhdimisht ngre kahe në poezinë e Merita Berishës. Këshillat  e vështruara  në huadhjen e vet të tekstit të poezisë, janë  të larmishme, siç është edhe rasti me njeriun e pavendosur në punën e vet, kur  vetdijësimin e ka të dyshimtë dhe endet ne dualizëm të plotë, për të mos thënë që bie në gjendje eranxe. Nuk është aspak e vështirë për t’ u konstatuar, prandaj, libri”Dehja e jetës” ( një vetëdijësim i bukur poetik, që në titull dhe tematikisht mjaftë i gjërë).

Poetja ka ditur të ngrejë ura komunikimi me lexuesin, di t’i kërkojë  idhëtarëve kapërcimet e  heshtjes duke  dhënë ngjyrë jete të një dehje të bukur, dehje që është strukur në shpirtin  e poetës për ta vetëdijësuar lexuesin  me sinqeritetin dhe kërkimin e reales në  mesin e një bote të larmishme.

Bota e brendëshme e saj është një lëvizje e vokacionit poetik, përherë në kërkim, është hapësirë, me dyfishim figurash përmes lojës së personazhit shtesë. I shtron pyetjet dhe jep përgjigje në formën e aprorvimit, pikërisht e lidhur kjo me gjërat objektive. Natyrisht, shtruar në këtë tematikë, poetja rrënjoset në ligjshmërinë e rrethimit shpirtëror. Kuptimisht ato i jep në mënyra të qarta, pa kurrëfar dyshimi, duke sjellur menditim dhe editim në poezisë bashkohore sot.

Merita Berisha me poezitë e këtij libri ka gjetur veten si krijuese e mirëfillt, mjaft premtuese dhe e sigurtë në të tjera gdhendje dhe dinamika të brendshme shpirtërore. Ajo që është e rëndësishme dhe vlen të theksohet është se dinamika poetike e autores mbetet koncept bazë dhe më i implementuar deri në fund, si kundër e shprehin vargjet e mëposhtme:

Jam e s’jam

Në një lule u bëra vesë

E shkuar, por jo e harruar

Jetoj me shpresë ”

One thought on “Fuqi e brendëshme  shpirtërore / Këndvështrim rreth Vëllimit poetik “ Dehja e jetës”- e autores Merita Berisha

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s