Fatime Kulli, heroina e thyerjeve të tabuve në letërsinë shqipe

 

Fatime Kulli, heroina e thyerjeve të tabuve në letërsinë shqipe

(Parathënie për librin me poezi “Mitra e zjarrit” e autores Fatime Kulli

frederik

nga Frederik Rreshpja

Tiranë, 04.11.2004

Mendim i vonuar….

Për një faj timin, “po kështu e ka jeta në tërësi e sidomos për mua në veçanti” jam njohur tepër vonë me Safon e lirikës shqiptare, zonjën e nderuar Fatime Kulli.

fatime 1

                Fatime  Kulli

Kam lexuar me vëmendje vëllimin “Deti mbytet në guaskë”.

Duke qenë se Fatimja jeton në qytetin e Shkodrës, dhe babain e saj e kam patur shumë mik (në burg), përgjegjësia për të dhënën një mendim të vonuar… është shumë e madhe.

Nëpër kohën kur Fatimja shkruante këto lirika të shkëlqyera, unë kam qenë nëpër burgje dhe spitale. Me këto nuk dua të shfajësohem, por më habit fakti, që kritika jonë me aq sa ekziston, noton verbazi mbi këto korale të çmuara siç janë poezitë e Fatime Kullit, si një Ihtjozaur.

Ajo çka është më interesante në këtë libër që lexova kohët e fundit është ndjesia femërore e shkruar me mjeshtëri dhe elegancë, që fatkeqësisht i mungon sot poeteshave tona shqiptare. A thua se për dashurinë e tyre do shkruajmë ne burrat?!

Fatime Kulli është heroina e thyerjeve të tabuve në letërsinë shqipe.

Duke lexuar poezitë e saj, lexuesit i duket vetja tek “Pranvera” e Boticelit, që është një ndër kryeveprat e pikturës Europiane.

Dhe tash kam në dorë dorëshkrimet e librit “Mitra e Zjarrit” që më bën të digjem brenda epshit artistik të fjalës poetike.

Fatime Kulli është një poete “vagabonde” që di të luaj me emocionet e fjalës, ajo çukit gem me gem në poezinë e saj, dhe si një bletë punëtore mbledh nektarin e dashurisë.

Ndjesitë e poetes jepen me tornim të lehtë të fjalës, larg figurave që e bëjnë poezinë cerebrale. Por shpesh herë ajo është një fabrikë e fermentimit të fjalës poetike.

Në mjetet artistikë që përdor në poezi janë: Krahasimi, Lilota, Perifrazimi. Prandaj për mua si poet e ndjej për detyrë të përcjell sipas mendimit tim, rrezet përndritëse të poezisë shqipe nëpërmjet poezive të papërsëritshme që di të shkruaj vetëm Fatime Kulli, si modeli më i moderuar i lirikës erotike në letërsinë shqipe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s