NË SHKODËR U PROMOVUA FILMI DOKUMENTAR I TEFTA RADIT ” Martin Camaj – i papërsëritshëm”

Premiera e dokumentarit per M Camaj

NË SHKODËR U PROMOVUA FILMI DOKUMENTAR I TEFTA RADIT

” Martin Camaj – i papërsëritshëm “

anton

 nga Anton Gojçaj

 

Në film vend të veçantë zë gruaja e dytë e shkrimtarit, Erika, me të cilën jetoi nga dita e martesës, më 1969, deri në ditën e vdekjes, 1992. Erika dëshmon se Camaj vuajti sidomos nga mungesa e komunikimit të lirë me lexuesit në gjuhën e të cilëve shkruante. Duke rrëfyer me pak fjalë për bashkëshortin e vet, Erika Camaj thekson se në shtëpi ai ishte një malësor tipik, pra nuk ishte shumë i shkathtë në punët e kuzhinës.

Të shtunën e kaluar, më 2 nëntor, në sallën e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Martin Camaj i papërsëritshëm” me skenarin dhe regjinë e Tefta Radi-t. Një ditë më parë ky film u shfaq në Tiranë.

Tefta Radi

                    Tefta Radi

Salla (e Rektoratit) në Shkodër ishte e vogël për t’i pranuar të gjithë të interesuarit, kështu që disa prej të pranishëmve u detyruan të qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë kohës. Edhe interesimi i mediave ishte i madh. Në premierë ishte e pranishme edhe vetë autorja e filmit, Tefta Radi, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e këtij projekti.

Dokumentari është i metrazhit të gjatë dhe është punuar me mjaft kujdes. Jeta e Camajt në këtë dokumentar përshkruhet që nga fëmijëria e tij, në një familje tipike malësore të Dukagjinit, ku rolin e Martinit të vogël e luan një fëmijë i talentuar. Aty jepen edhe disa pamje të shtëpisë së lindjes së shkrimtarit, në fshatinTemal të Dukagjinit.

Filmi rrëfen pastaj se Martini u regjistrua në kolegjin jezuit të Shkodrës. Duke mos e duruar diktaturën e sapoinstaluar komuniste, ai arratiset në Jugosllavi, ku qëndron disa vjet – me ç’rast një periudhë të shkurtër punoi si mësues në shkollat shqipe në Malësi. Pastaj, ndoqi studimet në Universitetin e Beogradit. Martin Camaj botoi dy përmbledhje me poezi, që janë të parat vepra origjinale me poezi shqipe të botuara në Kosovë. Pastaj ai lëviz përsëri, duke kaluar në Evropën e lirë demokratike, së pari në Itali e pastaj në Gjermani. Në Itali Camaj u njoh më për së afërmi me dy kolosë të shkencës dhe kulturës, At Zef Valentinin dhe Ernest Koliqin. Teza e tij e doktoraturës lidhet me “Mesharin” e Gjon Buzukut. Në Itali u njoh edhe me kulturëne pasur të arbëreshëve. Kalimi në Gjermani rezultoi me themelimin e katedrës së Albanologjisë pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” në Mynih, ku punoi rreth 30 vjet.

Në film për Camajn flasin disa nga miqtë e tij personalë dhe adhuruesit e krijimtarisë së tij, si Matteo Mandala, Françesko Altimari, Peter Bartl, Herman Oelberg, Bardhyl Demiraj e tjerë. Shtresën emocionale filmi e mbulon me kujtimet e mbesës së Camajt dhe djalit të saj.

Martin Camaj nuk arriti ta vizitojë Shqipërinë pas rënies së diktaturës, sepse ishte i sëmurë dhe vdiq në vitin 1992. Varri i tij gjendet në Lenggries, ku për gur varri i sollën një shkëmb të sjellur nga Dukagjini. Në gur, duke nderuar porosinë e tij, nuk shkruan asgje tjetër përveç emrit dhe mbiemrit të shkrimtarit.

Gjatë gjithë kohës në film theksohet se Camaj ishte një shkrimtar dhe intelektual i kalibrit të madh, por po ashtu i tërhequr dhe modest. Megjithëse filmi është i gjatë për një dokumentar, për asnjë çast nuk është monoton.

Në film vend të veçantë zë gruaja e dytë e shkrimtarit, Erika, me të cilën jetoi nga dita e martesës, më 1969, deri në ditën e vdekjes, 1992. Erika dëshmon se Camaj vuajti sidomos nga mungesa e komunikimit të lirë me lexuesit në gjuhën e të cilëve shkruante. Duke rrëfyer me pak fjalë për bashkëshortin e vet, Erika Camaj thekson se në shtëpi ai ishte një malësor tipik, pra nuk ishte shumë i shkathtë në punët e kuzhinës. Camaj, kur jetoi në Beograd, qe martuar me një grua serbe.. Martin Camaj në dy martesa nuk pati fëmijë. Në vend të fëmijëve, pas vetes la veprat në vargje dhe në prozë, por edhe shumë studime nga lëmi i gjuhësisë.

Për anën vizuele në dokumentar u përkujdes kameramani Agim Kuri, për montazhin Gjergji Pano, për muzikën Kozeta Rafti, kurse miksazhin e realizoi Ermal Bardhi. Vargjet e Martin Camajt, në film, i lexuan aktorët e njohur Gjon Kola dhe Roza Anagnosti.

 

Erika camaj

                   Erika Camaj

Pas përfundimit të premierës së dokumentarit, që u përshëndet ngrohtësisht nga shikuesit, bashkëshortja e Martinit, Erika, pranoi mirënjohjen “Qytetar Nderi” , pas vdekjes, nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Bardhyl Lohja.

Promovimin e organizuan së bashku Televizioni Shqiptar, Universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqata Atdhetare “Dukagjini”.

ΠΡΟΣΚΛΗΣΗ

  ΠΡΟΣΚΛΗΣΗ     Αγαπητοί φίλοι, Μόλις κυκλοφόρησε το νέο Ιστορικό Μυθιστόρημά μου «Στις φλόγες της Σμύρνης», από τις έγκριτες  Εκδόσεις «Ψυχογιός». Η επίσημη παρουσίαση του βιβλίου θα γίνει στις 27 Νοεμβρίου, ημέρα Τετάρτη και ώρα 8 το βράδυ, στην … Continue reading