Shtëpia Botuese “Toena” në “Panairin e Librit 2013″ prezanton librin me tregime ” “MË JEP VETËM 15 DITË” të autores Silvana Berki.

kop Silvana

Shtëpia Botuese  “Toena”  në  “Panairin e Librit 2013” prezanton  librin me tregime “MË JEP VETËM 15 DITË”  të autores Silvana Berki.

 

Foto Nexhi

          Nga Nexhi Baushi

 Në një nga këndet e Stendës së Shtëpisë Botuese “BOTIMET TOENA” në Panairin e Librit 2013 u promovua libri me tregime, “MË JEP VETËM 15 DITË” të poetes në mërgim Silvana Berki.

 

silvana

              Silvana Berki

 

Libri me tregime është i treti nga radha pas dy librave të botuara me poezi. Salla ku promovoheshin librat e rinj ishte e mbushur përplot ,madje kishte edhe poetë të ardhur nga Kosova. Mjaftë pjesëmarrës qëndruan në këmbë.

panair silvana

Në fjalën e hapjes botuesja e librit zj. Irena Toci falenderoi krijuesen për këtë prurje me mjaft interes për lexuesin,një libër mjaft interesant me 15 tregime mjaft origjinale për nga ndërimi struktura dhe gjuha e pasur. Ajo theksoje se është e nderuar qe kjo poete ka zgjedhur këtë shtëpi botuese dhe ka botuar dy nga tre krijimet e saja. Më pas ju dha fjala gjuhëtarit te mirënjohur z. Behar Gjoka.

Në fjalën e tij z. Gjoka përgëzoj guximin e poetes për të hyrë edhe në gjininë tregimtare pasi kohët e fundit kjo gjini ka patur një rënie në krahasim me romanin dhe poezinë.Në fjalën e saj z.Natasha Lako përgëzoi krijuesen duke shtuar se ishte tepër e gëzuar që rradhët e poeteve femra po shtohen dukshëm dhe denjësisht si në numrin e madh të librave ashtu edhe në rritjen estetike dhe artistike të librit.

myrteza

                       Myrteza Mara

Po kështu autoren e librit e pëshendeti edhe Z Myrteza Mara, i cili do të ndalej tek vlerat artistike që sjell ky botim. Më pas do të përshëndesnin edhe autorë të tjerë, të cilët me fjalën e tyre të rastit  do përgëzonin autoren per risinë e sjellur në fushën e tregimit.  Një ndër komentuesit theksoi se tregimet e zonjës Berki duhet të lexohen cdo ditë nga një, për të kuptuar më qartë mesazhin qe percjell sejcili tregim,kjo këshillë theksoi ai, është dhënë edhe nga vetë titulli i librit.Në përshëndetjen e saj,Nëna e poetes theksoi se ishte tepër krenare për bijen e saj dhe sukseset qe ajo ka arritur në 23 vitet e mërgimit ne Finlandë.Në emër të familjes,ajo falenderoi pjesëmarrësit në sallë. Mes duartrokitjesh u përcoll edhe fjala përshëndetëse e zj.Silvana Berki e cila nënvizoj se në të ardhëmen kishte dy projekte: Se pari te sjellë në Shqipëri libra të autorëve finlandezë të përkthyer në shqip ndërsa projektin e dytë që ishte për Shqipërinë ajo e la surprisë.Ky aktivitet u përcoll nga filmime dhe foto të ndryshme që u bënë midis poetësh, kolegësh, miq e familjarë. Në mbyllje u dha një koktej modest dhe falenderim për pjesëmarrësit me premtimin se së shpejti do të ketë edhe prurje të reja.