Romani “Patkoi” (Episode)

 

romani p

     Patkoi (Roman)

Përsiatje për romanin “Patkoi”

të shkrimtarit Petraq Pali.

 

(Shënime të redaktorit)

Kam përshtypjen se lexuesi tek e përfundon së lexuari romanin PATKOI , do të ketë dëshirën për t’u njohur apo dhe takuar autorin e këtij romani kaq të bukur.

Dhe kjo dëshirë e lexuesit nuk ka të bëjë thjeshtë me subjektin befasues të romanit PATKOI , se sa më tepër me “dëshmitarin” që ka njohur nga shumë afër protagonisten e romanit, ukrainasen e bukur, Elena Mihallovna.Eshtë një dëshirë jo vetëm virtuale , por dhe e realizueshme.

Romani PATKOI ka dhe një nëntitull, pikërisht emrin e Elenës ish agjentes sovjetike dhe Elenës së ditëve të postkomunizmit. Por ndërthurja komplekse e këtyre dy botëve, ndërthurje që lidhet me një botë tjetërlloj, botën e brendëshme të një gruaje agjente, një gruaje Mata Harri të ditëve tona, përben dhe tharmin e subjektit, krijimin e “ideve” të ngjarjeve kaq shumë të ndryshme ,kur krahason jetën e njerëzve sovjetikë me jetën e njerëzve të Perëndimit.

Merita e shkrimtarit Petraq Pali është dhe narracioni që në të vërtetë fsheh një sekret, një sekret që duket sikur nuk është i tillë, por që gëlon nëpër tregimet , episode të romanit ,e që mpleksin dy jetë të jetuara , atë të ukrainases dhe të shqiptarit.

Romani që është një befasi në lumin e madh të botimeve me tema agjenturore , shfaqet në sytë e lexuesit me subjekte akrobatike nga njeri episod te tjetri, episode kaq të ndryshëm midis tyre por kaq të ngjashëm me njeri tjetrin.

Pikërisht në themelin e këtyre pohimeve dhe mohimeve të narracionit të Petraq Palit, ngrihen dhe godina të bukura që mbajnë brenda ngjarje e personazhe që duken krejt të natyrshëm por që gjatë leximit, diku kujtohesh se ke një burrë që po ti tregon këto dhe dhe ky burri që është Petraq Pali ,të thotë se ja ka treguar heroina e romanit, gruaja –“perëndeshë”, Elena Mihallovna.

Me këtë mjeshtri artistike, që është një artificë e bukur, Petraq Pali ka dhënë një roman të veçantë ku e vërteta nuk dallon nga e kijuara artistikisht.Vetë ndërhyrjrt e ndryshme të Pertaq Palit nën siglën pjp dhe ato të Elenës, nën siglën E.M. (në korsive) e vërtetojnë këtë tekikë të kujdesshme të autorit.

Vetë autori realizon personazhin e jashtëm ,jo vetëm atë që tregon , por “udhërrëfyesin shpirtëror të romanit” ç’ka e realizon më së miri.

I qoftë rruga e mbarë!

Durrës 20 prill 2013

Petraq

Autori: Petraq J.  Pali

 

Pjesa e parë

 

Episodi 1

 

Elena Mihallnova

 

Ajo ishte atëhere një meso grua dhe vinte nga Danjesku i Ukrainës. Quhej Elena Mihallnova, dhe ishte shumë e bukur dhe shumë e zgjuar.Kishte shërbyer në KGB-në sovjetike me gradë të lartë ushtarake duke qenë një profesioniste e shkallës sipërore, e heshtur dhe shumë dhelpërake.

Nuk ishte martuar kurrë.

Sytë i kishte dinakë dhe të bukur si deti ne thellësi, dmth, në një blu të thellë.

Kishte mbaruar akademinë “Xherxhinski” në Moskë, e më pas kishte shërbyer për disa vjet, si Inspektore e Lartë e zyrës sekrete të hetuesisë brenda Kremlinit dhe jashtë saj .Pseudonimi i saj i përhershëm ishte “PATKOI”.Kur u shkatërrua sistemi komunist i BRSS-së ndoshta se e ndiente frikën, ajo menjëherë dha dorëheqjen.

Sapo u hapën kufijtë, për të qenë sa më larg rrëmujës që u krijua ne atë kohë dhe për te mos pasur probleme, shkoi si emigrante ne Greqi, pikerisht në ishullin e bukur dhe magjik të Korfuzit.E zgjodhi këtë ishull apo jo nuk dihet por ishulli i Korfuzit ishte i veçantë dhe me shumë interes per asafalinë greke, për vetë përbërjen heterogjene të kladestinëve të ardhur rishtas nga vendet e Lindjes.

Ishte fillimi i viteve 1991.

U njohëm në rethana te barabarta si dy emigrantë, unë nga Shqipëria dhe ajo nga Ukraina, punonim në të njejtën vilë gjatë një viti, unë luleshtar dhe Elena Mihallnova pranë zonjës Agllai, në punët e shtëpisë.

Agllai, ishte juriste, një zonjë shumë e pasur, shërbente si kryetare e zyrës për emigrantët brenda në asfalinë greke me një reputacion të madh në popull, bile e nderuar me tituj dhe grada në shërbim të atdheut të saj.

Zonja Agllai ishte deputete ne Parlamentin Grek, ajo përfaqësonte K. K. E.-në.*

Veç bisneseve që zotëronte si dy hotele turistike, një fabrike vaji e sapuni, ishte edhe kryetare e komisionit të dëbim ndëshkimeve për emigrantët e ishullit .

Do kalonte në dorën e saj ndonjë dënim, denoncim apo dëbim,kështu që zonja Agllai për ne ishte perëndia vetë, ishim me fat që punuam afër saj..

Ishim pa dokumenta dhe pa asnjë leje qëndrimi apo të dhënë tjetër.

Eleni, sa kishte mbritur në Greqi kishte kërkuar strehim politik si e ndjekur nga qeveria e saj, kish kërkuar brenda rregullave të emigronte në Amerikë dhe kishte shprehur dëshirën në policinë greke me anë të një kërkese.

Natyrisht ajo ishte stratege dhe i dinte ato “punë” e ato regulla.Dhe në të vërtetë ashtu ishte, mbas përmbysjes, turma të irrituara te popullit po dhe të dëbuarve apo të burgosurve ju kundërvunë sistemit të vjetër dhe shërbëtoreve të tij si në rastin e Elenës e cila la vendin e saj duke nxituar për të shpëtuar lëkurën.

Në ato vende dhuna kundër punonjësve të KGB -së ishte e pa preçedent. Vrasje , goditje pas krahësh dhe poshtërim kundrejt agjentëve të policisë sekrete.

Elena Mihallovna, besoj që ja rrëfeu zonjës Agllai në gjuhën angleze, që në atë kohë unë nuk e njihja aspak; as greqisht nuk dija mirë e jo më anglisht.

Pa mbushur vitin, Elena në “mirëkuptim” të plotë me zonjën Agllai e la ishullin tonë.Unë natyrisht u hidhërova nga ikja e saj, por kur pyeta zonjën se ku vajti Elena, ajo më tha me pak fjalë se: – kureshtja e tepërt dëmton të zotin-.

Heshta dhe vazhdova punën deri sa edhe unë mërgova në kontinentin tjetër.

Kanë kaluar plot njëzet vjet që atëhere.

*K.K.E. –Partia Komuniste Greke

 

E P I L O G U

 

Lufta filloi.

 

Më 30 Mars të vitit 2003 forcat ajrore të Natos,bombarduan Irakun, si shkaktarë të goditjes teroriste të sulmit mbi Amerikën.Bota e tërë u trondit.

Sadam Hyseini, me gjthë paralajmërimet e fuqishme mbarë kombëtare me kryeneçësinë e tij prej një megallomani e futi pa drejtësisht popullin e tij në luftë.

Unë, isha plot në prag të pesëdhjetë viteve të jetës sime.Si kushdo qytetar i kësaj bote të lirë edhe unë si specialiste e ndjeva veten brënda në këtë luftë të pa shmangshme.

I kisha premtuar shtetit Amerikan, se po t’u duhesha do të isha në dispozicion të tyre, bile kisha kërkuar dhe me shkrim po qe e nevojshme të punoja për ta.Me thënë të drejtën mbas hetuesisë isha bërë tjetër tip, i shikoja gjërat më me kujdes dhe kurdoherë matesha dhe mendohesha mire të kryeja apo të bëja një veprim .

Amerika, ka dhe zbaton regulla qytetarie të forta dhe të pa thyeshme.Isha e bindur se do tu “nevojitesha”ndonjë ditë.Më lanë e banoja së bashku me dy gra të tjera dhe dy burra, sërish në vilën…e “vdekjeve”(se siç mora vesh më vonë Tarik “efendiu” u pushkatua !)

Kishim ndarë detyrat, unë meresha brënda vilës me pastrime dhe dy gra të tjera me mirëmbajtje obori dhe mirëmbajtje ambientesh,,burrat mereshin sërish me kuajt që u mungonte i zoti..Unë kisha marrë të gjitha të drejtat dhe isha paguar me të gjitha çeqet nga koha ime e humbur e hetuesisë .Në bankë kisha një llogari të kënaqëshme për kohën prej kur kisha ardhur këtu.Të gjithë punonjësit e tjerë paguheshin nga “Insjurencat” e Ing. Kuznjecovit, deri sa të merej vendimi gjyqësor se kujt do ti kalonte kjo pronë më pas.

Inxhineri, nuk i kishte asnjë borxh kurkujt, as një banke, unë gjeta çdo dokument të kësaj shtëpie dhe i dorëzova të gjitha tek At Simoni, (që ishte miku i tij i afërt, EM ) me një process verbal shoqërues që ai të përfaqësonte në gjyq çështjen, ku mendohet se do bëhej pronar kisha, me një akt noterial dhurimi nga Komisioni Kishtar .

 

***

Kaloi plot një vit nga fillimi i luftës, kur nga agjencia e shërbimeve sekrete FBI më morën në telefon:

Nënpunësit specialë dhe dy agjentë të lartë sekrete më pritën jashtëzakonisht mirë dhe më bënë thirrje që t’i mbështesja në luftë.

Ata, më nxorën para kërkesën që kisha bërë dikur.

Më folën me shumë kulture dhe plot njerzillëk.

-Pa e zgjatur po u rrëfëj aqë sa më lejohet këtë dialog :

-Miss.Mihallovna,ka ardhur koha që Amerika të ketë nevojën dhe kërkon ndihmën tuaj ?

Ju kemi thirur këtu të na thoni a jeni e gatshme të shërbeni pranë nesh, siç jeni shprehur më parë ?

Po qe se po, na thoni ?

Pa hezitim pranova kërkesën, firmosa çdo dokument që mu paraqit dhe nuk pyeta si dhe ku do të shërbeja.Lufta kundër terroristëve kishte kapur po thuaj “gjysmën” e botës, unë do të isha një nga këta qindra mijra luftëtarë të kësaj kauze.Shkurt, mbas dy javësh unë Elena Mihallovna, pa aspak hezitim u gjënda në një shkollë (kurs) katër mujor instruktazhi në veri lindje të Amerikës, nga ku do të merja mësime për të qënë pranë Misionit të Ushtrisë Britanike në IRAK.

Mbarova dhe kursin,shkova e luftova atje disa vjet me detyra të reja shpesh herë të ndryshme dhe shumë të rendësishme të rezikshme, tepër sekrete,të cilat i përballova me nder dhe me vetmohim.

Hera herës shërbeja si “agjente” si “gazetare”,”përkthyese “apo si njohëse dhe specialiste e njohjes së armëve të tyre të balistikës, në shumë raste ndoqa në front edhe luftimet me trupa. E sprovuar në disa beteja dhe në disa aksione të rëndesishme dhe të suksesëshme. .

Kontributi im disa vjeçar aty, ishte i madh,i rëndësishëm dhe shumë i vyer.

Pseudonimi im si gjithmonë ishte “Patkoi”;Emri im, gjëndet dhe do të shkruhet i nderuar në historinë e kësaj lufte.Unë dhashë dhe aplikova në disa raste eksperiencat e mia teknike organizative dhe agjenturore në shërbim të çështjes, të cilat u vlerësuan dhe u nderuan nga ndërkombëtarët..Sakrificat supreme të miat dhe të çdo luftëtari të çdo kombi aleat i Amerikës dhe Natos, përbënte një nga detyrat më njerëzore të këtij globi në këtë shekull për zhdukjen e teroristëve.Ky ishte një nderim i madh i këtyre njerëzve, ndër ta edhe unë Elena Mihallovna.Isha krenare për sa sakrifikova.

 

***

Amerika, kur u ktheva, mbas misionit afat gjatë që mund të kisha humbur edhe jetën, i vlerësoi dhe në shkallën më sipërore vlerësoi atributet, sakrificat e mia vetmohimin dhe shprehu veç mirënjohje dhe Lavdi.

Ajo, ashtu diti të nderojë mijra e mijra të rënë në fushën e betejës.

Mbas kthimit andej, për disa vjet të tjera shërbeva me devotshmëri në një agjensi sekrete të forcave të Natos në një vend të huaj të Koalicionit.

Prandaj, unë ndjej në gjithë qënien time se kam fituar dhe kam bërë gjithçka që kam mundur për të mirën e njerëzimit kudo ku jetova e punova me aqë përkushtim .

Ndërsa sot afër të gjashtëdhjetave jetoj e lumtur dhe e nderuar me të gjitha atributet e një veteraneje të luftës për PAQE të popujve.

Ja, kjo ësht Amerika !

 

Besoj se “hollësirat” e kësaj lufte do ti dëshmojë historia mbas disa vitesh…ku së bashku me emrat e nderuar të këtyre luftëtareve të jetë edhe emri im me modestinë e merituar.

Amerika, është dhe ngelet një nga vëndet që çdo qytetar gëzon lirinë e fjalës, të mendimit dhe kurrë nuk të ha hakun e të drejtës.

Unë e provova këtë.

Tani, gëzohem jetës së paqme e mbushur plot larmi dhe si passion të natyrës, sodis dhe eksploroj vënde dhe popuj ku të jetë më e mira,pa haruar kurrë sportin dhe gjimnastikën.

Gjithashtu, me historinë e jetes sime që u rëfeva Juve, plotësoj një amanet për vëndin Tim të cilit i dedikoj gjithëka.

Për hir të detyrave të mia në dobi të njerëzimit më la një peng…ai është pengu i zëmrës .

Unë…nuk munda të krijoja dot familje, gjithsesi kurrë nuk është vonë…Amerika është vëndi i çudirave.

 

Ju Faleminderit nga EM !

 

21 Janar 2013

Washington DC.

Pjp

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s