Tablloja e javës së nëntorit 2013 / Esse nga Silvana Berki

 

Tablloja e javës së nëntorit 2013!

 

silvana

 

 Esse nga Silvana Berki

 

Prej majës sime historike vështroj të ardhmen tuaj,

si fytyra e heshtur e Newton:it, mollën e tij…

Prej qiellit tim të zbrazur, kërkoj e vetme yjet,

të shkund si breshër mbi Shqipëri

 

Unë nuk para rri përballë televizorit, nuk shikoj emisione të ndryshme përvec programit të lajmeve apo kur ndodh ndonjë skandal ndërkomëtar të cilin duhet medomosdo ta ndjekim të gjithë. Ndoshta, kjo është edhe arsyeja që gjatë vizitës sime në vendlindje më lodhi psiqikisht televizori i nënës time. C`do ditë lajme, fjalime, mendime… shumë, shumë mendime nga media, nga politikanët, nga reporterët. Shumë zhurëm, shumë rrëmujë. Ndërsa unë kisha një event për të cilin duhej të ndihesha e gëzuar, por për cudi nuk arrita të kuptoj veten time pse nuk gëzohesha dot aq sa doja. Po ja vë fajin stinës, që sapo mbërrita në tokë filloi të zbrazte reshjet e veta. Ndoshta është vërtet stina e vjeshtës, apo shiu, megjithëse duke e dëgjuar të zbrazej po me aq zhurëm vetëtimash ndieva një lloj nostalgjie, si atëherë kur isha e vogël kur i afrohesha dritares për të parë se si pikat e shiut përplaseshin xhamave. Vetëm se në këto kohë kaq moderne nuk e dëgjoja më dot kërcitjen e drunjve që digjeshin në sobën me dru, nuk e dëgjoja dot as atë heshtjen e bukur të ditëve të dimrit. Zhurëm, shumë zhurëm, një zhurëm teper lodhëse. Për dreq kryeministri i vëndit ato ditë të qëndrimit tim, ishte në prag të një vendimi politik por që prekte të ardhmen e shëndetit të popullit i cili me të drejtë u ngrit në demostrata plot protestë. Ndaj, televizori më dukej se buciste, dhe unë si qytetare e vëndit dhe e botës nuk arrita të kuptoj këtë veprim të kryeministrit, nuk arrita të kuptoj qoftë edhe atë që e konsideroi si mundësi një rrisk të tillë rajonal dhe territorial. Ndaj, u gjënda disi e pagojë, dhe fjalët i nxjerr si ai piktori që fillon të pikturojë impresionet e tij të castit dhe e ngjyros tabllonë vetëm nga një ndjenjë. Nuk dua të futem thellë në psikologji por vetëm atë që ndiej, ndaj edhe tablloja ime derdhet vetëm në ato ngjyra që spontaniteti më lejon. Cdo gjë vazhdoja ta shijoj me zhurëm e në kaos dhe të them të drejtën kam frikë se as të tjerët nuk e dinë qe edhe ata janë po aq të c`orientuar sa unë me të vetmin ndryshim që, të gjithë bëjnë zhurëm. Unë jam shembulli i njeriut që jeton sot dhe mendon për nesër, dhe për kohët që vijnë. Jam ai person që e mbaj të gjallë shpresën, ndaj nuk më pëlqente aspak kjo gjëndje emocionale kaotike që ndieva. Po ashtu marrëdhënia ime me të ardhmen është personale dhe e mvarur. E mvarur sepse më lidhin ëndërrat të cilat dua ti realizoj sidomos në lidhje me vëndin tim, ndaj ajo që shikoja dhe dëgjoja nga e përditshmja shqiptare ishte sa e dhimbshme aq edhe e trisht. Unë jam shëmbulli i njeriut që jeton sot dhe mendon për nesër! Nuk besoj ta ndërroj drejtimin e besimit të busullës sime nga pamja e tabllosë që pashë, por më duhet të pranoj që ndikoi në gjendjen time shpirtërore të atyre ditëve edhe pse dielli sikur të ma kishte dëgjuar zemrën filloi të rrezatojë për të më dhënë forcë mendimeve të mia mbi të ardhmen. Ditët kaluan shpejt në ditët me shi dhe diell, në ditë plot zhurëm dhe ndodhi politike. Pallati i kongreseve ku mbahej edhe panairi i librit, dukej sikur kishte hapur krahët për të gjithë dashamirët e librave dhe befas u ndodha në një botë të tillë. Sa shumë libra shqip. U mrekullova kur pash sasi të medha botimesh? Patjetër që po. Ndaj në kolltuqet pranë stendave të shtëpive botuese merrja librin që më interesonte dhe filloja e shikoja në qetësi, për të kuptuar sado pak brendinë gjë që më ndihmonte të vendosja c`të bleja. Ndoshta edhe e vërteta që kuptova brënda disa autorëve të njohur, më dëshpëroi edhe më. Plagjiaturë e pastër. Të vërteta ka shumë, dhe të vërtetën është vështirë ta gjesh sidomos aty ku të gjithëve ju duket normale një veprim me mendimin se ” të gjithë bëjnë ashtu”. Ah, sa keq që nuk e kuptojmë, ne të gjithë jemi në një anije të madhe, në të njëjtat probleme të vështira, që i derdhim ato oqeanit të së ardhmes, ku në vend atëherë të merremi me problemet e së ardhmes, do na duhet të pastrojmë, ri-korrigjojmë gabimet e së shkuarës. Një hap përpara, dhjetë mbas. Dhe stafeta e maratonës gjithmonë do të fitohet nga ata që janë të ndërgjegjësuar, e të cilët e dinë sa kushton një gabim. E vërteta është se të gjithë- të gjithë do të vuajmë në të ardhme, po aq shumë sa unë sot. Dhe sidomos ata që nuk e cajnë kokën sot, por për vetkënaqësi nuk duan t`ja dijnë për kohën, problemet që sjellin- sepse ata jetojnë në gënjeshtër. E përfundova tabllonë e pikturuar nga ndjenja torture. Tani më duhet të kthej faqen e librit dhe të celebroj arsyen e vajtjes sime, atë të promovimit të librit në prozë, me tregime të shkurtra ” më jep vetëm 15 ditë”. Ah, sikur cdo njëri, ashtu sic u shpreh edhe z. Erget Cenolli në analizën e tij ti jipte vërtet këtij vëllimi me tregime vetëm 15 ditë, se ndoshta…ndoshta tregimet e bëjnë cdonjërin të kuptojë se koha që jetojmë, është koha që mund të mos ketë më shpresë, po nuk reflektoi.

“Më jep vetëm 15- ditë” . Sipari i përshëndetjes së autores Silvana Berki në Panairin e Librit Shqip – Tirane 2013

kop Silvana

 

“Më jep vetëm 15- ditë”  (Tregime) 

 

 Sipari i përshëndetjes së autores  Silvana Berki në Panairin e Librit Shqip  –  Tiranë  2013

 

silvana

Silvana Berki

 

Së pari ju përshëndes duke ju falenderuar që mundësuat ardhjen tuaj sot në promovimin e librit tim të parë në prozë ”Më jep vetëm 15 ditë. Ashtu si për c’ do krijim të ri, është një kënaqësi e vecantë, t`a ndaj atë me njerëzit e mi, miqtë dhe shokët e mi, dhe me bashkatdhetarët e mi. Kënaqësi e vecantë është gjithashtu që libri botohet në gjuhën shqipe. Cilësoj në gjuhën shqipe sepse unë jam emigrante, gjë që bën të demonstroj dy kulturave. Është shumë e vështirë të ruash një balancë ndërmjet shoqërisë së vëndit ku jeton me atë që ke lënë mbrapa për shumë vite me radhë, sepse të dyja lëvizin në të njëjtën kohë dhe detyrimisht nuk mund të gjendesh në të dyja në të njëjtën kohë.

 

panair silvana

panairi s

      Aspekte nga aktiviteti

 

Ceshtja “KOHË” , emigrant jane dy tema qe dua ti ngre sot në këtë diskutim. Brendia e librit sjell pjesëza nga jeta ime individuale por edhe me këndvështrimin e një emigranteje. Shkrimet janë bazuar në ngjarje të vërteta por tek-tuk me një ndërthurje pak fiktive, pra ndërmjet reales dhe surreales. Kur isha e vogël dhe jetoja në vëndin tim, shumë gjëra atëhere dukeshin ndryshe, kur i krahasoj me tani. Po c`farë ka ndryshuar brënda këtyre 30 viteve të fundit? Ajo që bie në sy menjëherë nuk janë vetëm ndryshimet dinamike-ekonomike, por psikologjiko-shoqërore. Nuk mund të themi se ato që ndodhën gjatë këtyre viteve ndodhën pa arsye. Sot kemi një Shqipëri që mundohet me mish e shpirt nëpër dhëmbë drejt përparimit, shoh një shoqëri që merr frymë e lirë, qe lufton te gjej shtegun e vet drejt demokracisë brënda kapacitetit të vet, një shoqëri që përplaset me moralin të cilin po e rindërton jo me diktat por vetëdije dhe mbi të gjitha shoh fytyrat e njerëzve që edhe pse më të lumtur se 30 vjet më parë prap ankthi nuk ju është larguar. Sociologu skocez Alexis de Tockuevill thotë:” liria është aftësi, nuk është cështje të cilën mund t`ja japësh njerëzve si masë legjislative. Eshtë dicka që duhet mësuar dhe edukuar. P.sh. njeriun mund ta zbërthesh nga prangat e skllavërimit, por kjo nuk e bën atë të lirë. Të jetë I lire ai duhet më pare të ketë besim në vetvete, aftësi të funksionojë I pamvarur dhe të dijë të kontrollojë mundësitë dhe dëshirat e pafund që do të ndesh në jetë”. Kanë kaluar pothuaj 24 vite nga dita që e lashë vëndin tim, duke marrë me vete vetëm atë që më identifikonte mua, kulturën me të cilet luftova dhe perballova sfidat që emigracioni më solli. Ju do të mendoni se kam jetuar në një shtet “parajsë” dhe unë nuk e mohoj atë. Në aparencë dhe në krahasim me shumë vende të tjera europiane, Finlanda ka standart të lartë jetese, ndaj edhe përplasja ime si emigrante nuk ka qënë ajo financiare. Keni menduar ndonjëherë pse shumë emigrantë atje në botën e parajsës i dhanë fund martesës shumë vjecare? Apo, pse shumë emigrantë pësuan jo vetëm zhgënjim por demoralizim total gjë që I coi edhe drejt sëmundjeve psiqike? Sigurisht që të gjitha këto kanë një apo shumë shpjegime. Por ajo më kryesorja dhe përplasja më e madhe që ne emigrantët ndeshëm ishte pikërisht botëkuptimi psikologjik. p.sh. nëse patriarkalizmi në vëndin tim vlerësohej duke e cilësuar dhe lejuar mashkullin shtylla e shtëpisë, ky fenomen nuk vlerësohej në kulturën ku shkova dhe sidomos kur ky partriarkalizëm shfaqej me forma shoviniste ndaj femrës. Një tjeter factor ishte edukimi i fëmijës. Aty ku shkova koncepti I edukimit të fëmijës ishte ndryshe nga ai që unë kisha marrë me vete nga kultura e vendit tim. Janë pikërisht të gjitha këto përplasje botëkuptimesh që jo vetëm nxorrën në pah difektet e kulturës prej nga vija por e vështirësuan gjendjen psikologjike të emigrantit dhe pasojat janë nga më të ndryshmet sic edhe unë i sjell nëpërmjet këtyre 15 tregimeve, si pesëmbëdhjet mesazhe jetësore për të lidhur këto dy botë, këto dy kultura packa se duhej t`i përjetoja unë, apo dikush tjetër për ti sjellë ato si provë e ndryshimeve sociale që po përjetojmë. Mendimi se eksperienca ime nëpërmjet këtyre tregimeve shoqeroro-psikologjike, si një qartësi të koncepteve dhe fenomeneve të hasura kohës ku jetojmë mund të ndihmojnë në progresin psikologjik-social të bashkëatdhetarëve të mi kudo ndodhen, më ka dhënë forcë, shtytje të vazhdoj dhe gërmoj mbi diferencat dhe fenomenet dëmprurëse për t`i rindërtuar ato mbi një logjikë të shëndoshë. Ne të gjithë kemi dëshirë për fëmijët tanë të rriten jo vetëm të shëndoshë nga ana fizike por edhe shpirtërore kohës ku jetojme. Në pyetje është me c`farë identiteti po i afrohemi kësaj kohe ku fëmijët tanë po rriten? Ndaj, po ndalem pak pikërisht tek fenomeni IDENTITET. Karakteristikat individuale të cilat na bëjnë të jemi individ, i quajmë identitet. Kur këto karakteristika personifikojnë një grup shoqëror me interesa të përbashkëta, këtu kemi të bëjmë me identitetin kombëtar. Ndërsa emigrant edhe pse është individ, Identiteti i tij përmban në vetvete karakteristika të dy kulturave, dy kohëve dhe dy kombeve, gjë që e bën atë të pasur në mbartjen e shumë kulturave por në të njëjtën kohë edhe të vështirë ruajtjen e një balance ndërmjet të dyjave, sepse në të njëjtën kohë cdo gjë lëviz. Ndërsa, kur këto karakteristika cilësojnë mentalitetin dhe feneomene të një kohe të caktuar kemi të bëjmë me identitetin kohës ku jetojme, moderne apo postmoderne, pra origjinalja apo sipërfaqësorja, baza apo irrealja. Megjithatë, sado origjinalja të të vishet, të zbukurohet me silikon, të bëj operacione plastike, prap se prap asgjë nga këto nuk e ndryshon përbërjen qelizore të njeriut. Ne ngelemi të lakuriqtë qënie biologjike që lindim dhe vdesim. Po ashtu, toka, pyjet, malet, uji i burimeve ngelen të pacenuara nga origjinalja megjithë këtë zhvillim global postmodern në të cilën po jetojmë. E vërteta është se shoqëritë tona kanë pësuar … ndaj pyetja ime eshte; cilat janë këto ndryshime që na identifikojnë si kohorë sot? Dhe cilat janë ato vecori që na bëjmë të mos ndihemi të tillë? A janë format e të menduarit tonë? Apo është e kaluara jonë historike? Nëse do të merrnim vetëm fenomenin ” e të menduarit”, cila ka qënë mënyra analitike që është përdorur para 100 vjetësh? dhe cili është ndryshimi me analitikën e sotme? Po të analizojmë këto dy fenomene do të jemi në gjendje të përcaktojmë edhe identitetin e mentalitetit tonë kohorë ku qëndrojmë. Nëse nxitja e një konflikti më parë është gjykuar duke drejtuar pyetjen : kush e ka fajin? Sot preferohet të bëhen pyetje: cili ishte shkaku që solli konfliktin? Cfarë fenomeni ndikoi në pasoja të tilla? – gjë që nuk lë shteg për konflikte të mëtejshme por kërkon menjëherë zgjidhjen e tij llogjikisht. Me këtë dua të sjell në pah se ndryshimet shoqërore europiane nuk kanë filluar revolucionin me tregun e lirë, as me zhvillimin liberal kapitalist, por me një revolucion psikologjik, me formën e të menduarit psiko-analitik që prej 1800. Ndaj, e hapa sot edhe si temë sepse ndryshimin për një mirëqënie shoqërore, kohore nuk e sjell kapitali, por kapitalin e sjell zhvillimi individual psikologjik. Shumë nga ju mund ta quajne te guximshem besimin ne hedhjen e teorive të tilla, mund të cilësohet edhe si absurd apo iluzion. Megjithatë guximi im është rezultat jo I studimeve të sferës profesionale por experiences dhe fakteve. Nëse nordikët identifikohen sot për të menduarit psiko-analitik si më të zhvilluar, gjë që mendohet t`i ketë ndihmuar në zhvillimin e tyre social-ekonomik, edhe shoqëria jonë shqiptare duhet të pësoj pikërisht këtë thyerje mentaliteti duke i kaluar një epoke dhe fazë zhvillimi të nevojshëm të asaj postmoderne. Nuk është aspak mendim skitzofrenik të besosh në një mundësi të tillë duke pasur një besim kaq të madh në psiqikën dhe intelektin e vëndit tënd, sepse Ne jemi një komb me mëndje të hapur, i lejojmë të rejat të hyjnë dhe këto janë pikërisht karakteristika që na dallojnë nga të tjerat dhe e bëjnë të lehtë edhe këtë ndryshim të nevojshëm psikologjik ku dashur pa dashur ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe kontribues të këtij revolucioni psikologjiko-shoqëror. Pikërisht, këtë influencë pretendoj që të kenë tregimet e mia në librin MË JEP VETËM PESËMBËDHJET DITË. Të jetë një shkëndijë sado e vogël dhe larg, në këtë rrugëtim tranzicioni të përbashkët psiko-shoqëror. Ju falenderoj për vëmëndjen, durimin që më dëgjuat deri në fund dhe shpresoj që të takohemi në evente të ardhshme edhe më të rëndësishme.

Mes shkulmave të ngrohtësisë së një shpirti humanist / Vështrim eseistik per veprën letrare “Diademë letrare” të autorit Flori Bruqi

    Mes shkulmave të ngrohtësisë së një shpirti humanist!   Vështrim eseistik per veprën letrare “Diademë letrare” të autorit Flori Bruqi    nga Prof.Dr. Eshref Ymeri “Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. … Continue reading