Elegji për Pjetër Budin

pjeter budi 1

   Busti Pjetër Budit

 

Elegji për Pjetër Budin

 

namik

  nga Namik Selmani

Sërish me Matin. Me atë që nisi aravanin e parë të poetëve shqiptarë. Me atë që u bë frymë në Drin. Mund të ishte Shkumbini, Vardari, Devolli, Osumi, Vjosa, Buna, Kalamaja çame që mund ta përqonin dhimbshëm në krahët e blertë poetin Budi. Po edhe ai vetë u bë një ditë Lumi i Fjalës së Mençur. Një Livadh Bleror i poezizë shqipe. Një Bletërritës i mjaltit të shpirtit poetic shqiptar në kohëra. Lum toka që e rriti! Lum shpirti I shqiptarizmës që ia gatoi brumin e fjalës. Ne dhe ata që do të vijnë pas nesh Pa harruar se edn ee kemi në sup barrë e amanetit të pathënë të poetit për të bërë sa më të ndriçme fjalët e shqipes.
Me respekt për matjanët e për kombin që rriti të tillë njerëz
Namik Selmani

Elegji për Pjetër Budin

Kam kaq kohë që shtigjesh eci
herë në Drin e herë në Mat
Ku ta gjej një trup poeti
që ta vë në piedestal?
Kam kaq kohë që e pyes bjeshkën
Mos është bërë diku shqiponjë?”
Paska marrë një libër vjershash
Shtrëngon duart te një shkronjë.

Mos e panë karvanarët?
Mos e panë tek shkon në fshatra?
Gur i Bardhë* si jastëk malesh
I shkon pranë si nënë te vatra.
Bredh në tela çiftelie
Thinjërosh si askush tjetër .
Kush ma mbyti Plak’n e Shqipes
në atë Drin me valë kërleshur?

Hapur-o ka mbetur kulla
ëmbëlsuar rri çdo prag.
Sytë mbeten larg nga udha
se mos vjen poeti prapë.
Se mos vjen një ditë nga Drini
dhe do ulet në oxhak.
me kapuç të bardhë të dimrit
do ribëhet flamurtar.

Gur më gur kjo Udhë e Arbrit *
ia zgjon hapat, fjalën prush.
Gurgullin ky Lumë i Matit
Urë e Vashës* hapat puth.
T’u rinoftë piskamë e ëndrrës
n’Dardani e Çamëri!
Bëj një meshë për të rënët
me lavdi e dashuri!

T’u luloftë lutj’e ëmbël
e ushqyer nga besimi!
Dhe syzgjuar , dhe në ëndërr
Për ty malli s’ndjen lëngimin.
T’u lisoftë shtati, Pjetër!
T’u bëftë vëlla, një bust me shkronja!
Fjongo Mati rreth kujtesës
vulë e fortë që s’e fshin koha.

*Guri i Bardhë- fshat i rrethit të Matit që ka qenë edhe vendlindja e patriotit, poetit të parë të gjuhës shqipe dhe klerikut Pjetër Budi që u mbyt në Drin në dhjetor 1622 nga armiqtë e kombit shqiptar

*Udha e Arbrit- Udhë e vjetër në rrethin e Matit që shkon në trasenë e udhës së vjetër të Arbrit

*Ura e Vashës – toponim i një ure në krahinën e Matit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s