CIKËL ME POEZI NGA Ali R. Berisha

CIKËL ME POEZI NGA  Ali R. Berisha

ali r berish

          Ali R. Berisha

 

 

ATDHE, NATYRE DHE DASHURI

SKËNDERBEU, ATDHEU, FLAMURI, GURI

Gjaku i përmendorësuar i Skënderbeut,

Varrshenjti i përherëngrohtë i Kryetrimit

Emri i truallësuar këtu i historidheut

Për amën e atin tonë qe gjashtë shekuj

Galopojnë kuajt e trimave pa ndalë

Bartin tëpagjumë nëpër kujtesën tonë

Toka, historia, ndërgjegja, gurvarret

Trojet, oxhaqet, djepat, thinjat bëjnë roje

E rëndë si tunxhi etnia e përmendorësuar

E lidhur djepit, këmbëve,brezit e kokës

Me damarë shpirtërash të përherëngrohtë

Që nga t’parat pergamena e deri në web

Pa ndërkëmbë mexhë, njeri as kafshë.

Ka valuar historia si flamur i pa ndalur

Në fjalën e dhënë kësaj, kështu siç jemi

Asnjë ligj s’na bën më të bërë se ç’jemi

Kërthinët shëtisin barqeve të nënave

Vine, lindin këtu e i shkojnë prapë botës

Për t’u historizuar ndritshëm edhe andej

 

 

NËNTORI I 101 -të

 

Nëntori me Atdhe
me Përkrenaren kryezotnore
me Shpatën fitimtare
me Mesharin
me Vlorën
me luftëtarët e liruar.U kthyen vlerat në Atdhe 
u kthyen këngët e atdheut.Ne poetet gatuajme 
vargje dhe lirikë.Erdhi edhe ky Nëntor me festën e tij
e na bën pleq
e nuk na vdes.

NË JAVËN E FLAMURIT

 

I bëra vizitën Kryekështjellës në Krujë
Kur rrezejeta e diellit më shoqëronte
Kur Kryetrimi ante shekujbubullues
Tutje
viseve kumbimzërin po e lëshonte.Atmadhi nisi të sogjonte Shqipërinë
dhe bekimin e nadjes anekënd ta lëshonte
Kalaja Mëmë mori ta ajroste historinë
dhe ngjyrën e flamurit me gjirin ta mëkonte.I Shenjti Atynë fjalën e madhe foli:
“Ruajeni çdo grusht të shëndoshë njerëzmirë
Hiquni tjerësh që djalli t’mirash i voli
Ç’ju duhen ata që s’dinë as donë më mirë!”

I vjen secili vit Kalasë po një rrudhë s’ia lë

E lashtëson, e mban të pastër si qelq biluresh

E përkund më këngë, por në gjumë s’e vë

Veç ndo’j zë n’ia shtoftë lart kullash e muresh.

SHQIPËRIA

Shqipëri!

Me dashuri –

Mundohem me të ndalë,

Të mos bëhesh valë!

KOSOVA

Kosovë!

Pranverë

Mundohem me të ndalë,

Të mos bëhesh erë!

1550 – VIT MJAFT I LARGËT

Po bëhen 1550 vjet

Që kur vuajtja jonë e zezë

Qiti hapin në letrën e bardhë

Se po pagëzoheshim.

Kodra e Shkodrës

Që nga biri i Rozafës

Shkodrohej

E bëhej qytet.

Kupa e Malit të Shkupit

Po shkupohej n’dardhani

Deri në nëntor ‘911.

Një cep shkëmbi

N’Grykë t’Rugovës

Rrin i lëvarur

Qe njëmijë vjet

E nuk ftohet.

Një curril

Në Grykë t’Valbonës

Mijëra vite as ndalet

As lodhen.

Dhe ai lisi i Lisusit

Si shumë të tjerë

N’Alpet Antike

Prapojnë valë e furtuna

Dhe s’hepohen.

* * *

Ç’është ndër ne gjithë ky pagëzim!?

Nuk është Formula e Pagëzimit

Që e shkrimtoi emrin tonë,

ajo që ka qenë e pegëzim!

Ç’është ndër ne gjithë ky pagëzim!?

Trojet tona janë flamuruar qe një shekull

Pse pa gëzim? Pse ethërim?

Po bëhen 1550 vjet

Shtoni gëzim e jo pa gëzim!

 

LYPËSIT E QYTETEVE TE GURTË

Qyteti i lashtë me mijëra histori
i ka fsheh ato në kala, nëpër mure e gurë
kalaja ka të veten. Po kjo imja, c’mund të ketë
që shpirtin s’arrita t’ia shpalos historinë as mëshirën.
Ia fshiva një lot
kush e di përse i rrodhi. Unë timen, e dashura të veten.
Vetëm atë timen mund ta hap.
Asaj të gurit nuk ia nisa. Nuk ia di vrragët.
Po e dashura ime ?!


Nje lypës tërë ditën lypi buzë rrugës
Lypësia ime tërë ditën lypi buzë tavolinës
Që të dy kërkonim mëshirë – 
Ai disa centë varfërie
unë një “po” dashurie!


Kalaja mbeti e nemitur
si gurt e kalldrëmit të jetës 
se asaj që i rodhi loti
Ajo iku rrugës me terr
por te dera e rrugëmbares
nuk ma pa as lotin as mallin.


Iu afrova ngadalë lypsit syçiçërr:
“Ty bile, të kanë thene “Zoti të dhashtë!”
Mua mikja s’më dha madje as premtime!
O, lypës, o miku im! A lypem mjaft – terr më terr
kalldrem perfundi shi përmbi!?
Të shkojmë dhe ne n’shtëpitë tona
e t’i ruajmë dhe pak

këto zemrat tona të mëdha

Top of Form

Bottom of Form

KUR MALLI MËSON TË FLUTUROJË

 

(Dallëndyshës nga çatia ime)

Kush të ka qendisur kaq bukur

Dallëndyshe e çatisë sime

Çerpikgjilpëra ime gershetagjatë

Vetullgërshëra ime syzezë

O, ngjyra ime e bukur

Ta ruajta folenë dhe ngjyrën e cicërimës

S’m’u shqiten për asnjë çast nga kujtesa

Fluturimet tuaja herake të mëngjesit

Aty diku bashkë me agun

Sa e sa herë ua kam pjekur kafete e mengjesit

Ateronit ne pezulin e ëndrrës sime xhamapastër

Unë qëlloja i zgjuar i zhytur e i mbytur

Pritja se cila rreze më e para e jugut

Do ta ngrohë folenë në çatinë time mbi sy, e

Me një mbipërqafim do ta zgjosh nga gjumi i besës

Dallëndyshe, o mikja ime e pafjalshme

Kronikat e shtegtimeve thonë

Se ti me puthje e ndërton folenë, dhe

Kurrë nuk pashë se dallëndyshzave

u vure diç tjetër në sqep pos puthje

Më thuaj o dallëndyshe

O, ti, shikimi im i mprehtë

A është më hije apo më diell dashuria jote

Këtu buzë filxhanit tim

Apo imja kur mua ma fjollon rroshkun me ndezullimë

Sa here që vjeshta vinte ngadalë

Unë bëhesha gati për vetminë e vetme

O, gushëbukura ime

Nuk t’i kam harruar fluturimet zbritsengjitëse

Kur muzgjet fillonin të zbrisnin në vjeshtën e mollave

E kur unë e ti bëheshim gati për shtegtim

 

 

DITË DHE LULE

 

 

(Dita bën pa lule

Lulja s’bën pa ditën)

 

DITA

Kur nxjerrim sy të shikojmë lindjen

Lulet veç janë bërë me dritë

E kafeja e mëngjesit lutet si perëndia

Avulli i saj harron veten poshtë

Si vetëtimë qetësitë tranden

Çohen pip në këmbë

Por,

Dita më e përshtatshme për mua

Po qëllon një tjetër ditë, ajo

Kur pluhurin e zë dreka në gjumë

Ndonëse çmimet “bon vaki” e ulen

Kur hënepremtja mbushet me biseda

E bisedat me fjalë

E fjalët vjellen me klithma e shtërzime

Kur as qengji më i butë

As kultura allafrënga s’kërkojnë falje

Në hyrjen e gjelbërt të natës

Gruaja lyp dashuri

Në çastin e saj të përshtatshëm

Nata s’ka kohë të mbushet me sherr

Si dashuria

Natën i lutet engjullit atje lart

E ditën e shanë sa herë që mbetet vetëm

 

LULJA

 

Është zbuluar një lule kopsht

Ngjyrë shekulli

Ka zbritur nga koka

Në pranverë dhe në kopsht

Presin bletë pjalmin e mënjen

Dhe flutura këmbimin e ngjyrave

 

 

 

E RILEXOVA NJË POEMË TË VJETËR

E lexova poemën që më çoi tek loti

Ma çoi nënën prej varri

Dhe ma solli babën e vrarë për gjakmarrje

E m’çoi në një fushë të përgjakur

E m’çoi në guvat e kasollës sime të vjetër

Si në pëllëmbë të dorës

S’mund të rehatohem

Për disa kapërcylla drite

S’munda t’i spjegoj kujt se çka kam

As t’i ngushtoj që të më kuptojnë

Mirë ka bërë Europa që e zbuti poezinë

Se ishte një ujk i çartur

Kur merrte me u nxe

E i shtinte valë prushit poetik

Poetët e rinj kanë shëruar poezinë

E dikurshme të mjerë

Nga gjaknxehtësia

Nga indoktra

Nga manifestet

Nga armiqt e panumërt

Dhe na dhimbsej që çdo çast

Pritshim t’i dilte shpirti

E të shpëtonte nga lotët

Duke na lënë të ciflosur

Në gotat e spirrëzuara të alkoolit

KAPTOJ FUSHAVE TË SHPRESËS

Kaptoj male, kaptoj fusha

Që ta gjej buzëqeshjen tënde

Shpresat pa ndalë fluturojnë

Nuk fashiten veç gëlojnë.

Nuk e di se krejt çka bëjnë

Të tjerët pas teje

Veç e di se shumëkush vuan

Që të të ndajnë prej meje.

Edhe ndonjë ëndërr e kaluar

Do të dëshironte të kthehej prapë

Se tek unë ka mundësi

Të gjejë amën e shpresëmadhes.

E larg meje mund të dështojë

Brenda meje kurrë.,

Ëndrrat më të bukura të natës

i shoh ende në përqafim me ty

Ato fare s’më kanë harruar

E ti mundohesh nga jeta me më shly.

Shpresat për atë buzëqeshje

Gjith në flatra i merr freskimi

Nga velat e mendjes zhduket

Vuajtja, hjeka e mundimi.

Dhe kur duket shtyrë nga droja

Se në jetën time gjasa s’ka

Shpresa është ajo që ngroh gjakun

E s’më lë saj për t’u nda.

Kurmin e saj të bukur

E mbuloj me stinë pranvere

Që të mos ftohet

E të mos lëndohet

Kaluan 100 ditë

Që të ndjek para e prapa

Që të ndal e të shikoj

Çfarë do të jetë shikimi yt.

(Kori)

Herë me dehje herë n’esullime

Vuaj në vapë, vuaj n’acarije,

Në udhëkryqe desh m’lëshon shpirti

Cilës rrugë tash duhet t’i bie.

N’tis kujtese fjalët e tua

Ato që më mbajnë në pranga

Vuaj se si mund të të quaj

Ditën kur mendje më shqitesh.

Nuk e di nga më vjen besimi

Se si bashkë mund të jetojmë

Duke i bërë shoshojit dritë

Që dhe vdekjen ta sfidojmë.

Afërsia jote – asgjë tjetër

Gjallë mua shpirtin do t’ma mbajë.

Djalli i zi të gjitha të tjerat

Le t’i zhgrryejë e le t’i hajë.

Ma atë afshin e dashurisë

T’putha n’gjumë sa e sa herë

nuk di igjori kurrë të ngopet

Ditë as nat – dimër as verë.

Dëgjova se më ke quajtur

Shpresëkoti jetim

Ndashtë, edhe djall po t’më quash

Mua më duket përqafim.

Në dyluftim dhe trimi ka rënë

Rrugën tjetrit ia ka lëshuar

Porse unë, për diell e hënë,

S’e lë kënd me të pushtuar.

Mos gabo që të krenohesh

Pse po bëhem rob yti

Nuk kam faj, jam buzë varrit

Shpirti më ka ardhë te fyti.

S’mundem kurrë te ndahem teje

Se nuk kam tjetër të dashur

Edhe rastet më të mira

Shkaku yt i kam braktisur.

Shikoje këtë promethe

Ti që je n’maje t’kësaj bote

ke pak mëshirë! Ndriçoma rrugën

S’lë pa t’ardhë te këmba jote.

Kush theu këmbë e duar pas teje

Dikush ngordhi si asket

Sekush mori përftim djersësh

I mbytur thellë n’afshin e vet.

Miq! Unë jam krejt unik,

Se në m’ardhtë shpëtimi prej saj

Bash prej saj e bashkë me të

Askush n’jetë të mos më qajë.

Çdo e keqe është e rëndë

Sa mali me bora e stuhia

Më e rëndë ajo që s’di

C’është dashja çështë mashtria.

 

DETI

Unë e di ç’është deti

Sa konak rrugë larg

Me një teste peshkatarësh

E di se është i pafund

Si dashuria e pastër

Sa më shpejt që ta bësh gropë

Aq më shpejt mbushet

Ma anijet që duken e zhdukën

Është uri që s’mund të hahet

I pashterrshëm si dashuria

Sa më shumë që gjëmon

Aq më thellë i futet gjëma

Sa më shumë që lahemi me të

Aq më pak jemi të larë

Sa më i ngadalshëm që të jetë

Aq më shumë vrapojmë pas tij

Si gruaja e bukur

Sa më pak që flet

Aq më shumë e dëshirojnë

Lëmuetësi, freski, gjumë,

Peshku, balena, humnerimi

Kur fundoset

Zemërohet përmbytja – fundosja

Valët nga fundi dalin të vërbuara

Si në dashuri

Njeriu mbas çdo deti

Bregohet i djersitur

I duhet të lahet sërish

 

BORËRAT E MIA

 

(Fragment balade)

Janë të vetmet borëra që s’kanë të shkrirë
të pashpirtëra, të pangjyra, të patrupta
me hije të rënda, pa stinë pa kohë.
O, asgjë, bre, nuk kanë veç zbardhësisëMë mirë të përlahem unë me to se sa
të mos kenë ato me kë të përlahen
të përfyten, kacafyten, të hijen e kacahijen
borërat e mia, mikeshat gangulloreShikoni s sa dinake që janë
Nuk kanë të kënaqur ardhjet e tyre
të padiktueshme si bubullima resh të bardha
vijnë e me pushtojnë, secila nga një pjesë
të sipërfaqeve të mia që i kam bartur me vete
maje më maje e gropë më gropë
dhe nëpër kanalet e mia që kanë rrjedhurZbresin me dilizhanset e tyre të ngjyrangjyrshme
në oborrin tim të gadishullt. I ftoj në katet e lartë
të kështjellës së bortë. Atje, njëra valë rrumbadumbet
tjetra rrokulliset e ndonjë tjetër rrëshqet siprazi si
hija e aureoles. O borërat e mia!Nuk sjellin gjë të re e thonë se vijnë me frymëra të reja
sistemi i shenjëzimit i bardhë si tabull rraseNuk po mund t’i gjej ca gjëra qӕ i kam pas ruajtur
për stinët e borërave. I skajoja dikur e diku si kujtimet
si të kishin vënë këmbë paskanë ikur duke harruar 
vendin e kodin. Sigurisht kanë qenë të vlefshme
janë fshehur pas gjërave të mermeMuaji dhe ditët e fundit të baladës që rrodhi si poezia
si borerat e diteve të mia. Sa e sa vargje i kanë rënë 
në gjumë, ca të tjera vuajnë nga pagjumësia.Agimet e thyera levizin si bishti i gjarpërit kokëshkelur
rrudhen si kutullaçi në pragborë 
si gurët që u ka rënë ngjyraËshtë koha e djergave:
Nëse borërat e mia nuk m’i mbyllin rrugët

do ta lë edhe gjelbrimin e fundit në livadh

le ta kullosin edhe atëlëkurëndërruesit e egjër,

siç delet, qengjat, qenin, ditët
Bre, hangërshin kokat e tyre!Edhe e diela e javës së ardhme
është ditë e borërave

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s