A duhen falur librat e autorit gjatë një promovimi? / nga Silvana Berki

A duhen falur librat e autorit gjatë një promovimi? 

 

silvana

 

  nga Silvana Berki
E bëj këtë pyetje sepse kam dëgjuar komente pakënaqësie nga disa miq virtual ( dhe që i njoha nga afër ditën e promovimit) të cilët janë ankuar pse nuk ju fala librin në promovim. E para, unë kam gati 24 vite që jetoj në një kulturë ku c`do punë jo vetëm respektohet por edhe paguhet. Jam edukuar me këtë lloj fryme si e drejtë e cdo kujt.
Kam marrë pjesë në shumë aktivitete letrare këtu ku jetoj dhe ndër të tjera ajo që bie në sy përvec njohjes me autorin është edhe shitja e librave. Pjesëmarrësit e kanë marrë parasysh që për tu njohur më gjerësisht me brendinë e mendimeve të autorit duhet ta blejnë librin dhe si e vetmja mundësi. Por, kjo gjithmonë me një vullnet të lirë.
Që të vijmë deri tek libri i qepur dhe i kompletuar po rikujtoj disa fakte të vogla të procesit të formimit të tij. Asgjë nuk bëhet pa letër sepse vet librat krijohen me letër, por për të ardhur deri tek letra në fillim duhet të kujtojmë që lënda e parë e letrës janë drutë, dhe të mos harrojmë që janë sharrëxhinjtë ata nëpër pyje që i presin ato. Pastaj, druri transportohet me kamionë të mëdhenj nëpër fabrika letre nga mjeshtrat shoferë nëpër fabrika letre. Në fabrika janë shumë procese me punëtorë të shumtë për të ardhur deri tek formimi i letrës. Prej aty letra shpërndahet duke u blerë nga shtëpitë botuese për interesat e tyre. Por, ky proces nuk mbaron aty. Shtëpia botuese, përvec punës së autorit të librit që mund të ketë harxhuar jo vetëm mendimet por kohën në një periudhë të caktuar, punëson edhe redaktorët që i përcojnë c`do mendim të autorit në atë boshtin redaktues, korrektorin që kalon c`do fjalë të shkruar në mëndjen e tij, dezinjatorin i cili përvec dezinjos duhet të harxhojë kohë të njihet me brendinë e librit për t`i përshtatur dezinjon e duhur dhe të mos harrojmë edhe ngjyrat që kanë koston e vet. Dhe së fundi shtypja, dhe nxjerrja në shitje me një kosto tek 600-800 lekë. Atëherë, duke marrë parasysh punën e madhe për të ardhur deri tek një libër i kompletuar, sa kohë është harxhuar që të arrish deri aty, sa kosto është paguar, a mendoni se cmimi i vendosur nuk ka vlerën e duhur dhe a ju duket shumë për ta shitur?

 

kop Silvana

 

Më jep vetëm 15 ditë  (tregime)

Mbas promovimit dëgjova komente se ”miqve DUHET t`ju dhurohen librat”. Unë nuk e di sesi është mbjellë një koncept i tillë kulture shqiptarëve por ju garantoj që është një koncept i cili nuk tregon asnjë respekt ndaj punës së tjetrit. Madje do të shtoja se tregon nënvleftësim ndaj punës së autorit. Për mua, ai që ndihet vërtet mik, nuk duhet të kërkojë privilegje të tilla por të respektojë punën e mikut dhe ta blejë vet librin e mikut. Harrojini qylet, ryshfetet, sepse ato varfërojnë jo vetëm vëndin por edhe Ju vet si njeri.
Kur populli ynë të arrijë të vlerësojë punën, dhe them punën në tërësi si fenomen atëherë vendi ynë do të eci përpara sepse është pikërisht vlerësimi që do i bëjmë një pune të kryer nga kushdo t`i japi fuqi atij që punon të progresoj.
Nga ana tjetër nëse autori KA DËSHIRË të dhurojë dikujt libërin, ajo është zgjedhja e tij dhe me vullnet të lirë. Por që ta kushtëzosh autorin me konceptin e ” duhet” ? Kjo tregon vetëm varfësi civilizimi.

E di, që do të hidhen komente se njerëzit nuk kanë para për bukë e jo të blejnë një libër. E para, askush që nuk ka mundësi, nuk është i detyruar të marrë pjesë në promovime, por edhe ata që kanë dëshirë të marrin pjesë nuk janë të detyruar të blejnë patjetër librin. Por të kërkojnë privilegje? Jo e drejtë dhe aq më tepër kur komentojnë negativisht mbas shpinës së ”mikut” të tyre.
E dyta, asnjë nga pjesëmarrësit nuk vuan për bukë dhe ky është fakt. Praktikimin e artit dhe letërsisë në tërësi e bëjnë ata që kanë mundësi, sepse ne e dimë që me libra apo piktura apo tjetër të kësaj forme nuk mund të jetosh ( përvec në rastet kur autori është profesional apo ka arritur në profesionalitet dhe jeton me krijimet e veta). Ndaj c`do justifikim i kësaj natyre është paradoksale.
Unë nuk dua të mendoj që disa nga pjesëmarrësit në promovime vijnë vetëm për të përfituar një libër qyl. Kjo do të ishte shumë ofenduese të paktën për mua dhe punën që i kam kushtuar krijimeve. Ne sapo kemi hyrë në një epokë të re, me një frymë të re, drejt civilizimit dhe jo duke u kapur për bishti të anti-vlerave. Lëshojeni bishtin që të ecim përpara dhe respektoni punën si vlerë.

 

panair silvana

 

 

myrteza

 

 

panairi s

 

 

Aspekte nga Promovimi librit të autores Silvana Berki  ” Më jep vetëm 15 ditë”   (tregime) ,  në Panairin e Librit (Tiranë)  nga shtëpia Botuese  “Toena” 

Në të njëjtën kohë nuk dua të le pa përmendur disa figura të njohura në shoqërinë shqiptare që jo vetëm nuk pranuan privilegjin e t`ua falja librin por duke e blerë atë më bënë jo vetëm ta ndiej veten të respektuar të paktën për mundimin tim, por edhe për faktin që me gjestin e tyre treguan se ka të ndërgjegjësuar në mes shqiptarëve dhe që kërkojnë po të njëjtat vlera për të ardhmen.

Kjo ishte përgjigja ime ndaj atyre që kanë pretenduar t`ua falja librin ditën e promovimit.

One thought on “A duhen falur librat e autorit gjatë një promovimi? / nga Silvana Berki

  1. Libri nuk falet as ne promovime, as ne takime apo aktivitete te ndryshme letrare. Autori fal ngado internetit dhe revistave letrare krijimtarine e tij, duke i bere ato ekzistence permes te ardhurave qe fitojne nga shitja. Eshte vertet qesharak dhe ofendues per vepren e botuar veprimi fales i saj, kur dihet qe ajo veper ka koston e saj botuese nga autori. Libri mund te dhurohet me raste si cdo dhurate tjeter ne dite feste te ndonje te afermi apo te njohuri, por kursesi ne ceremonira te tjera letrare. Ne promovimin e librit me poezi ne gjuhen greke te nje poteshe shqiptare ne Selanik ku isha i ftuar, drejtuesi grek i aktivitetit ne fund te fjales se tij theksoi afersisht keshtu: Dhe tani arritem ne pjesen me kulmore te promovimit, blerjen e librit.
    Dhe tregoi vendin ku ndodheshin librat. Mbi 90% e pjesemarresve e blene librin.
    Kur do mesohen shqiptaret me kete edukate dhe kulture vleresimi te artit te fjales se shkruar?

Leave a Reply to Edmond Shallvari Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s