“Misioni i Djallit”, risjell përpjekjet dhe sakrificën e mjekëve shqiptarë në shërbim të popullatës civile kosovare të shpërngulur me dhunë nga trojet etnike, si dhe hap tjetër faqe historie për lufën heroike të UÇK.

 

 

misin-braha-misioni-i-djallit-libri-2

 

 

“Misioni i Djallit”,  risjell përpjekjet dhe sakrificën   e mjekëve  shqiptarë  në shërbim të popullatës civile kosovare  të shpërngulur me dhunë  nga trojet etnike,  si dhe hap  tjetër faqe historie për lufën heroike të UÇK.

 

 

 

lulezim

nga Lulzim   Hajdari

 

 

”DUART E PËRGJAKURA: KIRURG LUFTE”,  (Blood On My Hands: A Surgeon At War), botohet  pas dhjetë vitesh në Australi nga Craig Jurisevic, i cili  do të  kishte për mision përbaltjen e Luftës se UCK-se dhe mbi të  gjitha, përbaltjen  dhe veshjen me element krimi të gjithe atij kontributi human të  mjekëve dhe gjithë spitalit të  Kukësit. Madje mbi bazën e këtij libri të shkruar nga Crajg Juriseviç në bashkëpunim me Robert Hillman do të realizohej një film, ku përmendet edhe aktori që do të luante rolin kryesor, Sam Worthington që është bërë i famshëm në filmin “Avatar”, “Clash of the Titous” dhe “Terminador salvation”. Akskush ne trojet shqiptare nuk iu pergjigj këtij libri, asnjë gazetar, shkrimtar apo investigues, por pikërisht një  mjek i thjeshtë  dhe human në spitalin e Kukësit, Misin Braha. Për ironi të fatit, edhe pse i ishte përveshur punës për mbrojtjen e një kauze të shenjtë ndërshqiptare, ai ishte hequr dhe nga puna, dhe gjithë këtë   pune investiguese skrupuloze, do ta bënte me harxhimet e kursimet e veta, pa e kuptuar askush as vetë doktot Misini se po i bënte një shërbim të   madh KOMBIT dhe luftës së drejtë  të  popullit të  Kosovë s dhe mikpritjes së  madhe shqiptare sidomos asaj Kuksjane për vëllezërit e një gjaku, gjatë asaj  periudhe.

Por për ti hyre ne detaj, seriozisht e me imtësi në zbërthimin e librit bazuar në dukumentacion autentik e dëshmi reale është ndalë dr. Misin Braha.

 

Libri i Juriseviçit vërtet është një “paçavure” shpifjeshe dashakeqe si e quan autori Misin Braha. Ai vërtet është misionari i djallit. Është i tillë se nga faqja e parë deri kur e mbyll këtë libër nuk ka asgjë të vërtëtë. Pra si pas doktor Misinit aty ka shumë keqdashje e ligësi. Për të arritur synimin e vet autori i paçavures është i paskrupullt; nga skutat e errëta të egërsisë njerëzore buron gjithçka e lig. Gënjen, mashtron, fantazon duke e bërë librin e tij një krijim që i përket një gjinie krejt të veçantë e specifike që e ka “shpikur” vetëm Juriseviçi.

 

misin-braha-biografi

Misin Braha

Autori siç apostrofuam më lart aspiron që libri të jetë bazë skenari filmi që ëndërron të luhet prej aktorëve të Holliwudit. Kjo ëndërr e nxit që të jetë i pandalshëm në të pavërtetat që publikon, në shtrembërimin e realitetit, në nxirjen e çdo veprimtarie e përpjekje të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë tragjike dhe për të mbijetuar. Kështu ky libër-skenar që pas leximit të duket sikur je zgjuar pas një ëndrre të keqe, të lë ndjesinë se autori është ashtu si thotë dr. Misin Braha: jo një mjek, por misionari i djallit, jo një mik, por e kundërta e tij për popullit shqiptar e njerëzit e tij të mirë, jo një human, por një sadist që ka dëshirë të shohë vetëm vuajtje, rënkime, klithma, trupa të kalbur, krahë e koka të prera… Shkurt është ndjellës i vdekjes. Sidomos i vdekjeve të fëmijëve! O zot, çfarë mjeku! Juriseviçi vërtet ka për mision të arrijë në një pikë; në atë “që serbët janë më të mirë se shqiptarët!” Pikërisht këtë fjali dr. Misin Braha qëllimisht e kthen në lajmotiv të librit prej fillimit e deri në fund. Ashtu sikurse në lajmotiv e ngre edhe togfjalëshin “misionari i djallit” që e ka vënë edhe për titull të librit. Për Juriseviçin shqiptarët janë njerëz të pacivilizuar kur flet për kulturën, mënyrën e sjelljes, të konceptuarit e jetës, marrëdhëniet me të tjerët etj. Serbët në konceptin e tij janë shumë më të mirë.

Për Juriseviçin të gjithë shqiptarët janë të deformuar psikologjikisht, të dhunshëm, pijanecë, të pakulturuar, vrasës. Serbët edhe nëse veprojnë dhunshëm, sipas tij janë të logjikshëm, i kanë detyruar rrerthanat e afërsisë me shqiptarët prej të cilëve kanë përjetuar masakrime të herëpashershme (!). Ç’farë dashakeqësie prej kësaj fare mostre! Për Juriseviqin shqiptarët janë antihumanë. Jo më kot ai në paçavuren e tij vë në qendër spitalin e Kukësit. Pikërisht istitucionin shëndetësor më të rendësishëm, i cili përballoi me heroizëm këtë situatë tragjike. Spitali i mbushur me vrasës, mjekë mafiozë, infermiere të droguara, njerëz të vdekur në korridore, lopë të ngordhura në oborrin e spitalit që e hanë njerëzit si të jenë kafshë xhungle ku mbisundon I pastër ligji i luftës për ekzistencë…Nuk ka se si të shkruhet me kaq urrejtje patologjike, me kaq mëllef për një popull e komb që vetëm këto prirje nuk e ka demostruar kurrë. Kurrë. Për Juriseviçin shqiptarët nuk janë as luftëtarë. Kujtoni “praninë” e tij brenda rradhëve të UÇK-s se si e pasqyron gjendjen aty. Mbretëron kaosi, mungesa e rregullit, mungesa e respektit për eprorin e njëri-tjetrin, konfliktet janë të pranishme deri në shkallën ekstereme të eleminimit mes luftëtarëve. Kujtoni se si një ushtar i bindet atij aq përulësisht sa që i duket si një kone e vogël që i luan bishtin të zotit. Cili luftëtar i lirisë mund ta mbajë këtë ofendim kaq të rendë?. Mirëpo ja që këtë e bën një mjek kirurg anonim në fakt krejt i parëndësishëm, i panjohur e i pavlerë në atë kohë të rilindjes së shqiptarëve me emrin Juriseviç. Si i tillë ky libër është shumë i vlefshëm, një dokument i rëndësishëm që i bën bllok ndërmarrjes së pistë aventureske të një sharlatani. Nga ana tjetër botimi i “Misionit të djallit” u ndal turrin edhe sharlatanëve të tjerë të këtij soji që guxojnë të ndërmarrin misione të tjera shpifëse e trilluese, kriminale dhe antishqiptare për të hedhur baltë në përpjekjet tona atdhetare si ajo e fundshekullit të kaluar.

Përrallat e Jurisheviçit nuk kanë të mbartuar e bëhet aq qesharak kur flet se në Helshan ka pare një ullishtë (!) të bukur… I bëjmë me dije Jurisheviçit se popujt që luftojnë për liri, dalin fitimtarë ndaj armiqve më të fuqishëm të globit. Nder e respekt për punën e shkëlqyer të personelit shëndetësor të spitalit “Meriman Braha”, dr. Mustafa, Shaqiri, Rexha, Emini, Arbeni, Dukagjini, Sadetja, Keti, Takafudi, Tereza, Lena, Rogeri, kryeinfermierja e urgjencës Beglije Dafku, infermierët Afrim Dogjani, Astrit Tota, Dervish Ferhati, Drita Islami, Bukurije Domi, infermieret e sallës së operacionit Sadetja, Ilmija, Besa, Medinja, Nazmija e Flora. Të gjithë personat e mësipërm janë të një mendimi se Jurisheviçi ka vetëm fjalët dhe i mungon argumenti, fakti, i vetmi dëshmitar që “vërteton” atë mbetet kirurgu Ylber Vata. Besim Riza Cengu shprehet: “Libri i dr. Misin Brahës është një ndërmarrje dinjitoze në mbrojtje të vlerave humane të popullit shqiptar. Është një reagim kundër mohimit të vlerave tona prej njerëzve dashakeq si Crajg Jurisheviç. Jemi të sigurt se ky autor nuk është i vetmi. Djalli ka shumë misionarë. Është akt patriotik që i bën nder popullit të vet, mundit e gjakut të tij. Është respekt i thellë për luftën e popullit shqiptar për të mbrojtur identitetin. Është nderim për luftën e drejtë e heroike që bëri UÇK dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, përulje dhe emirënjëhje para dëshmorëve të lirisë.” Jurisheviçi që s’ka tru më shumë se pula e paraqet spitalin e qytetit të Kukësit si një ndërtesë të rrënuar dykatëshe për të “ardhur keq” kur ai është madhështor, trekatësh sipër e një nën tokë me parametra bashkohore sherbimi. Reagime, komentime e vlersime jane bere dhe nga autor te tjere kundrejt ketij libri te autorit Misin Braha si Rustem Braha e Gjergj Marku e te tjere,.. Shpëtimi i fëmijës kosovar Riad Paçarizi, tre muajsh, flet shumë për dr. Misinin e personelin e pediatrisë kur ai e kishte jetën në fijen e perit, ku djalli i arshur nga large e paraqet te vdekur nga neglizhenca e stafit te spitalit, Autori i Librit, dr. Misin Braha me një gazetar të TV Kukësit më 14 korrik 2012 u nis nga Kukësi për të vizituar familjen e Rruzhdi Paçarizit në fshatin Dragobil të komunës së Malishevës në Republikën e Kosovës. Qe një pritje mes vëllezërish, prekëse, emocionuese, shoqëruar me lotë gëzimi nga të gjithë pjesëtarët e familjes Paçarizi. Falenderime pa fund u bënë nga i madh dhe i vogël për dr. Misinin dhe personelin e pediatrisë në spitalin e Kukësit. Misin Braha me modesi u përgjigj: “Kemi bërë vetëm detyrën!” Një djalë i shëndetdhëm futet në dhomën ku ishin misafirët. Nëna i tregoi për sakrificën e bërë nga dr. Misini e që sot është mes gjirit familjar me babe, me vëllezër e motra që e rrethojnë me ngrohtësi. Përqafimi i pastër i Riad Paçarizit me dr. Misinin fiksohet nga aparati i gazetarit kuksian si kujtimi më i çmuar i jetës njerëzore. Dhe autori Misin Braha në fundin e librit shkruan: “Në kthim më shkoi mendja te paçavurja e Jurisheviçit…Sa antinjerëzor dhe i pashpirt! Sa antishqiptar! Misionar i djallit! Në ferr vafsh!”

Si një hulumtues i palodhur që është autori i “Misionit të djallit” nuk ka lënë dokument pa parë e studiuar me kujdes, regjistër pa shfletuar, ditar pa kontrolluar, kartelë pa e qëmtuar. Ka shteruar të gjitha faktet konkrete përmes bisedave me dëshmitarë okularë e faktorë konkretë në ngjarje me emra e mbiemra, me data e ditë, me orë e ngjarje. E jo me ngjarje pa emra, pa data, pa njerëz realë, pa situata të ndodhura siç bën autori i librit “Duart e përgjakura, kirurgu në luftë”. Misin Braha thamë që është një mjek pediatër, por në librin “Misioni i djallit” performon si një polemist racional shumë bindës. Del i tillë se ka në dorë çelësat me të cilin zhvillohet një polemikë e suksesshme: argumentin e faktin. Ai i ka këto, prandaj i rrjedh fjala e bukur dhe e sinçertë, e besueshme dhe mendjembushëse. Edhe emocioni i fjalës (që në libër është e pranishme) në raste të tilla ka funksionin e vet. Si i tillë ky libër është shumë i vlefshëm, një dokument i rëndësishëm që i bën bllok ndërmarrjes së pistë aventureske të një sharlatani.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s