“Pasardhësi ” i Kadaresë, përthyes tabush dhe kapërcim mbi traditën letrare të krijuar / nga Silvana Berki

kadare liber

“Pasardhësi ” i Kadaresë, përthyes tabush dhe kapërcim mbi traditën letrare të krijuar.

 

silvana

nga Silvana Berki 

…këto ditë festash Krishtlindjesh dhe pushimi, gjeta rastin të përfundoj së lexuari edhe disa libra shqip të cilat i bleva gjatë panairit të librit 2013 ne Tiranë. Dy prej tyre janë ” Pasardhësit” ( dedikuar misterit të vrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu) e Ismail Kadare dhe ” Një mbret në Shqipëri” të Jean-Luc Tourenne,( i cili i dedikohet mbretit Zog). Në të dy librat gjeta dicka të përbashkët. E para, të dy autorët janë francezë, apo me më mirë nënshtetësi franceze që do të thotë në rastin e Kadaresë zotëron edhe kulturën franceze. Mund të jetë kjo arsyeja që në të dy librat, ajo që bie në sy është stili gati i njëjtë TRILLER, me një fiktizëm mbi të cilën dominon ankthi dhe ndjenja e persekutimit. Kjo lloj ndjenje misteri e bën librin shumë më tërheqës sesa në librat e Kadaresë shkruar më parë në të cilat përcjell më shumë historinë, kulturën dhe traditat e vëndit të vet me atë stilin e vet klasik-rus. Sic edhe është cilësuar nga shumë shkrimtarë të mëdhenj botërore të cilët i kanë lexuar librat e Kadaresë, përvec njohjes si shkrimtari i shumëanshëm i kohës, me këtë vëllim ai del nga vetja dhe është quajtur edhe si një ”HITCHCOCK” i ballkanit. Ndikon këtu kultura e re e Tij? Mundet, ose më mirë mund të them se Po.

 

Ismail_Kadare_1

Ismail Kadare
Por ajo tek e cila unë dua të ndalem është fakti; c`farë na tërheq në një libër gjatë leximit dhe c`farë kërkojmë aty?
Përvec faktit se unë jam vet një dëshmitare e ngjarjeve të ndodhura në librin Pasardhësi sepse i përket një kohe që e kam jetuar, detyrimisht më tërhoqi mendimi se c`të reja Kadare po sjell për shoqërinë shqiptare dhe asaj globale me këtë roman? A ka aty, dicka që ne nuk i dëgjuam atë kohë nëpër thashethemet e folura mbi vrasjen e kryeministrit? Gërmova, gërmova duke lexuar cdo fjalë se mos ajo më e habitshmja, më e panjohura do të shfaqej diku ndërmjet rrjeshtave por pastaj kuptova arsyen pse në këtë vëllim Kadare është quajtur ”HITCHCOCK” i ballkanit. Pra, s`ka të reja vetëm një fund misterioz që e bën atë më të pavdekshëm si vëllim. Pra, kjo gjë e shuajti edhe kuriozitetin tim përreth stilizmit të përdorur vitet e fundit prej Tij.
Një tjetër gjë që bie në sy dhe që ka ngelur e pandryshuar në të shkruarin e tij është gjuha. Eshtë një gjuhë që unë, apo më mirë brezi im i edukuar në rregjimin diktatorial e kuptojmë shumë qartë. Thjesht. Qartë. Pa e gjymtuar gjuhën shqipe me fraza të huaja.
… dhe kjo është pikërisht ajo më interesantja. Atë që desha nga libri i tij e gjeta. Mos vallë kur lexojmë një libër, truri ynë kërkon dhe gërmon vetëm ato gjëra që ne kemi nevojë, sikur të kërkojmë në librin e kodit penal ndonjë ligj që i shërben zgjidhjeve të problemeve tona? Ishte pikërisht kjo pyetje që më bëri të mendoj edhe me komentet e disa lexuesve të librit tim të sapo publikuar në prozë. Shumë nga ata që e lexuan atë më kanë shkruar tek posta personale, për tregimin që i ka tërhequr më shumë, pa më treguar arsyen pse apo c`farë pikërisht i ka tërhequr në atë tregim dhe jo të tjerë. Ndërsa unë lexoja mesazhet e tyre, mendoja gjendjen personale të vet lexuesit dhe pyetjen: Përse i ka pëlqyer pikërisht ky tregim? Mos vallë mëndja e lexuesit ka kërkuar ethshëm nëpër tregime ndonjë shpjegim për problemet e veta? Mos vallë vetëm ai tregim i përshtatet më mirë jetës reale të lexuesit?
Duke analizuar jetën e disa miqve të cilëve iu njoh edhe problemet, konkludova se ata janë tërhequr pikërisht nga ai tregim i cili i përgjigjet më afër problemeve të tij/saj. Ndërsa komenti im do të ishte; ; jeta nuk do të rrijë në vënd numëro dhe një ditë, në një tjetër fazë të jetës ku ajo që vlerësojmë mund të jetë krejt tjetër me atë që vlerësojmë sot, mund të bëj atë që, pikërisht tjetër tregim që më parë as ka rënë në sy mund të dalë si aktual.
Po ashtu në librat e Kadare dhe Tourenne. Në një rilexim të dytë mbas disa kohësh, ku fokusimi im i asaj që kërkoj në libër të mos jetë ajo që gërmova kësaj radhe por ndoshta një element historik apo psikologjik apo në kërkim të ndonjë fenomeni tjetër, detyrimisht që do të më shfaqi thesare të reja që tani për tani nuk jam e interesuar t`iu kushtoj vëmendje. Ky është një fenomen i njohur. Ne marrim në cdo gjë vetëm atë që kemi nevojë dhe që i përgjigjet kapacitetit dhe mentalitetit tonë.
A po sjell Tourenne dhe Kadare fakte të reja historike për historinë e shqiptarëve? Po thyejnë ata tabunë klasike letrare shqiptare duke hyrë në atë surreale? Atë, ia lë cdonjërit lexues ta vlerësojë në bazë të atij realiteti që kërkon në moment, qoftë ai shtetas shqiptar apo i huaj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s