Heshtja që flet bukur me shqisën e penelit (Piktorja Lidia Capa rrëfehet nëpërmjet gjuhës së pikturës) / Intervistoi Raimonda MOISIU

lidia

Heshtja që flet bukur me shqisën e penelit

(Piktorja Lidia Capa rrëfehet nëpërmjet gjuhës së pikturës)

 

 

Piktorja e talentuar Lidia Capa, vjen nga shtresa e Personave me Aftësi të kufizuar, ajo nuk flet dhe dëgjon. Por kjo mungesë aftësie, ku realiteti i zhurmshëm nuk depërton te ajo,  nuk e ka ndaluar atë që të sfidojë në jetë, të shprehet  bukur nëpërmjet talentit dhe pasioni për pikturën, nëpërmjet ngjyrave që ajo me penel në dorë hedh “fjalët”, që asaj i mungojnë në botën e saj. Situtata më mbresëlënëse ka qenë ekspozita e parë më mbështetjen e Zonjës Liri Berisha. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar në ambientet e  Muzeut Historik Kombëtar, ditë  që përkonte edhe me 25 vjetorin e  Artistes, -Lidia me mbështetjen e familjes dhe shoqërisë  celi ekspozitën “Heshtja flet”,  dhe promovoi pikturat e saj. Morën  pjesë shumë prej figurave të njohura nga bota e artit, letrave shqipe dhe jetës social-ekonomike politike e kulturore të shoqërisë shqiptare. Ja si shprehet intelektuali e politikani Arben Malaj, pjesëmarrës në këtë ekspozitë: “Lidia është një nga pak shëmbujt e përkyer që na tregojnë se si vullneti dhe pozitiviteti mposht cdo kufizim edhe kur padrejtësisht një person mund të ketë kufizime të ndryshme. Lidia nuk flet dhe nuk dëgjon, por ajo është një piktore e talentuar. Lidia flet shumë bukur me pikturat e saj dhe dëgjon shumë mirë kur tregon se cfarë mesazhi përcjell me artin e saj”.

 

 

Edhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, e pranishme  në Ekspozitën e 25-vjeçares me aftësi të kufizuar, por shumëë të talentuar, Lidia Capa, të titulluar “Heshtja që flet” ishte befasuar nga kolori i ngjyrave plot jetë, shpresë e optimizëm, ndërsa rektori  i Akademisë së Arteve z.Petrit Malaj,  i cili e ka njohur Lidian që në moshë të re  dhe ka ndjekur atë hap pas hapi në artin e pikturës, njohës mbresëlënës i sukseseve të saj, u shpreh se ai dhe institucioni që drejton do të mbështesin gjithmonë Lidian. Për më shumë ndiqni intervistën.

 

 

raimonda

Bisedoi :  Raimonda MOISIU

 

 

 

-Zonjusha Lida, jeni diplomuar në Akademinë e Arteve. Cila është eksperienca tuaj më e preferuar si një artiste, në Skulpturë apo pikturë? 

 

Po është mëse e vërtetë që jam diplomuar në Akademin e Arteve, biles  kam mbaruar edhe Masterin. Të dyja janë degë të bukura, pak më e vështirë është  skulptura për delikatesën femërore. Nëse dëshiron të jesh piktore e mirë duhet të jesh më parë skulptore e mirë. Këtë  ide ma  mësoi xhaja im Dashi, si një  nga  zgjedhjet e mia të para. Kjo më bëri më pas që unë  vendosa të mos i ndahem penelit e t’i përkushtohem artit të bukur të pikturës .

 

 

-Cfarë  do të thotë për ju të bësh skulpturë? Po pikturën! Ku qëndron ndryshimi mes të dyjave, që janë pjesë e artit?

 

Të bësh skulpturën është pak vështirë, sikundër e theksova më lart. Do  punë e përkushtim, me procese të ndryshme kohore. Ndërsa  piktura gati është e përcaktuar në imagjinatën time. Piktura më duket më e leht, ka variacione e bukuri në ngjyra që mund të luash simbas emocioneve e ndjenjave.Ky është   mendimi im.

 

 

A mund të më  përshkruani  lidhjen  që ju keni me artet, vecanërisht me pikturën? Pse jeni kaq e apasionuar pas pikturës? Cfarë ju ka inspiruar e motivuar të bëhen artiste në artin e bukur të pikturës?

 

Lidhja ime me artin është gjenetike. Babai im e ka pas ushtruar e punuar me skulpurë që  në rininë e tij.Po ashtu edhe dy xhajat e mij.Ndërsa halla ime që është poeteshë   më ka mbështetur dhe inkurajuar me këshillat e saj. E palodhura nëna ime më ka shoqëruar kudo në konkurse dhe ekspozita. Piktura ka qenë për mua gjithshka e munguar tek unë, ka qenë pjesë e jetës, mbushja e ushqimit tim shpirtëror e mendor. Motivet kanë qenë të ndryshme, të kohës e të moshës.

 

 

– Cila ka qenë piktura tuaj e parë, tema dhe subjekti i saj?

 

Piktura ime e parë ka qenë një shtëpi e vogël, në një kodrinë, mes gjelbsrimit, buzë një përroi dhe një varkë pranë. Por nuk ka qene vetëm kjo e para. Shtysa ime ka qenë disi e vecantë; në një ditë me shi dhe unë  nuk mundesha të dilja në oborr të luaja me dy kushërinjtë e mij më të vegjël. Kështuqë halla ime na bëri një lojë. Të përfytyronim  sikur ishim në klasë në një  minikonkurs të improvizuar.  Mua më caktuan që të pikturoja dicka , ndërsa ata që dinin dikush të  imitontë dikë e dikush të këndonte. Në fund panë të befasuar, që unë kisha bërë një kopje identike me kopertinën e një reviste. Halla e gëzuar sikur kishte gjetur celësin e Aladinit, dhe  e mori fletën në dorë dhe me vrap jau tregoi pjestarëve të tjerë të familjes.Që nag ai moment intersant e mbresëlënës  u vendos fati im. Te nesërmen u regjistrova te një mësues privat, që të vazhdoja trajnimin me  pikturën. Ai e pëlqeu punën time  dhe kështu unë më pas  vazhdova Liceun me  konkurim si të gjithë të tjerët.

 

 

-Punimet tuaja të para janë disi të ndryshme nga ato aktualet. A mos në penelin tuaj udhëhiqeni nga  vizioni konceptual?

 

Unë nuk ndjek një linjë,  unë eksploroj, unë pikturoj edhe kur jam e mërzitur, edhe kur kam shi brenda meje, edhe kur kam gëzim, unë edhe fantazoj shumë,  perdor imagjinatën.Kolorin e ngjyrave e përdor simbas emocionit aktual të gjendjes.

-Nga ju vjen inspirimi në pikturat abstrakte, peisazhe të natyrës, –duke rënë shi, apo borë, lindja apo perëndimi i diellit, deti i qetë apo me valë?

Natyra më pelqen në pikturat e mia, cdo gjë që ka toka më bukurit e saj edhe shiu edhe dimri me ftohtësinë e tij edhe vera me detin, malin. Cdo gjë që ka lidhje me natyrën, më inspiron. Perëndimin shpesh e kam filmuar në ikjen e diellit mbrapa kodrës, me nuancat e tyre të ndërmjetme, pemët që kanë atë madhështi zogjtë kafshët më dhimbsen, jam vetë vegjeteriane .

 

 

-Keni piktura që kanë gati të njëjtën mënyrë trajtimi si në fillesën tuaj.Pra jeni shumë e vetëdijshme për sipërfaqen dhe ngjyrat, por kur i shihni mbas një kohe, vini re bojë të pasur dhe material, por duke punuar me të njëjtën teknikë që nuk gjendet në origjinal, pse ndodh kjo?

 

Mundohem të jem vetvetja, të kem imazhin tim original, sepse edhe bota ime kështu është e vecantë.

-Çfarë stili të artit, do e klasifikoni talentin tuaj ?

 

Stili i Artit tim është Modern, më pëlqejnë aplikacionet e ndryshme e të tjera si këto.

 

 

-Jam kurioze të dij si lindi ideja për të celur  ekspozitën që ju promovuat paradokohësh në Tiranë, në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara? C’mund të na thoni për burimet origjinale të pikturave tuaja?

 

Ideja ishte se ditëlindja ime përkon me këtë ditë.  Kjo më dha  mundësinë që ta bëja në këtë ditë, por edhe me rastin e mbarimit të Akademisë e Masterit më duhej të hapja këtë ekspozitë, plus që ditlindja ime ishte përvjetor e kështu u bënë tre mundësi për këtë ekspozitë. Burimet origjinale të pikturave janë  ndjeshmëria, talenti, vullneti e dëshira për të qenë dikush në jetë.

 

 

-Si ja keni arritur të jeni kaq e sukseshme? Si ia keni dalë që pikturat tuaja janë bërë të mirënjohura e plot talent?

 

Suksesi nuk arrihet pa punë, pa talent e pa dashuri për atë që do e bën në jetë.

 

 

-Kur dhe ku keni lindur? A mund të na tregoni fakte interesante nga jeta tuaj?

 

Unë kam lindur në Tiranë nga dy prindër shëmbullorë, nga një baba që unë i kam ngjarë në cdo gjë, si nga ngjashmëria fizike. Talentin e kam nga ai të trashëguar. Unë jam vajza e vetme e tyre, mbasi kam pasur  një vëlla që e doja e më donte aq shumë sa betohej për kokën time. Jeta ka dhimbjet e saja, dhe mua më goditi në të dyja anët e saja më të errta. Si sprovë më vuri durimin dhe  unë luftoj e sfidoj të përballem me të gjitha vështërsitë e saj, e vetme në mes dallgëveqë rrahin cdo ditë të jetës..

 

 

-Një moment i vështirë në jetën tuaj?

 

Moment i vështirë në jeten time, sikundër e përmenda më lart ka qenë ndarja nga jeta me vëllain tim të vetem që e doja si sytë e ballit. Nuk ka më vështirë dhe dhimbje  se të humbësh njeriun tënd të vetëm dhe më të dashur e të shtrenjtë  të familjes, aq më tepër  në prag të martesës, mua më ikën gjysma e gëzimit tim. Ai ishte gjithshka për mua , gjithshka që kishim ëndërruar u shemb brenda një dite, brengë që më duhet ta vuaj gjithë jeten time.

 

 

-Një situatë mbresëlënëse?

 

Situata më mbresëlënëse është një surprizë që ma bëri halla ime me  hapjen e ekspozitës time të parë nga prezantuesja Rudina Magjistari, ku të ftuar kishim edhe znj. Liri Berisha e shuëe Artistë të Artit e Kulturës. Në një kohë që jeta  ime ishte kthyer mbrapsh, në vetëm gri e pa shpresa, që nga ndarja e vëllait tim të dashur.

 

 

-Cfarë këshille do ju jepni artistëve fillestarë?

 

Artistët fillestarë duhet të kuptojnë a kanë talent. Më pas duhet ta dashurojnë punën me vullnet që të arrijnë sukseset.

 

 

Cfarë po pikturoni aktualisht? Cilat janë projektet e pikësynimet në të ardhmen?

 

Tani kam disa piktura të pa mbaruara të lëna përgjysëm.

 

 

-Cili është mesazhi tuaj optimist, për personat me Aftësi të kufizuara?

 

Kam dëshirë të filloj  punë në mesin e personave me aftësi të kufizuara që të jap shëmbullin tim personal edhe duke u frymëzuar nga sakrificat që bëjnë për jetën e tyre .

 

 

-Kush janë artistët-pikturistë  famozë të preferuar nga Ju, të huaj e shqiptarë?

 

Artistët që  me frymëzojnë  janë nga e madhja Helen Keler  e Dalia dhe  shumë artista famozë , librat e  të cilëve i kam në komonë time, që miq të ndryshëm m’i kanë dhuruar

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s