NË KUVENDIM ME NËNËN / Poezi nga Drita Lushi ( Dedikuar Nënës )

drita profil

Poezi nga Drita Lushi 

(Dedikuar Nënës)

Për sa kohë sjemi vetë prindër,sdimë,ndoshta,smasim dot dashurinë nënës, ndaj nesh.

Edhe kur bëhemi prindër,e mbi të gjitha mama,mendojmë me vete:“S’ka mundësi të na dojë kaq shumë nëna, sa ç’duam ne fëmijen tonë!”

Kur nisim të mbajmë disa vite në numur,që numërojnë dekada, bëhemi befas më të ndjeshëm dhe kutojmë më shumë,duam më shumë dhe befas me çdoind qelizë tonën, kuptojmë, se është pikërisht nëna, ajo që na do pakushte, si çduam tashmë fëmijën mbi çdo gjë në botë.

Kuptojmë se jemi për nënën gjithçka, siç është fëmija, qëllimi i ekzistencës sonë.

Mund të kesh disa miqësi, më shumë se një fëmijë, mund të kesh më shumë se një jetë ,mund të takosh më shumë se një dashuripor NËNË,është veç NJË.

NË KUVENDIM ME NËNËN.

(Dedikuar nënës sime të shtrenjtë.)

 

Mirdita botë!
nisa edhe sot kuvendimin me ty.
Me ty, pak njerëz që më duan,
Ose bëjnë sikur, (sedi!)

Nënokja ime p.sh, më do fort,
(e ndiej) kur me sy fjalë më ledhaton.

Tani që bëra dyzetekatër,
ose,ose më saktë,
dyzetekatër një muaj,
filluar kam tputh duart imcake
e, shpesh më shpesh, puthje jap edhe në ballë, 
pesëmbëdhjetë vjet, që jeton pa (të shtrenjtin!) timatë.

Mos mzemëro që të thërras, nënoke!
Të ndiej më afër kështu,
të ndiej çdo rrudhë
në faqe ballë.
Si kurorë tshoh të gjitha thinjat, 
ah, ja dhe ndonjë flok të zi, në të rrallë!

Eh, mira nënoke!
Edhe kur ankohesh
fajin pleqërisë ia hedh,
Paçka se akoma ske bërë shtatëdhjetë.

Po di çfarë?
Të mos flasim pë rreumatizmën,
që të gërryen kyçet,apo pleqërinë, 
Po për gjëra të gëzuara
P. sh, për time bijë.

Mjaltë mjaltës” thuhet, ëëëëë…?
Po atë duket kështu ty?
Tashqë ske vetëm një,
Por (nip mbesë),
bënëdy!

Edi,di nënoke!
Po ja, që bëj dhe ndonjë pyetje pa vënd,
Kurata (nip mbesë) të thërrasin nëna,
qesh lumturohesh,
edi,kështutakaënda;

Eh, nëna ime!
Ja kështu rridhka jeta.
Mbaj mend,
kur shkoj e tek nëna jote mplakur dikur,
kthehesh e që andej, aq trishtuar!

Ndoshta dhe nesër,
ime bijë do të kuvendojë me mua shtruar,
të më sjellë një gotë ujë,
atë më falë një ylber me fjalë!
Qenka qerthull kjo jetë nënoke!
Hajt pra:
pa dale të të puth dhe një herë në ballë,
eee, ditë të mbarë!

Muua ahJetë të mbarë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s