Poetja e luleve poetike / Nga Musa Jupolli

 

1795670_10203441911116544_828972340_n

Poetja e luleve poetike 

 

 

 

musa 1

nga Musa Jupolli

 

Historia e një poeteje n’ ushqim të vargut, me shpirtin e vet, na e përkujton një sublime, në sallonin e së cilës një piano, libra dhe lule, një fletore po edhe një tjetër, shkrime e poezi, shikim dritë-diell në qiellin e kaltërt.
Vargjet e poetës, aromë që bartin mesazhin larg deri tek ju, një burim kulturor, veshur me rrobën më të bukur të muzikës klasike, po edhe t’ operave.
Në pritje t’ udhëtimeve të gjata kemi bindjen, edhe pse nuk flet, sikur na thot: Lexoni dhe dëgjoni muzikën e jetës suaj, çka poetja ( mendimi im) jeton në ritmin e penës, pikësimi në kulturën e saj.
Pamje lirike ! 
Vargu i poetës ka një teori të tërë, art që ndihet. Viktoria do na thonte : Jetoni më, dhe për artin, pa lule dhe poezi arti dhe vetë jeta do t’ ishin të zbehta .
Poetja , ambicje artistike, “teknika” e së cilës ka perfekcionin, ritmin e këndshëm në pikësim, të autobigrafisë, anije me vela e ngjyrave reflektuese, një bukuri e artit bashkëkohor .
Barazia në filozofinë e poetës në kulturë të vargut, inferiotetin e ndezë flakë, jo vetëm të ndjenjës, po edhe të pamjës, kod i një kulture të lartë. Poetja vetë dozë e romantizmit, bukuria e pastërtisë shpirtërore .
Andaj them: Dhunti e ndjenë poetike, e lindur që të jetë poete.
Vepra, vlerë artistike, ëmbëltyrë humane, personazhe që nuk shihen, po që ndihën në vargje, një univers të rrallë, pjesë që do të formonte : Poemë jetësimi !
Art, që ka besimin dhe na jep frymëzim në lexim të letrave të bukura shqipe, stil dhe formë e tjetërsuar, liri artistike e netëve verore, po edhe e sonatave vjeshtake, motive të një kopshti me melodi që ndihet që adhurohet. Me aq sa unë e kam kuptuar n’ arkitekturën e poetës, varg-lule edhe arti në kuzhinën e saj është histori e një filozofie “art në thejshtësinë e bukurisë” kuzhina e mirë shijohet, kuzhina me aromë poetike.
Talente, e romantizuar, personazhe e theatrit, foto emblematikë delikatese, artiste që ËSHTË në këtë folje në traditë etike në detyrë poetike! 
Jo vetëm stil, por edhe mënyra më të cilën shkruan poetja, gjejmë pasqyrën e linguistikës, gramatika n’ elegancën e saj, mendoj Ndue Shabaku, do të jetë i pajtimit në këtë pikë, “ gxim letrar” ! 
“ Shenjat e pikësimit janë vetë dashuria dhe bukuria e shkrimit”(M.J.)
N’ udhëtim të vargjeve që s’ kanë fund në kopshtin e saj. Një mike e imja, Silva Baron S.(shkrimtare) thot: “ Frika nga dashuria, kjo “errësirë e mrekullueshme””, e ceku këtë në atë që unë kam lexuar shpesh në vargjet e poetës, kjo temë sublime në të gjitha format e saj .
Në takim me vargun më dha elan dhe “ dtyrim poetik “ ti shkruaj dy fjalë thjeshtësie, për artin e saj.
“Love Letters” në ritmin e zemrës, 8 Marsi nuk është “Dita e gruas”: Nënë, grua, dashnore, ajo virgjëreshë kupë champagne që derdhet 365 e 366 ditë në shpirtin tim. Filozofia ime mbështjellur me ndjenja e dialog me poezinë, poezia e zemrës sime, poezi e pikturë, Poetja e frymëzimeve të mia veshur n’ elegancë, lakuriqja e shpirtit tim !
Marsi i poetës është edhe fillim viti n’ estetikën e saj, në kopshtin e luleve për një varg të RI !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s