Erotika ( Në një botë me Lule ) / nga Arqile Gjata

Erotika

Në  një  botë  me  Lule

 

 

arqile portret 1

nga Arqile  Gjata

 

Në një botë me ngjyra lulesh, sensualiteti i luleve në prani të bukurisë, joshjes dhe finesës së tejdukshme ka erotikë çuditëshme dhe kryhet sekës me një elegancë të papërsëritëshme nën efektin e dritës, të mjegullës, dëborës dhe akullit, flladit të lehtë pranverorë si dhe nën dritën e hënës sidomos te lulet e agrumeve.
Përfytyroni me qindra e mijëra lule që gjenden kudo në planetin tonë…!
Seksi erotikë i luleve është shumë ledhatues, çuditërisht i qetë, i çiltër, pa ndrojtje dhe pa zhurmë. Ky lloj seksi erotikë tek lulet e përjashton pranin e dhunës siç ndodh rëndom te shpendët, kafshët dhe njeriu. Tek lulet nuk njihet fenomeni i shfrytëzimit seksual, i përdhunimit apo të keq trajtimit midis tyre.
Lulet nuk dinë të shkruajnë, apo të lexojnë. Natyrisht që nuk dinë as të këndojnë, të krijojnë poezi dashurie. Por ato janë fantastikisht adhuruese në çdo kohë dhe stinë ndaj ”partnerëve” të tyre…dhe në mënyrë të habitshme ato janë të heshtura, plotë ngjyra të pa përsëritshme me një delikatesë joshëse në pozicionimin e tyre. Ato kanë një përshtatje ëngjëllore ndaj gjendjes, formës, shumëngjyrësisë, të ngjizura në mënyrë të pa përsëritshme ndër specie të tjera. Lulet e trashëgojnë sensin dhe dëshirën për tu riprodhuar, për tu përsosur deri në atë stad fiziologjikë që i lejon ambienti, rrethanat për të mbijetuar. Lulet në çdo stinë dhe kohë janë të admirueshme, kënaqësi dhënëse, të mrekullojnë e ta zbusin shpirtin e trazuar.
Kur sodit një buqetë apo një vazo me lule, një fushë, një botë me lule… aty gjen ndjenjën e sensualitetit të brishtë të një qenieje delikate që të frymëzon, të jep jetë dhe të ndesë dëshirën për të pasur afër shoqen(-kun), të dashurën(-in) për të shijuar erotikën e luleve dhe natyrshëm dhe erotikën seksuale…të tyre. Lulet janë simboli i shpresës dhe i ëndrrave…kujtimeve dhe dashurisë! I mirënjohjes dhe gëzimeve…i lindjes dhe vdekjes!
Erotika e luleve e ka “konceptin” e shijes dhe të parafytyrimit. Ato gjithmonë kanë një pozicionim që u jep mundësi të shijojnë njëra tjetrën dhe natyrshëm të ‘’përfytyrojnë” partnerin(-en) e vet. Lulet i gjenë të përqafuara dhe buzë më buzë…përfytyroni një gonxhe, një lule të porsaçelur, percepton një lule të sojit të saj të zhvilluar e të lulëzuar. Ato ndjen dalëngadalë nevojën e aromës dhe të sensualitetit të luleve që ka aty afër.
Lulet kanë dhuntinë e të tejparit dhe të ndjeshmërisë së përsosur. Në saj të shumëllojshmërisë muzikore (ngjyrave), që gjithëkahera shoqëron sensualitetin erotikë të luleve dhe mbartin potencialisht në vetvete orkestracionin muzikor të përfituara nga efektetet gjenetike të dritës duke krijuar në mënyrë të harmonizuar shumëngjyrësinë e ngjyrave, që ato e vetshijojnë, e vetpranojnë si një gjë të magjishm që inspiron erotikën muzikore, jo si tinguj, por si ndjesi e luleve ndaj ngjyrave.
Të gjitha lulet kanë individualitetin dhe erotikën e vet të pa përsëritshme me të tjerat si për shembull një manushaqe, një zambak a një trëndelinë , Po ti soditësh ato me pak kureshtje kupton, ndjen, shijon dhe ngopesh me sensualitetin e një tufe me manushaqe në brendësi të një ferre në acar. Ato i gjen dy e nga dy dhe më tepër, por në çift. Po kështu dhe zambaku kur çel hapen dy e nga dy dhe jo në të njëjtën madhësi. Me këtë kuptojmë se, ato janë të prirura të jetojnë në erotikën e tyre individuale të çiftëzuara.
Lulet dhe pse nuk lëshojnë tinguj, ato përsëri e mbushin ambientin me muzikalitet enigmatikë dhe të joshin në gjithfarë mënyra. Një gjë e tillë është më se e vërtetë…Kur në ambientet familjare, të punës, të çlodhjes etje, kur na mungojnë lulet, njeriu e ndjen së tepërmi mos frymëmarrjen e tija dhe e bënë njeriun të mos jetë komod dhe në humor. Lulet dhe erotika seksuale e tyre është e pranishme kudo ku ato lulëzojnë të përzgjedhura nga dora, syri, nga shijet dhe aftësia e njerëzve që i risin. Ne i përzgjedhin me kujdes për ti ekspozuar në pritje zyrtare, e për ti dhuruar në festat e ndryshme familjare e shoqërore. Ato janë simboli i jetës (kini provuar ndonjëherë t’i merrni erë një fëmije, një foshnje…? Ato(lulet) janë simboli i qetësisë, dashurisë, mirënjohjes, të virtytit dhe kulturës Lulet, aroma e tyre, efektet çlodhëse dhe bukuria joshëse e shoqërojnë njeriun deri në jetën e përtejme…
Lulet dhe gjithçka që i përket “perandorisë” së luleve aroma, ngjyrat e papërsëritshme, finesa, brishtësia, eleganca, joshja e të tjera dhunti të luleve janë bashkudhëtare të njeriut dhe në botën e gjallë në tërësi. Ato(lulet) janë shëmbëlltyra e jetës së kulturuar, të ndjeshmërisë, pastërtisë shpirtërore dhe dashurisë njerëzore.
Lulet dhe erotika e tyre e kanë vetveten të përngjiturë, të pikturuarë, të perceptuarë dhe të kultivuarë përjetësisht, në çdo stinë dhe epokë tek -POEZIA… Lule manushaqe, Trëndelinë moj trëndelinë, Lule bore, lule bore, Lulet e limonit, Mimozat…O zambak-zambak i bardhë…Ti je por si një gonxhe…Karafilat që ka Shkodra….Lulet e Majit….Këputa një gjethe dafine, Tundu-shkundu moj lajthatë….Lulja me erë…Këputa një trëndafil dhe sa e sa mijëra e mijëra poezi dhe tekste këngësh të tjera .
Njeriu lind si një lule e brishtë, i bukur, i pastër, plotë sensualitet dhe aromë…askush nuk mund ti zvendësoj mrekullit e luleve!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s