Midis subjektit dhe stilit rrëfimtar ( Shënime kritike për librin me novela “ Gruaja me të zeza” e autorit Him Koça ) / nga Fatmir Minguli

DSC02681

 

Midis subjektit dhe stilit rrëfimtar

 

( Shënime kritike për librin me novela “ Gruaja me të zeza” e autorit Him Koça )

 

 

1474566_758542220827920_1397861768_n

Him  Koca

 

Ka lindur më 26 Janar 1979, KërcovëMaqedoni

Profesioni – Gazetar

PunaKëshilltar pëkulturë pranë Kuvendit komunal të qytetit të Kërcovës

Libra të botuar –“ Gruaja me të Zeza– Novela 

Aktivitete kulturore – “ Flaka Janarit;Takimet në Rrap”  “XhaDeralla

Pasioni – leximi

Shkrimtari i preferuar – Stevan Cvajg

Antar i Shoqatësë Shkrimtarëve  “Mugullima

Kanë përgatitje librin dytë gati pëbotim që titullohet  “ANTONI”  (roman).

Fatmir-Minguli

 nga Fatmir  Minguli

Gjëra të thjeshta janë më të jashtzakonshmet, dhe vetëmençuri arrin tshohë ato!

Paulo Coelho

Libri me novela “ Gruaja me të zeza “ i autorit Him Koça është vepra e parë e tij. Kësisoj dhe një kritik e ka paksa të vështirë të japë një gjykim të përfunduar. Por ndryshe për kritikun është dhe një kënaqësi të japë mendimet e tij , gjë që do të shihen si të mira apo jo të mira nga lexuesit e këtij libri që është i pari nga një autor.Do të ndodhte një bashkëudhëtim i librit dhe i kritikave edhe nëse ato janë të shumta, jo vetëm nga një kritik.

Në librin e Him Koçës lexojmë shtatë novela të ndryshme të titulluara me lakonizëm: “Kohë të idhta”, “Xha Brahoja” , “Përpjekjet e Adrianos” , “ Gjiri i Otrantos”, “ Novela e Anajerit” , “Gruaja me të zeza”, “Dani”. Janë shtatë novela njëra më e ndryshme nga tjetra por të lidhura me fijet e njejta të padukshme të një stili origjinal , gjëja më e veçantë e këtij autori. Janë shtatë skena gati filmike të detajuara gjer në imtësi për jetë njerëzish të thjeshtë dhe jo të thjeshtë, janë skena ku loja e fatit të njerëzve jepet me një rrëfimtari tepër delikate dhe njëkohësisht të thjeshtë.

Dy faktorë përcaktojnë vlerat artistike të një vepre letrare siç është përshembull novela :

1)Subjekti ; 2) Stili i të treguarit

Kjo vlen për analizën që i bëhet autorit. Por për kritikun dhe njëkohësisht edhe për lexuesin, vepron një përzgjedhje midis këtyre dy faktorëve. Kjo bazohet në idenë që këta të dy të venë të parën te novelat , subjektin apo mënyrën e të shkruarit. Vetë autori Him Koça i ka zgjedhur që të dyja dhe duket dhe shumë i vendosur për këtë veprim. Kjo lidhet, për mendimin tim edhe me faktin se jo më kot Him Koça ka zgjedhur novelën si gjini letrare për deputim në fushën e letrave.

Por siç është tejet i bindur në strukturimin e subjekteve , ashtu duket dhe me përzgjedhjen e novels për tu paraqitur rishtas para lexuesve. Ai midis gjinive të prozës nuk mori as tregimin dhe as romanin si paraqitje fillimore por zgjodhi “ mesin e artë “ , novelën.

Në pamje të parë , tek lexon novelat e Him Koçës duket sikur autori shkruan sikur i shkujdesur, sikur nuk ka shumë pretendime për ato që ka hedhur në letër , për intrigën narrative etj. Por këto vrojtime shkunden tek ndeshesh me një gjuhë origjinale, që rrjedh lirshëm shqip, duke sjellë jetë shqiptarësh por dhe të huajsh nëpër faqet e këtij libri. Ndeshesh me përshkrime të tilla origjinale si tek novela “ Kohë të idhta “ që revokon kohët nën sundimin serb të popullsisë shqiptare:

U betova në kësulën e bardhë të gjyshit, u betova në kornizën e bletëve, sepse kur i shita ato, një kornizë e ndala për kujtim. U betova në shaminë e zezë të nënës, në gërshetën e motrës, në themelet e shtëpisë, në shelgun pranë portës, në të gjitha gjërat me vlerë të jetës. “

Fjala rrëfimtare e Him Koçës rrjedh si një lum që herë kalon në qetësinë e fushës , herë befason në kthesa të forta, herë rrëzohet si katarakt në rrëpira të forta e herë qetohet përsëri luginave. Por edhe kur kthesat i merr befasishëm edhe kur ujët rrjedh vrullshëm tëposhtë ai e njeh mirë teorinë e rakordimit, zbutjet e cepave që mund t’a shqetësojnë lexuesin.

Novela e Anajerit “ është një narracion sa original, sa e pranishme në jetën e sotme jo vetëm në Maqedoni, po aq dhe e dhimbshëme e përpos këtyre ndihet arti i ndrrimit të skenave si në një teatër magjik, po me një besueshmëri të plotë. Jeta e nje familje rome, jeta e një vajze të kësaj familje me varfëri të tejskajshme sillet nga Hima me vërtetësinë e vetë jetës , pamëshirshëm por dhe me një rrugëzgjidhje, duke mos rënë në thurjet e mërzitnisë së pafund .

Midis ngjarjeve së jetuara dhe trillit letrar ekziston një raport i papërcaktuar mire. Në disa novela lexuesi gjen ngjarje si të ndodhura me të vërtetë atij autorit ose miqve të tij siç është rasti te novella e fundit të këtij libri titulluar “Dani”. Pikërisht në këtë raport shfaqet sinqeriteti artistik i Him Koçës si dhe besueshmëria e personazhit dhe tabllosë letrare që ai përshkruan. Disa novela të Himës janë drama të dhimbshme, tragjedi të vogla si në novelat “ Xha Brahoja”, “Dani” dhe “Novela e Anajerit”. Një varfëri ekzistente , tejet e dukshme por mbartësit e tyre kanë një zemër të madhe , shpirt të gjërë që ndriçon aq sa mundet edhe të vërtetat e trillin në këtë libër.

Dikujt mund t’i duket si subjekt i stisur dhurimi i veshkës nga romja Anajer dhe shërimi i syve të vëllait të saj të vogël .Po pse? Përgjigjen e gjen jo vetëm në novelën ”Novela e Anajerit “ por dhe në pavionet e shumë spitaleve anë e kënd shteteve të Ballkanit.

Siqeriteti i Him Koçës. Është një veti që e çon përpara talentin e tij. Shpesh në faqet e librit që diskutojmë gjen shprehjen popullore “ bëj një të mirë dhe hidhe në det” , një shprehje që luan rolin e ekuacionit zgjidhës për disa momente që në pamje të parë duken si “deus ex machine”- por një shprehje krejt e kundërt me “ hapy end”.

Këto vërehen në novelat me subjekte të huaja si “ Përpjekjet e Adrianos” dhe “ Gruaja me të zeza “ ku rastësitë nuk janë më rastësi por fakte jetësore që mund t’i ndodhin kujdo. Edhe të novela shumë e ndjerë “Gjiri i Otrantos”, një subjekt shqiptar i periudhave të stërgjatura të tranzicionit protagonistja Lona ndeshet me të dashurin e saj jo në Shqipëri por në Itali në kushte të çuditshme por që në të vërtetë janë kushte përpërëse të jetës, sidomos të shqiptarëve jashtë atdheut të tyre, aty ku ata emigrojnë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për babën dhe birin e tij ,të emigruar në rrethana të ndryshme në Gjermani , në novelën shumë të bukur “ Kohë të idhta”.

Duhet theksuar se me këtë tendencë të strukturimit të subjeketve ,Him Koça ka arritur një nivel shumë të kënaqshëm në thurjen e kësaj gjinie që quhet novelë. Eshtë shumë i saktë, shumë i përkorë në atë që mendon dhe që e shkruan, çka premtn për një të ardhme të sigurtë në punën e tij të mëtejshme si prozator.

E papritura , befasia në subjektet e Këtyre novelave nuk janë thjeshtë rastësore, përkundrazi ato qëmtojnë në ngulitin mire te lexuesi atë çka drama e jep vetë, dhe jo atë që do autori. Eshtë një lloj ekuilibri që Him Koça e ka gjetur mirë dhe me kujdes e terzit aty ku duhet.

Libri “Gruaja me të zeza “ na sjell botë shqiptarësh ndryshe nga sa jemi mësuar të lexojmë në autorë të ndryshëm të Shqipërisë apo të Kosovës, jo vetëm për nga ngjarjet dhe personazhet e trajtuara në të por mbi të gjitha për nga stili i bukur, krejt i veçantë që Him Koça na e ka dhuruar me librin e parë të tij.

I qoftë rruga e mbarë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s